E mërkurë, 06 Nëntor 2019
14:34
Sulmohet me vezë mini-biblioteka në Prishtinë

Organizata ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës dhe Libraria Dukagjini dje përuruan mini-bibliotekën e parë në lagjen “Dardania” në kryeqytet.

14:30
Në Shtëpinë Tonë/ Ja cilat janë pasojat që shkakton teshtima

Teshtima është një fenomen që çdokush e has në përditshmërinë e tij.

14:25
Qeveria hap “thesin”, ja milionat që përfitojnë 8 familjet e para që pranuan të bashkëpunojnë te Unaza e Re

Banorët e zonës së Astirit janë treguar bashkëpunues për t’i hapur rrugë projektit të rehabilitimit dhe modernizimit të segmentit rrugor “Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja” janë shpronësuar me vlerën e tregut për ndërtesat e tyre që preken nga ky projekt. Qeveria hapi sot “thesin” dhe tashmë 8 familjet dhe bizneset e para që kanë dorëzuar dokumentet në kohë, kanë mundur të përfitojnë në llogaritë e tyre bankare shumat e konsiderueshme që shkojnë deri në mbi 550 milionë lek të vjetra secili.

14:25
Në Shtëpinë Tonë/ Ja cili është lloji i mandarinës që piqet më shpejt në Shqipëri

Jemi futur në sezonin e mandarinës dhe është fruti që konsumohet më së shumti në dimëror.

14:23
Në Shtëpinë Tonë/ Gjithçka që duhet të dini rreth kërpudhave

Kërpudhat janë një ushqim me vlera të larta ushqyese, por sot do t’iu tregojmë se duhet t’i bëni pjesë të pandashme të ditës suaj, për shkak të rëndësisë që kanë në shëndet.

14:18
Nis gjyqi për Redjan Rrajën, u arrestua për atentatin ndaj prokurorit

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për Redjan Rrajën.

14:17
Guardiola drejt Italisë? Ja çfarë thotë katalanasi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për mundësinë që në të ardhmen të drejtojë ndonjë skuadër në Itali.

14:16
Taksa e pronës në Tiranë/ Të gjitha banesat do verifikohen në terren

Ka përfunduar afati i vetëdeklarimit pranë ujësjellësit për banesat për efekt të taksës mbi pronën.

14:11
Nikos Dendias në Moskë. Lavrov: Me qeverinë e re, forcojmë marrëdhëniet Rusi-Greqi

Nikos Dendias, ministër i Jashtëm i Greqisë, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë ku është takuar edhe me homologun Sergey Lavrov.

14:09
Orkestra e Vjenës emëron dirigjenten e parë femër

Orkestra e famshme simfonike e Vjenës ka emëruar dirigjenten e parë femër të saj. Është ky një revolucion i vogël në kryeqytetin botëror të muzikës klasike.

14:05
Mbretëresha Elisabetë, kthesë animaliste: “Stop” peliçeve

Mbretëresha Elisabetë bën kthesë dhe i thotë mjaft peliçeve.

14:02
Dhuna në fakultet, dy ditë më parë studentët e ekonomikut u dhunuan

Dy ditë më parë në Fakultetin Ekonomik u dhunuan disa studentë të cilët reaguan ndaj një grupi personash që hynë me dhunë në klasë gjatë mësimit.

14:01
Atentatori para gjyqit, Redjan Rraja del sot para Gjykatës

Prokuroria ka dërguar në gjykatë kërkesën për masën e arrestit ndaj Redjan Rrajës të arrestuarit si të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

13:57
Buxheti i BE-së, pakënaqësi mes vendeve të varfra

Vendet e varfra të Bashkimit Evropian, kritikuan projekt-buxhetin post-Brexit të bllokut, që veçanërisht redukton fondet speciale që kanë ndihmuar në zhvillimin e tyre që prej anëtarësimit.

