Një orë më parë, një 36-vjeçar është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Shtetasi me iniciale E.Th ka qenë në ballkonin e banesës së tij, në lagjen “10 Korriku”, ku mendohet se edhe është qëlluar me armë. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kështu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

*Lajmi mbetet në përditësim

 

Top Channel