Kompeticioni më i vogël kontinental për klube mori jetë me shortin e kësaj të premteje në Monte Carlo, në të njëjtin vend ku një ditë më parë Champions kishte formatuar grupet.

Kështu Arsenal finalisti i edicionit të kaluar impenjohet në një short të vështirë në grupin F, me Ajntrahtin e Frankfurtit, Standardin e Liezhit dhe Vitoria Gimaraesh.

Dy formacionet italiane në garë, Roma dhe Lacio që ishin në vazon e parë përfunduan respektivisht në grupet E dhe J. Verdhekuqtë do të luajnë me Mynshengladbah, Bashaksehir dhe Volfsburg, ndërsa ekipi i Inzagit luan ndaj Gllazgoi, Ren dhe Kluzh. Fati rezervoi përballje interesante dhe në grupin G me Porto, Jang Bojs, Fejnord dhe Reinxhërs ndërsa Mancester Junaitid mes favoritëve luan në grupin L me Astana, Partizanin e Beogradit dhe Akmarin.

UEFA zgjidhi francezin Eden Hazard si lojtarin më të mirë të Europa Ligës, për paraqitjet e tij impresionuese me Celsin, në sezonin e fundit me blutë. Formula e grupeve parashikon kualifikimin e dy skuadrave të para në çdo grup. Finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin e Gdanskut-it në Poloni, në 27 Maj.

Top Channel