E hënë, 30 Shtator 2019
14:05
Numri i ulët i nxënësve mbyll gjimnazin në Torovicë të Lezhës

Hapja e gjimnazit, dy vite më parë, në Torovicë të Lezhës ishte një lajm i mirë për të gjithë banorët e zonës, që dikur detyroheshin t’i dërgonin fëmijët e tyre disa kilometra larg vendit ku banonin.

14:02
Finalja e netëve të “Ahengut Shkodran”, pjesëmarrës të vjetër dhe të rinj

Në Shkodër sonte do të zhvillohet nata finale e “Ahengut Shkodran”. Per tre ditë më radhë u zhvilluan aktivitete kushtuar kësaj kryevepre të trashëgimisë shpirtërore, ku po marrin pjesë artistë të rinj dhe të afirmuar si dhe figura të spikatura, lëvrues të kësaj tipologjie.

13:58
Java e modës në Paris/ Në pasarelë edhe L’Oreal – FOTO

Gjigandi i produkteve kozmetike, L’Oreal e shndërroi pasarelën e tij të përvitshme në një show ku dilte në pah fuqia femërore.

13:57
Tetë foto të frikshme fantazmash që kanë hyrë në histori

Një foto vlen sa mijëra fjalë, ndaj dhe fotot e deklaruar se kanë kapur lëvizje fantazmash shpesh krijojnë debate të shumta.

13:56
Basha uron Kurz: Refuzoi me zgjedhje akuzat për “pazar votash”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Sebastian Kurz për fitoren e arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Austri. “Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri”, thotë Basha.

13:53
Dokumenti/ Rezoluta e Kuvendit për çeljen e negociatave

Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë dhe votojë këtë të enjte një rezolutë për çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë. Gazetari i Top Channel- it, Muhamed Veliu ka mundur të sigurojë një kopje të rezolutës ku thuhet se:

13:46
Gola shqiptarësh, spikasin Cikalleshi dhe Balaj

Sokol Cikalleshi, pas golit të shënuar në sfidën me Francën duket se është çliruar krejtësisht.

13:31
Vetëm gjatë fundjavës/ 94 leje drejtimi të pezulluara, 22 drejtues të arrestuar dhe 4 671 masa administrative

22 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të arrestuar, 94 leje drejtimi të pezulluara dhe 4 671 masa administrative të vendosura- ky është bilanci i fundjavës në të gjithë vendin.

13:18
Opinioni i Komisionit të Venecias/ Pritet të reagojë Presidenca, zbulohet se kur del raporti

Para pak minutash, përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka njoftuar se këtë javë, institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias.

13:09
Kavajë/ Vodhën lekë në dyqan dhe tentuan të iknin, policia prangos në kohë 3 persona

Tre banorë të Durrësit tentuan të vidhnin një sasi lekësh në një dyqan ushqimor në Kavajë, por u arrestuan në kohë nga policia.

13:02
Nesër fiken antenat analoge/ Digjitalizimi që nisi me strategjinë e vitit 2012

30 shtatori është dita e fundit e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës. Pas mesnatës antenat do fiken sipas vendimit të marrë nga autoriteti i mediave audiovizive, ndërkohë kanalet televizive do të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale. Për qarkun e Vlorës AMA ka vendosur shtyrjen e këtij proçesi në një moment tjetër.

12:39
Merret në pyetje Niko Peleshi, “pse urdhëroi shitjen e SiliconMix bllokuar nga AKU?”

Prokuroria ka marrë në pyetje ish ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi për skandalin e Sikilon Miks.

12:32
Botërori i Atletikës, Fraser-Pryce medalje ari në 100 metra

Shelly-Ann Fraser-Pryce është kampione e botës në garën e 100 metrave për femra.

12:28
Bloomberg sheh draftin e ministrave të BE: Ja çfarë kanë vendosur për negociatat

Media prestigjoze amerikane, Bloomberg raporton se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

12:24
Lamtumirë Jacques Chirac! Liderët botërorë në funeralin e ish-presidentit

Rreth 30 liderë të huaj, duke përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin janë mbledhur të hënën në kryeqytetin francez, Paris, për funeralin e ish-presidentit, Jacques Chirac, i cili ka vdekur javën e kaluar në moshën 86-vjeçare.

12:15
Rrjedhin informacionet e planit ushtarak amerikan: “Irani shkatërrohet brenda natës”

Dokumente që kanë dalë fshehurazi nga një plan i ushtrisë amerikane, tregojnë se për Amerikën, regjimi i Iranit mund të shkatërrohet brenda natës me një sulm kolosal.

