Superliga e Kosovës rikthehet këtë të premte me sfidën hapëse të javës së 3-të. Në Klinë, Dukagjini që në javën e parë mori një barazim me vlera ndërsa në javën e 2-të bëri pushim pasi ndeshja ndaj Prishtinës u shty, pret Dritën e Gjilanit.

Kampionët e para 2 sezoneve javën e kaluar regjistruan fitoren e parë dhe do të synojnë të mos ndalen as sot në një ndeshje sa delikate aq edhe të vështirë për shkak se kundërshtari edhe pse ka ardhur nga liga e parë synon të bëjë mirë në këtë sezon dhe të arrijë objektiva madhorë.

Në krahun tjetër Drita e Ardian Nuhiut ka afruar në gjirin e saj lojtarë me peshë si Sedat Berisha e Ardian Nuhiu në mbrojtje, apo edhe Izair Emini, Gilberto Fortunato e Lucas Cardozo në sulm dhe ka objektiva madhorë në këtë kampionat. Për intelektualët nga Gjilani, objektivi kryesor është kualifikimi në Europë dhe kjo sfidë është shumë e rëndësishme për Dritën për vazhdimësinë e sezonit. Dukagjini-Drita do të transmetohet live në Supersport 2 duke filluar nga ora 16:00./ Supersport.al

Top Channel