13:57
Vritet një 43-vjeçar në Shkodër, ngjarja mister

Një person është vrarë sot në Shkodër dhe bëhet fjalë për 43-vjeçn Gj.K.

13:52
Zgjedhjet në Britani, nis zyrtarisht fushata elektorale

Sot në Britaninë e Madhe fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, pasi parlamenti u shkri në orët e para të mëngjesit.

13:48
KLP i kërkon Arta Markut të hetojë prokurorin Ndoja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar për një deklaratë të dhënë në media nga prokurori i plagosur në atentatin që ju bë tek mbikalimi i Shkozeteti dhe ka kërkuar nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme hetimin për thyerje të masës disiplinore nga ana e tij.

13:27
Arrestohen dy persona, një në Tepelenë dhe një në Gjirokastër

Një person është arrestuar në Tepelenë pasi ishte shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

13:07
​Gjendet një person i vdekur në Suharekë

Një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal në Prizren.

13:05
Pylltari preu dru në parkun nacional, arrestohet

Një roje e pyllit është arrestuar në Vërmicë, pasi që i njëjti ka bërë prerjen e druve pa leje përkatëse në parkun nacional, gjë që është e ndaluar për prerje.

13:04
Ulja e konsumit të energjisë, Kosovës i kërkohet të instalojë rrjetin e gazit

Kosova për herë të parë është mikëpritëse e konferencës së Këshillit Ndërkombëtar për Rrjetet e Mëdha Elektrike(CIGRE), me qëllim të shkëmbimit të përvojave në ekspertizën e sistemit elektro-energjetik në vendin tonë.

13:03
Sulmohen turistët në Jordani, 5 të plagosur

Pesë persona janë plagosur nga një sulm me thikë pranë rrënojave romake në Jordani.

13:01
“Termokosi” prezantoi rezultatet e projektit të para-fizibilitetit për energji solare

“Termokos” prezantoi rezultatet përfundimtare të projektit të para-fizibilitetit për energji solare, i cili ka për qëllim zgjerimin e ngrohjes publike, për t’iu ofruar qytetarëve ngrohje cilësore 24 orë.

12:58
Sulm me dy granata dore në Gjilan

Disa persona të panjohur kanë hedhur mjete shpërthyese, të cilat dyshohet se janë dy granata dore në oborrin e shtëpisë së një personi në Gjilan, me ç’rast i është dëmtuar vetura dhe fasada e shtëpisë.

12:51
Shpronësimet te Astiri, ARRSH: Banorët të dorëzojnë dokumentat për të marrë paratë

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë, që preken nga projekti i Unazës së Re, duhet të dorëzojnë dokumentat për të tërhequr vlerën e godinave të shpronësuara.

12:36
84 vjet “Monopol”, përvjetori i lojës më të famshme në botë

Ka qenë protagoniste e sfidave të paharrueshme mes bankierëve dhe sipërmarrësve amatorë të angazhuar në tregun e egër imobiliar, ku nuk bëhen ulje për askënd dhe as tolerime. Po flasim për Monopolin, që edhe pse kanë kaluar 84 vite nga krijimi, vazhdon të jetë një nga lojërat e tavolinës më të dashura dhe më të shitura.

12:34
Policia realizon me dy operacione, kapet heroinë dhe kokainë

Polcia e Tiranës ka bërë me dije se ka finalizuar me sukses dy operacione të ndryshme ku janë arrestuar tre persona dhe sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroine.

12:33
Festivali i Dance-it në Durrës, edicioni i 14-të me artistë nga e gjithë bota

Një kërcimtar dhe një buratin i vogël që zotërojnë skenën me një kërcim kontemporan sa rebel e të çmendur, aq dhe të qashtër në mesazhet që përcjell për publikun. Shfaqja “Morgan dhe Freeman” e autorit hungarez Ferenc Feher u shfaq mbrëmjen e kaluar në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit ndërkombëtar të Dancit Modern dhe Kontemporan.