12:12
Skandali i “SiliconMix”/ Niko Peleshi merret në pyetje në Prokurori

Pak minuta para orës 12.00 këtë të hënë, ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi u paraqit në Prokurorinë e Tiranës për t’u pyetur për skandalin e “SiliconMix”.

12:02
Tensionohet situata në Vlorë, pronarët kundërshtojnë shembjen e godinave nga IKMT

Teksa Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për prishjen e së paku 60 objekteve në bregdetin e Vlorës, pronarët e godinave në fjalë janë duke kundërshtuar aksionin e mbështetur edhe nga forca të shumta policore të FNSH-së.

11:48
Në Paris për t’i dhënë lamtumirën Chirac-ut, Rama takohet me Klinton dhe udhëheqës të tjerë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për ish-presidentin e Francës, Jacques Chirac.

11:38
613 kg kokainë/ Gjykim të shkurtuar për Çekajn dhe dy të akuzuarit e tjerë

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është çelur procesi gjyqësor ndaj tre të akuzarve për trafikmin e 613 kilogram kokainë nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë. Seanca ka nisur për Arbër Çekaj, administrator i kompanisë Arbi Garden, në kontenierët e së cilës u gjet droga, dhe si dhe për Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn.

11:38
Luiza Gega në finale, zhvillohet sot gara 3000 metra me pengesa

Luiza Gega do të zbresë sërish në pistë në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha.

11:30
Air Albania/ Migjeni u nis drejt Italisë

Avioni i ri Boing me emrin Migjeni i kompanisë Air Albania është nisur këtë të hënë drejt destinacioneve italiane.

11:29
Shqiptari arrestohet në Spanjë, Italia e kërkon për trafik droge

Një shqiptar i moshës 33 vjeç është arrestuar nga Policia e Valencias në Spanjë, pasi rezulton se është në kërkim nga autoritetet italiane.

11:25
Apple në telashe, mangësi në sistemin operativ IOS

“Një dobësi e re në sistemin operativ iOS të Apple prek me qindra milionë iPhone, iPads dhe iPod”, thotë Forbes duke cituar studiuesin që e zbuloi.

11:21
Kurz drejt mandatit, partia e tij fiton shumicën e votave në Austri

Kancelari më i ri i Austrisë, 33-vjeçari Sebastian Kurz duket se do të rimarrë frerët e ekzekutivit, pasi partia e tij konservatore fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare.

11:18
Nafta do shtrenjtohet! Paralajmërimi vjen nga Arabia Saudite

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman deklaroi do të ketë një rritje “ të paimagjinueshme” të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare nëse nuk ndërmerret një aksion global kundër Iranit

11:15
PS mbledh Grupin Parlamentar, në fokus negociatat

Nën drejtimin e Taulant Ballës është zhvilluar sot mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Balla ka kërkuar përgatijet për diskutimin e projekt rezolutës të Parlamentit të Shqipërisë për çeljen e negociatave, që do të diskutohet në seancën plenare të së enjtes.

11:09
Tërmeti/ Nis rindërtimi i një shtëpie në Vishnje, Veliaj: Secili nga ne ka një engjëll brenda vetes

Një tjetër shtëpi,e cila u bë e pabanueshme për shkak të tërmetit të 21 shtatorit, ka nisur rindërtimin nga e para.

11:09
Rama mesazh urimi Kurzit: Fitore e madhe për kampionin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh urimi për Sebastian Kurz, i cili fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Austri. Rama e konsideron një fitore të madhe për Ballkanin Perëndimor rizgjedhjen e Kurz si kancelar i Austrisë.

11:05
Sot do merrni në dorë lekët e rinj. Ja si duken nga 200 lekë deri në 5000 lekë

Del sot në qarkullim seria e re e kartëmonedha 200 dhe 5000 lekëshe.

11:03
Kura e fuqishme me thana kundër problemeve me diabetin

Krahas shijes së tyre të athët, të ëmbël, thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.

10:57
Kura me 12 thelpinj hudhra për largimin e peshës së tepërt

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.

10:55
Peshkaqeni dy metra i gjatë kapet në Himarë (Foto)

Një peshkaqen dy metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Himarës. Peshkaqeni i kapur është rreth dy metra i gjatë dhe peshon rreth 100 kilogram.

