Dy vajza janë përplasur nga një automjet në Korçë, teksa po kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Vajzat të cilat paraprakisht mendohen të jenë të moshës 10 dhe 19- vjeçare, sapo kishin nisur të kalonin rrugën kur janë goditur nga një mjet pasagjerësh. Furgoni i linjës Korçë-Bilisht dyshohet se po lëvizte me shpejtësi në rrugën ku ka ndodhur aksidenti.

A.R dhe P.N, respektivisht 19 dhe 10 vjeç kanë qenë duke kaluar një nga rrugët e lagjes 10 të qytetit, mes zonës së banuar, kur u përplasën nga makina, ndërsa kanë marrë dëmtime të shumta.

Menjëherë ato u transportuan për në Spiralin Rajonal të Korçës, ku paraprakisht mjekët thanë se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua nga policia.

Top Channel