12:29
Mozaik me copëza kalldrëmi, artistja që krijon me mbetjet e punimeve

Kela Myrtaj që menaxhon një njësi suveniresh në pazarin e Gjirokastrës grumbulloi copëza guri nga rindërtimi i kalldrëmeve dhe po sjell imazhe të qytetit në punime mozaiku në gur dhe dru. Ajo thotë se vizatimi ka qenë një pasion i hershëm ndërsa pasioni për instalacionin u frymëzua nga qyteti.

12:24
SHBA/ Fitojnë demokratët në Kentaki dhe Virxhinia

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë korrur sukses në zgjedhjet e nivelit shtetëror. Demokrati, Andy Beshear, shpalli fitoren në zgjedhjet për guvernator të Kentakit, pas një gare të ngushtë, në shtetin me prirje kryesisht konservatore.

12:23
Haaland thyen rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Haaland, ka arritur të thyej rekordin e legjendës së Realit, Raul Gonzalez dhe yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

12:19
Raporti i OKB: 4.1 miliardë njerëz në internet

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se 4.1 miliardë njerëz në botë janë të lidhur në internet.

12:19
Drogë e armë në shtëpi, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Prishtinë.

12:19
Rama tregon kush është grupi më i rrezikshëm kriminal në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një lidhjeje “Live” në Facebook në evenimentin javorë të bashkëqeverisjes, ka folur sërish për grupin KÇK.

12:13
Amir Rrahmani pjesë e mbrojtësve më të mirë në Serie A

Amir Rrahmani është duke kaluar në një formë të shkëlqyer tek skuadra e Veronës në Serie A.

12:12
Punëtorët e dy ministrive protestojnë kundër vendosjes së Presidencës në objektin e tyre

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe ata të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe sot kanë protestuar para objektit të këtyre dy ministrive për të kundërshtuar vendimin për largimin e tyre dhe vendosjen e presidencës në këtë ndërtesë.

12:11
Protesta tremb Vuçiç, presidenti serb ikën nga dera e pasme

Qindra protestues të opozitës serbe bllokuan hyrjen kryesore të godinës së televizionit shtetëror, duke detyruar presidentin serb të largohet nga një portë anësore. Aleksander Vuçiç mundi të evitojë protestuesit e zemëruar mbrëmjen e të martës, që i ishin përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar kundër kontrollit qeveritar mbi mediat në Serbi.

12:10
“Kurbanët” e Superligës, pse trajnerët e huaj nuk po arrijnë suksese në Kosovë

Kur janë zhvilluar 13 javë në Superligën e Kosovës në futboll, ndryshime të mëdha kanë ndodhur tek skuadrat, e sidomos me trajnerët.

12:08
Vdes pasi goditet nga kapaku i cisternës së betonit

​Një punëtor i një kompanie derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit në Obiliq, nga presioni i ajrit është hapur kapaku duke e goditur viktimën dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas edhe ka ndërruar jetë.

12:07
AGK: Kërcënimi me jetë ndaj dy punonjësve të Klan Kosovës akt i papranueshëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me kërcënimin që i është bërë ekipit të Televizionit Klan Kosova, nga një familjar i imamit të xhamisë së Zhabarit, Sead Bejta.

12:06
Kanosen verbalisht dy punëtorë të KEDS-it në Gjakovë

Dy punëtorë të KEDS-sit në Gjakovë kanë raportuar në polici se derisa ishin duke kontrolluar njehsorët e rrymës, janë kanosur verbalisht.

12:05
Elbasan/ Radhë për kartë identiteti, krijohen në mesditë me ardhjen e formularëve

Rinovimi i dokumentave të identifikimit krijon radhë të gjata në zyrat e Gjendjes Civile në Elbasan. Sipas informacioneve, radhët krijohen nga një koordinim jo i mirë i punës mes Drejtorisë së Policisë dhe Gjendjes Civile. Qytetarët shprehen të indinjuar me situatën e krijuar ndërkohë që duhet të presin në radhë të moshuar dhe fëmijë.