10:51
I shpërthen telefoni në karikim, vdes 14-vjeçarja

Një 14-vjeçare humbi jetën, pasi telefoni që kishte vendosur në karikim, mbi jastëkun e saj, shpërtheu.

10:46
Punojmë për të ngrënë! Gjysma e buxhetit mujor në një familje shkon për ushqim

Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 76 mijë lekë në muaj për konsum.

10:39
Zahiretë e Kolonjës, gratë përgatisin produktet e brumit për dimër

Shtatori për shumicën e amvisave është muaji i përgatitjes së zahireve të dimrit.

10:36
Ndihmat për tërmetin, Meta falenderon ministrin kosovar

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Ekrem Mustafa. Meta i ka shprehur Mustafës mirënjohjen për ndihmën që Qeveroa kosovare i ka dhënë Shqipërisë për të tejkaluar pasojat e tërmetit.

10:32
Një fundjavë festive/ Gjirokastër, artizanë nga disa shtete

Në Gjirokastër, fundjava ishte festive dhe grumbulloi vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni.

10:29
Makina me targa rumune përplas motoçikletën, një i plagosur në Lushnje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Beratit.

10:23
Qëlloi me armë drejt një automjeti, policia e shpall në kërkim

Shtetasi me iniciale I.B., 27 vjeç, është shpallur në kërkim nga Policia e Shijakut, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak.

10:09
Aksioni i IKMT/ Prishet lokali i njohur në Vlorë; janë edhe 59 objekte të tjera që do shemben

Janë të paktën 60 objekte në bregdetin e Vlorës që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

10:00
Kokaina nga Ekuadori, PD: Kompania ‘Alba Exotic’ ka bërë 151 udhëtime

Jorida Tabaku, përfaqësese e Partisë Demokratike, thotë se Shqipëria është bërë vend kyç sa i takon trafikut të drogës. Duke iu referuar rastit të fundit të 137 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori, Tabaku thekson se kompania ‘Alba Exotic Fruit’, në kontenierët e së cilës ishte fshehur droga, ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar.

09:43
Dhuna në derbi/ Arrestohet një tifoz, dy të tjerë shpallen në kërkim

9 persona janë proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndër ta, një tifoz është arrestuar, gjashtë janë proceduar në gjendje të lirë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

09:38
Skandali i ‘Silicon Mix’/ Niko Peleshi do paraqitet sot në Prokurori për t’u marrë në pyetje

Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi pritet të paraqitet sot në Prokurori për t’u marrë në pyetje mbi skandalin e ‘Silicon Mix’. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se në orën 12:00 është thirrur për t’u marrë në pyetje ish-ministri.

09:21
Lindje-Perëndim: A e shkarkojnë dot demokratët Donald Trumpin?

Për muaj të tërë, demokratët ishin treguar të kujdesshëm; por përballë akuzave të reja kundër presidentit republikan Dondad Trump, rivalët politikë zgjodhën të mos qëndronin më duarkryq. Atë që ndoshta shumë në radhët e tyre do të kishin dashur ta dëgjonin me kohë, kryetarja e dhomës së përfaqësuesve, Nancy Pelosi e deklaroi në 24 shtator. Politikania veterane, zëri I së cilës ka mjaft peshë, pohoi publikisht se Dhoma do të nisë një hetim zyrtar kundër presidentit, nën akuzën se ka tradhëtuar betimin e bërë për postin që mban dhe vetë sigurinë e kombit, përmes kërkesës së drejtuar një fuqie të huaj për të njollosur një rival, me qëllim përfitimin e vet politik.

09:07
Hetimet për pagesën e hotelit në Barcelonë, Mazniku paraqitet në Prokurori

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku do të paraqitet sot në Prokurori për çështjen e pagesës së hotelit në Barcelonë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se numri i dy i bashkisë do të merret në pyetje në orën 10:00.

08:47
“Nga Nju Jorku në Berlin”, Thaçi: SHBA po na ndihmon për integrimin euro-atlantik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur një foto me dy ambasadorë të rëndësishëm amerikanë për të dhënë një mesazh të qartë politik. Duke veçuar Nju Jorkun (ku ka selinë OKB) dhe Berlinin (jo Brukselin), Thaçi thekson se është SHBA që po ndihmon Kosovën për të arritur integrimin e plotë euro-atlantik.

08:35
Sërish e mbyllur rruga për në Karaburun, paralajmërohet bllokim i hyrjes së bazës ushtarake

Pronarët dhe punëtorët e bizneseve në Gjirin e Karaburunit prej 4 ditësh nuk mund të paraqiten në punë.

