Polonia me sytë nga Perëndimi, shpreson në forcimin e krahut lindor të NATO-s

30/08/2019 17:39

Polonia po shpreson në forcimin e krahut lindor të NATO-s. Pavarësisht zhgënjimit që në në ceremoninë e përkujtimit të 80-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore, në vend të Donald Trumpit do të marrë pjesë Mike Pence, Varshava vazhdon ta tregojë se mbetet me sytë nga perëndimi.

Rusia, as nuk është ftuar. Por edhe mes partnerëve perëndimorë ka dallime të qarta në marrëdhënie, thotë DW. Ndërsa marrëdhëniet gjermano-polake janë turbulluar nga pretendimi i Polonisë për dëmshpërblime për dëmet e Luftës së Dytë Botërore, midis Varshavës dhe Uashingtonit vihet re një ngjashmëri e madhe, si për shembull, te qëndrimi refuzues ndaj emigrantëve ose te kritika për gazsjellësin gjermano-rus të Detit Baltik.

Konservatorët nacionalistë polakë mund të jenë të sigurt, se grindja me Brukselin për reformën e gjyqësorit në Poloni një ditë do të bëhet një çështje e ndjeshme në bisedimet me Uashingtonin. Dhe gjëja më e rëndësishme: siguria e Polonisë, pa dyshim, garantohet nga Amerika, jo nga Europa.

Kërcënimin më të madh Polonia e sheh te fqinji në lindje të saj, Rusia. Që nga shpërthimi i konfliktit të Ukrainës, Polonia ka investuar miliarda euro në modernizimin e ushtrisë. Kjo, vazhdon artikulli, i jep dashurisë së Polonisë për Amerikën edhe një dimension të veçantë financiar.

Trumpi ndërkohë e çmon nxënësin shembullor të NATO-s, ku shpenzimet ushtarake zënë dy përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) duke e bere bërë kështu një prej aleatëve te paktë që përmbush kërkesat e Aleancës.

Top Channel