11:59
Ndryshimi i ligjit të SHISH, deputeti Zeneli: Kontrolli parlamentar i mangët

Në Tiranë janë mbledhur komisionet e parlamentare të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga Europa Juglindore në takimin e tyre vjetor. Në fokus të diskutimeve ishin shtimi krimeve kibernetike përfshi monitorimin e komunikimeve elektronike në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë.

11:57
Debate në Komisionin për Politikën, Balla: Ka një studim nga fondi Marshall për influencën ruse

Ka pasur diskutime sot në Komisionin për Politikën për projekt-rezolutën për ‘Ndërhyrjet e huaja në procesin e zgjedhjeve’.

11:50
Frymëzuese/ Babai beqar birëson vajzën me sindromën Down që u refuzua nga 20 familje

Ndonjëherë fati jonë është i shkruar. Kështu është dhe historia dhe fati i një vajze. Ajo u refuzua së pari nga nëna e saj dhe më pas nga 20-të familje potenciale për birësim.

11:43
Mbi 600 kompani shqiptaro-gjermane pjesë e Kongresit të dytë Ekonomik në Frankfurt

Në Kongresin e dytë Ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane që do të mbahet më 9-10 nëntor në Frankfurt të Gjermanisë pritet të marrin pjesë mbi 600 firma të fuqishme shqiptare dhe gjermane.

11:41
Franca jep sinjale tërheqjeje, ambasadorja: Për Shqipërinë vendimin e marrim në samitin e Zagrebit

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak reagon për herë të parë pas vendimit të Francës kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Nga qyteti i Elbasanit, ambasadorja Vasak theksoi se vendimi për vendin tonë do të merret në maj të 2020-s, në samitin e Zagrebit.

11:36
Sherri në fakultet/ Administratori kërkesë Policisë së Tiranës: Gjeni përgjegjësit

Ermal Haxhiaj, administrator i Fakultetit të Ekonomisë, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Policisë së Tiranës, ku i kërkon të gjejë përgjegjësit e sherrit të ndodhur dy ditë më parë.

11:21
“Disa gjëra nuk janë për shitje”, Ambasada SHBA sqaron edhe njëherë qëndrimin për ndërhyrjen e Kinës në rrjetin 5G

Beteja për kontrollin e rrjetit 5G, që pritet të sjellë një revolucion të ri botëror, ka zbritur edhe në Shqipëri. Disa artikuj janë publikuar në mediat shqiptare, që të nxitura kryesisht nga interesa ekonomike, kanë manipuluar edhe qëndrimin e Ambasadës së SHBA-së lidhur me rrjetin 5G në Shqipëri.

11:18
7 të arrestuar në Durrës, nga kanabisi tek ndërtimet pa leje

Policia e Durrësit ka bërë me dije se shtatë persona janë arrestuar gjatë 24-orëve të fundit për vepra të ndryshme penale.

11:04
Salianjit ‘i bie’ prokurori që e hetoi për “Babalen”: U keqpërdor nga pushteti i Ramës

Përparim Kulluri, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u rrëzua sot nga procesi i vetting-ut. I njohur edhe si prokuror i dosjes “Babale”, kur dosja ishte ende te “Krimet e Rënda”, Kulluri nuk mundi të kalonte as në fazën e parë të vetting-ut.

11:00
Dëgjesa për buxhetin 2020, nënkryetarja Ruseti: Këtë mandat do të punojmë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme

“Këtë mandat do të punojmë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme”. Kështu u shpreh Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti gjatë dëgjesës me banorë të njësive 7 dhe 11 në kryeqytet ku prezantoi investimet që janë parashikuar për t’u realizuar gjatë 2020-s.

