Skandali i ‘Silicon Mix’/ Niko Peleshi do paraqitet sot në Prokurori për t’u marrë në pyetje

30/09/2019 09:38

Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi pritet të paraqitet sot në Prokurori për t’u marrë në pyetje mbi skandalin e ‘Silicon Mix’. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se në orën 12:00 është thirrur për t’u marrë në pyetje ish-ministri.

Top Channel ka denoncuar se si një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ po shitej ne Shqipëri si pleh kimik. Por vetë fermerët e blinin atë për të vrarë inspektet që dëmtonin qershitë. ‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat. Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin.

  Hetimet për pagesën e hotelit në Barcelonë, Mazniku paraqitet në Prokurori

Top Channel