Një shtetas me banim në Rumani, I.G., 46 vjeç, është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Fushë Milot-Lezhë. Arrestimi i 46 vjeçarit u bë nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë e Lezhës, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitetit.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin si dhe në banesën e tij të marrë me qera,  iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enë dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth  27.000 Euro.

Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tij ” Kontrabandë me mallra të tjerë”, ” Fshehja e të ardhurave” , ” Manipulim i tregut” dhe ” Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”.

Top Channel