10:57
Kosovë/ KQZ: Nesër shpallen rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

10:49
‘Tërbohet’ deti në Vlorë, dallgë deri në 8 ballë. Trageti i linjës Brindisi-Vlorë…

Moti i përkeqësuar me erë dhe dallgë që shkojnë deri në 8 ballë në det të hapur, ka bërë dhe ditën e sotme mos të niset nga Italia trageti i linjës Brindisi-Vlorë.

10:40
Ngeci në ashensor, 85-vjeçarit i rrezikohet jeta. Policia dhe emergjenca nuk përgjigjen

Ndërprerja e energjisë elektrike ditën e sotme në qytetin e Lushnjes për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 85 vjeçari.

10:34
Zgjerohet Grupi Demokrat në Parlament, Rudina Hajdari forcon pozitat përballë Korab Litës

Grupit Parlamentar Demokrat është zgjeruar me pesë anëtarë të rinj. Konfirmimi është bërë në faqen zyrtare të Parlamentit, ku pesë deputetë janë bërë pjesë e Grupit Parlamentar Demokrat.

10:20
Foto/ Nënë me tre fëmijë, por është e mbuluar me tatuazhe

Mos e besoni, por kjo nënë numëron 100 tatuazhe në trup, duke treguar se do të vazhdojë të plotësojë të gjithë trupin.

10:15
Lista e deputetëve të VV dhe PDK në Kuvendin e ri të Kosovës

Përderisa numërimi i votave të mbetura nga zgjedhjet e 6 tetorit po shkon drejt fundit, janë publikuar emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës nga tri partitë më të mëdha në vend Vetëvendosja, LDK-ja dhe PDK-ja

10:09
Rama video “live” nga Arena Kombëtare, por UEFA nuk e konfirmon për Shqipëri-Francë pa kaluar testin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga brenda stadiumit Arena Kombëtare, në kryeqytet. Në 11 sekonda, Rama bën një panoramë të stadiumit të ri, që ashtu siç po pritet me entuziasëm nga shumë sportdashës, nuk mungojnë as kritikat për mungesën e një tribune të plotë.

09:56
Shpërthimi i karburantit në Fier, policia arreston pronarin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin Sokol Meçe, 62 vjeç, banues në Fier.

09:48
Bie edhe kryegjykatësi i Elbasanit, Sulejman Kurti probleme në tri kriteret

Nuk ka rikonfirmim në detyrë as për kreun e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti. Vendimi është marrë sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).

09:43
Hoxha nuk mban premtimin për martesë, dashnorja e qëllon me armë

Dje në Stacionin Policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale “kanosje”.

09:30
1.06 miliard paund ka shpenzuar Britania për zgjedhjet dhe referendumet në 10 vitet e fundit

Janë të paktën 1.06 miliard paund që janë shpenzuar në Britaninë e Madhe në dekadën e fundit për zgjedhjet parlamentare dhe referendumet. Shifra pritet të shtohet me 100 millionë paund me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 dhjetorit.

09:20
Arrestohet gruaja, u denoncua për kanosje me armë nga një burrë

Dje në Stacionin Policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale “kanosje”.

09:12
Vettingu/ Shkarkohet Përparim Kulluri, prokurori i dosjes “Babale”

Është shkarkuar nga detyra Përparim Kulluri, prokuror i Krimeve të Rënda. Vendimi është marrë sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

09:03
Kosovë/ Një muaj pas zgjedhjeve, KQZ mund të shpallë sot rezultatin përfundimtar

Sot janë bërë një muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe pikërisht sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës pritet që të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, pas numërimit të të gjitha votave.

08:57
Detajet/ Redjan Rraja del sot para Gjykatës, si e justifikoi përpjekjen për t’u larguar nga Shqipëria

Do dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe konkretisht në orën 14:00 , i arrestuari i parë për atentatin e Durrësit, Redjan Rraja. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, seanca pritet të drejtohet nga gjyqtarja për Krimet e Rënda, Daniela Shirka.