08:21
Fotot/ Si po jetohet në Lesbos, “kampi i ferrit” ku situata po del jashtë kontrollit

Një grua dhe fëmija e saj raportohet të kenë ndërruar jetë si pasojë e revoltave që shpërthyen dje në ishullin grek të Lesbos, pranë brigjeve turke. Ky ishull është kthyer prej vitesh në portën e parë hyrëse për refugjatët që largohen nga vendet në konflikt dhe përpiqen të fitojnë azil në Bashkimin Evropian.

07:42
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

00:40
Velipoja/ Plazhi plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie ndërkombëtare

Velipoja, kjo dëshmitare e moçme e përqafimit të Bunës me Adriatikun, rrethuar plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie ndërkombëtare, u mbush plot me turistë vendas dhe të huaj.

00:27
Volley/ Dominon Serbia, kampione edhe për meshkuj

Serbia fiton një tjetër Evropian të volejbollit, këtë radhë atë të meshkujve.

00:23
Minuta çmendurie para ndeshjes, Partizani fiton derbin

Partizani është fituesi i derbit të 157 me Tiranën duke vijuar kështu ecurinë pozitive që ka skuadra e kuqe që ka kundrejt bardhebluve të kryeqytetit prej 5 vitesh nuk arrijne ta fitojnë, nuk e bënë as sot në këtë mbrëmje pavarësisht mbështetjes së madhe të tifozëve.

00:07
Jacque Chirac/ Francezët nderojnë ish-presidentin

Francezët i dhanë të dielën lamtumirën e fundit ish presidentit Jacques Chirac, që gjerësisht kujtohet si një gjigant karizmatik i politikës së brendshme dhe të jashtme, pavarësisht një trashëgimie të përzierë që ai lë pas.

00:02
Edhe Facebook i hyn rrugës së modës

Pas Amazonës, edhe Facebook do ti hyjë rrugës së modës. Gjigandi i medias sociale do të prezantojë se shpejti Fashion++, një lloj stilisti virtual që i jep këshilla për veshjen përdoruesve.

E diel, 29 Shtator 2019
23:54
Spektakël në qiell/ Aurora Borealis në Finlandë

Në Finlandë, ndodh jo rrallë që qielli të ngjyroset me të gjelbër dhe njerëzit të mund të shijojnë vallëzimin e aurorës boreale. Dhe magjia e saj në qiell mbi Laplandin finlandez, ka surprizuar shumëkënd nga e premtja deri të shtunën.

23:52
Elon Musk prezanton anijen që do të shkojë në Mars

Elon Musk ka prezantuar anijen e tij të re SpaceX Starship, që është projektuar për të bërë udhëtime private në Hënë, Mars dhe përtej.

23:40
Vajza me këmbët e prera shkëlqen në pasarelën në Paris

Një vajzë britanike, që i humbi të dyja këmbët e saj kur ishte vetëm 18 muajshe, ka debutuar në pasarelat pariziene me në sfond ikoniken Kullën Eiffel.

23:35
Sony dhe Marvel/ Pajtohet ‘prindërit’ e Spider-Man

Pas një divorci publik prindërit e Spider-man, kanë sheshuar dallimet. Studiot që qëndrojnë pas Spider-manit, janë pajtuar me Disneyn dhe Sony-n që kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për një film të tretë ku shfaqet heroi adoleshent, pas një ndasie shumë publike që u ndez një muaj më parë dhe që shkaktoi zemërim tek fansat.

23:29
Turizmi në Amsterdam, taksat më të larta në Evropë

Ai ka aktualisht një nga taksat më të larta për turistët në Evropë. Por, nga viti i ardhshëm, Amsterdami do të kërkojë akoma më shumë para nga vizitorët e tij, duke e bërë taksën më të lartën në kontinent.

23:25
Ndotja e deteve, plastika nuk kursen as Mesdheun

Plastika nuk po kursen as Mesdheun. Sipas biologëve marinë, që kanë kaluar gjashtë vite duke studiuar shkallën e problemit, nivelet e mikroplastikës po rriten shpejt edhe në detin mesdhe.

23:22
Fansat e Legos ndërtojnë mega qytetin në Finlandë

Një pikturë në vaj e piktorit holandez Vermeer, një park tematik e madje edhe presidenti Trump, të gjitha këto po marrin një trajtim Lego, ndërsa me mijëra modele të bëra me tullat ikonike plastike, po prezantohen në konventën më të madhe ndonjëherë të Legos, në Finlandë.

