Partizani është fituesi i derbit të 157 me Tiranën duke vijuar kështu ecurinë pozitive që ka skuadra e kuqe që ka kundrejt bardhebluve të kryeqytetit prej 5 vitesh nuk arrijne ta fitojnë, nuk e bënë as sot në këtë mbrëmje pavarësisht mbështetjes së madhe të tifozëve.

Tirana ishte e pafuqishme për të fituar ndeshjen me Partizanin dhe pavarësisht ecurisë pozitive që kishte në këtë fillim sezoni. William Cordeiro zbllokon rezultatin në fillim dhe më pas Solomon shënoi golin e dytë duke mbyllur pjesën e parë për të kuqte.

Pjesa e dytë nis me një ecuri më të mirë për Tiranen shton presionin ndërkohë që Partizani në gjysmëfushën e tij duke tentuar të kapë në befasi skuadrën me kundërsulme. Megjithatë i vetmi gol në pjesën e dytë është ai i shënuar nga Tirana por ishin pak minutat e mbetura dhe skuadra bardheblu vetëm sa ngushtoi diferencën.

Ndërkohë që ky shesh para fillimit të ndeshjes u shndërrua në një arenë përleshjesh mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit. Për fat të keq dhjetëra tifozë janë përplasur mes tyreme gurë janë plagosur.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha shpenzimet përpara zhvillimit të ndeshjeve Tiranës do ti duhet të riparojë gardhet rrethuese të stadiumit të cilat janë dëmtuar ndjeshëm. Megjithatë deri në derbin e ardhshëm gjithçka do të jetë në rregull.

Top Channel