Uragani Dorian pritet të forcohet në shkallën e stuhive “jashtëzakonisht të rrezikshme” ndërsa i afrohet tokës amerikane paralajmëron Qendra Kombëtare për Stuhitë.

Dorian ishte shkaku që presidenti Donald Trump anuloi udhëtimin drejt Polonisë, ku në vend të tij, do të shkojë numri dy i administrates amerikane, Mike Pence.

“Është shumë e rëndësishme për mua që të jem këtu, t’u siguruar se të gjitha burimet federale do të jenë të përqendruara në stuhinë e pritshme”, ishte shpjegimi i presidentit.

Trump ka qenë në mesin e personave që kanë bërë krahasime të forta, duke thënë se Dorian “mund të jetë përbindësh i vërtetë”. Autoritete vendore po e marrin situatën seriozisht.

Guvernatori Ron DeSantis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë shtetin, ndërsa banorët po përgatisin thasë me rërë e kanë nisur të grumbullojnë rezerva ushqimore. Sipas guvernatorit, vendasit duhet te jene të vëmendshëm e të sigurojë ushqim për të paktën shtatë ditë.

“Tani nisa t`i bëj furnizimet; bleva gjashtë shishe të mëdha uji dhe disa gjëra të tjera. Nuk duhet të harroj të blej edhe qirinj, se mbase do të na duhen”, thotë një banore.

Stuhia pritet të godasë Floridan dhe Xhorxhian jugore, ditën e diele. Deri atëherë, erërat e këtij uragani pritet të arrijnë një shpejtësi prej më shumë se 210 kilometrash në orë.

Top Channel