23:16
Kompanitë amerikane tërheqin nga shitja ‘Zantac-un’

Kompanitë farmaceutike në ShBA po ndërpresin shitjen e një ilaçi për stomakun, që po hetohet për lidhje me kancerin.

23:06
Tirana-Partizani/ Përleshen tifozët, qëllohen më gurë, të lënduar në fushë

Pak para nisjes së ndeshjes derbi mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin Selman Stërmasi, situata dëgjeneroi në dhunë mes tifozëve ultras.

23:02
Fituesit në Festivalin e Filmit

Prej disa ditësh në Shqipëri po mbahet Festivali i Filmit.

22:55
Parada ‘Techno’/ 300 mijë vetë marrin pjesë në Paris

Disa mijëra të rinj janë mbledhur në Paris për edicionin e 21 të paradës tekno, ku muzika ‘house’ dhe ‘techno’ do të kumbojë për gjatë gjithë ditës, drejtuar nga dj të armatosur me sisteme të sofistikuara zanore.

22:48
Emigrantët në Greqi, Athina flet për krizën kombëtare

Athina vendos të zhvendosë emigrantët nga ishujt. Gjendja në kampet e tejmbushura në ishujt e Egjeut është aq dramatike, saqë vetëm akomodimi në kampet brenda vendit mund të lehtësojë disi situatën.

22:22
Harrojnë dramën “Demi Moore”, çifti Kutcher-Kunis në Disneyland! (FOTO)

Demi…kush?! Ashton Kutcher dhe Mila Kunis e kanë harruar tërësisht dramën që shkaktoi ish-bashkëshortja e aktorit, dhe ja kanë “mbathur” për në Disneyland.

22:21
E çuditshme/ Vdes turisti britanik pasi shikoi film me pulle të kuqe

Një vdekje e pazakontë ka ndodhur një Venecia të Italisë të premten pasdite.

21:57
Video/ Ja pamjet e festës së lojtarëve të Partizanit me tifozët

Ka përfunduar derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ishin “Demat e Kuq” ata që u fituan këtë derbi me rezultatin 2-1.

21:50
Revoltë në kampin Moria në Lezbos, dyshohet 3 të vdekur

Një rrevoltë ka shpërthyer në kampin e refugjatëve në Moria të Lezvosit gjatë orëve të mbasdites.

21:37
Video/ Ja si e goditi burri i ministres Shahini zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje

Burri i ministres së Arsimit Besa Shahini, Dardan Molliqaj para 2 javëve sulmoi fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.

21:32
Kim bëhet romantike (FOTO)

Kim Kardashian nuk poston shpesh herë foto me bashkëshortin e saj Kanye West.

21:18
Foto/ Partizani fiton derbin, ja festa e të kuqve

Ka përfunduar derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ishin “Demat e Kuq” ata që u fituan këtë derbi me rezultatin 2-1.

21:11
U shpallën të humbur në Theth, 2 turistët belg gjenden në Tropojë

Dy turistë belg të cilët ishin raportuar të humbur prej disa orësh, gjenden në Tropojë.

20:59
Austri, kancelari Kurz mund ekstremistët e djathtë

Partia popullore e Sebastian Kurz kryeson në zgjedhjet politike në austri. Rezultatet e para, bazuar në numërimin e pjesshëm, tregojnë partinë e ish kancelarit, OVP, në krye. Partia konservatore sidoqoftë, duhet të krijojë një qeveri koalicioni.

20:50
Tirana shpreson akoma, Hasani shkurton rezultatin

Tirana ka ngushtuar rezultatin kundër Partizanit. Ishte mesfushori Hasani ai që shënoi në minutën 79.

20:29
Panairi i traditës kolonjare/ Prezantohen punimet artistike dhe prodhimet e zonës

Kolonja është një prej zonave më të pasura me tradita në vend. Banorët kanë ditur ta ruajnë me kujdes këtë thesar të çmuar i cili reflektohet tek prodhimet bio, zahiretë e dimrit, kulinaria dhe punimet artizanale.

20:08
Foto/ Erion Braçe kundërshtar me Armando Dukën, ja për kë bëjnë tifo

Në shkallët e stadiumit janë edhe personalitet të politikës dhe jo vetëm.

19:55
Kardashian dhe Jenner ekspozohen njësoj! (FOTO)

Çdo gjë që ato veshin kthehet menjëherë në trend.

19:52
Tirana shuhet brenda 5 minutave, Cordeiro dhe Solomon mposhtin Likën

Partizani nuk ndalet në derbin kundër Tiranës.

19:44
Reperja e famshme fiton Javën e Modës në Paris, por kush është?!

Kanë kaluar pak ditë nga Java e Modës në Paris, por mund të themi se vetëm tani ka “filluar” zyrtarisht.

19:29
Foto/ Flakadanë dhe tymuese në fushë, ja pamjet

Në mënyrë shumë të zjarrtë ka nisur derbi i Tiranës.

19:07
Foto/ “Dy partizanë të varur”, provokon me banderolat tifozeria e Tiranës

Jo vetëm në fushë por edhe tifozeritë luftojnë njëra me tjetrën në derbin Tirana-Partizani.

18:57
Foto/ Tifozët përballë policisë në pritje të ndeshjes, ja pamjet

Për pak minuta pritet të fillojë derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Tifozët janë në pritje të fillimit të derbit të zjarrtë.

18:47
Facebook i hyn rrugës së modës

Pas Amazonës, edhe Facebook do t’i hyjë rrugës së modës.

18:46
Foto/ Me grushta, gurë, përleshen trup më trup tifozët e Tiranës dhe Partizanit

Pak para fillimit të derbit Tirana-Partizani ka pasur një përleshje mes tifozerive.

18:44
Greqi/Kapet gomonia që drejtohej nga një shqiptar

Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar një skaf tip gomone, i cili drejtohej prej një shtetasi shqiptar në afërsi të ishullit Agjistri në jug të Aatikës.

18:31
Tirana del në fushë/ Sigurinë e merr në dorë FNSH

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë hyrë në fushë për të mbajtur qetësinë në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Partizani.

18:21
Video/ Përleshje në fushë mes dy tifozerive, ja pamjet

Pak para fillimit të derbit Tirana-Partizani ka pasur një përleshje mes tifozerive.

18:12
Foto/ Përleshje mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit, ka të lënduar

Akoma pa nisur derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Ka pasur një përleshje mes tifozerive ku sipas raportimeve të para ka pasur edhe të lënduar.

18:04
Foto/ Derbi Tirana-Partizani, ja masat që merr policia

Derbi Tirana-Partizani pritet të fillojë pas një ore. Të gjitha biletat janë shitur dhe tifozët janë duke hyrë në stadium.

17:55
Foto/ Ia mori gjykata si i korruptuar, supermakinat e diktatorit afrikan në ankand në Zvicër

Një koleksion supermakinash që i janë konfiskuar djalit të presidentit të Guinesë Ekuatoriale, janë nxjerrë në ankand në Zvicër. Makinat, janë konfiskuar nga autoritetet zvicerane si pjesë e një hetimi mbi Teodorin Nguema Obiang.

17:50
Digjen kampi i refugjatëve në Moria, Greqi, ka viktima

Flakët kanë përfshirë kampin e refugjatëve në Moria, Greqi.

17:43
Foto/ Tirana mbërrin në stadium, ja pamjet

Në orën 19:00 luhet derbi i shumëpritur Tirana-Partizani.

17:36
Video/ Bllokohet rruga, tifozët drejt stadiumit për derbin Tirana-Partizani

Në orën 19:00 starton derbi Tirana-Partizani. Të gjitha biletat e takimit janë shitur dhe dyert e stadiumit për tifozerinë janë hapur që në orën 17:00 për të shmangur radhët e gjata.

17:36
Kylie, çfarë po bën?! (FOTO)

Kylie Jenner ka publikuar mbrëmjen e djeshme një seri fotosh që lanë me “gojë hapur” të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

17:28
Fundjavë në Vlorë/ Ditët e ngrohta tërheqin pushues

Edhe këtë fundjavë të fundit të shtatorit Vlora vijon të mbetet e frekuentuar nga pushuesit për shkak edhe të temperaturave të larta, detit të pastër dhe qetësisë që të ofron stina e vjeshtës.

17:19
Lazio harron humbjen me Interin, shkatërron 4-0 Genoan

Në Olimpico Lazio shkatërroi Genoan me rezultatin e thellë 4-0 dhe është vetëm 1 pikë larg rivalëve të Romës.

17:12
Roma vuan ndaj Lecce-s, Dzeko heroi i kryeqytetasve

Rikthehet te fitorja edhe Roma që mundi jo pa vështirësi Leccen në fushën e kësaj të fundit me reziultatin e ngushtë 1-0.