08:46
Etjen Cani ekstradohet nga Milano, dyshohet se vrau barbarisht babë e bir

Shtetasi Etjen Cani është kapur dhe është ekstraduar nga Milano drejt vendit tonë, ku akuzohet për vrasjen e dy personavë, babë e bir.

07:54
Rikthehen stuhitë e shiut, rrezik për përmbytje, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të kemi reshje shiu të cilat do të intensifikohen gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Meteorologia Adiola Bani tha se zonat perëndimore do të preken nga shira me intensitet të lartë dhe rrezikohen nga përmbytjet.

07:15
Franca vendos rregulla të reja për lehtësimin e emigracionit ekonomik

Franca do të vendosë kuota mbi numrin e punëtorëve të huaj nga jashtë BE-së, si pjesë e masave që synojnë zgjidhjen e shqetësimeve për emigracionin, azilin dhe integrimin.

06:55
Doni të mbani peshën e duhur? Ja sa kalori i duhen trupit çdo ditë

Në kohët e sotme kur shumë njerëz janë në kërkim të perfeksionit, kaloritë janë si gogoli. Kaloritë janë një term me të cilin abuzohet shumë, sidomos për njerëzit që kanë nevojë të dobësohen. Ekspertët sqarojnë se kaloritë janë shumë më tepër se një njësi matëse e një ushqimi që të shëndosh. Në terma ushqimorë, kaloritë janë sasia e energjisë që ofron një ushqim.

06:40
Qumësht dhe mjaltë/ Kombinimi që ju duhet për flokë të plotë

Flokët që këputën, maja apo rrënjë të ashpra nuk janë kurrë një eksperiencë e këndshme. Prandaj gjithnjë e më shumë mënyrat se si t’i trajtoni flokët tuaj shtohen. Trajtimet për flokët nuk janë kurrë të tepërt e sidomos kur janë me bazë natyrale.

06:17
Pastroni organizmin me sallatat detox

Më shumë toksina e më pak ushqyes janë pasojat e një aparati tretës që nuk funksionon mirë. Disa receta të sallatave detoks për të pastruar aparatin tretës luftojnë këto probleme.

05:44
Raporti i Freedom House/ Mediat sociale mjete survejimi dhe manipulimi zgjedhor

Në raportin më të fundit të organizatës me seli në SHBA që vëzhgon demokracinë dhe liritë thuhet se shumë qeveri të botës po i përdorin mediat sociale për të survejuar shtetasit e tyre dhe për të manipuluar zgjedhjet.

04:40
Steinmeier e falënderon Gorbachevin për rolin në ribashkimin e Gjermanisë

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, e falënderoi ish-udhëheqësin sovjetik, Mikhail Gorbachev, për rolin e tij në ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990.

03:43
SHBA, demokratët publikojnë dëshmi të reja nga hetimi

Hetuesit e Dhomës së Përfaqësuesve publikuan të martën transkripte të tjera dëshmish në procesin e hetimeve që ata synojnë të çojnë në akuza për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

02:33
S’kishte ndodhur asnjëherë në 35 vjet karriere, aktori me të dashurën në tapetin e kuq

Nuk kishte ndodhur asnjëherë në 35 vjet karriere! Aktori i famshëm hollivudian Keanu Reeves, nuk ishte parë të zbriste në tapetin e kuq me një të dashur në krah.

01:45
2 ndeshje në 24 orë, Liverpool e ndan ekipin në dysh

Kalendari i tejngjeshur dhe mungesa e datave alternative shkaktuan mjaft polemika në kampionatin anglez të futbollit aq sa detyruan edhe Liverpulin të kërcënonte me largim nga Kupa e Ligës.

01:10
Ide e re pas refuzimit të Francës/ Model norvegjez për Ballkanin

Refuzimi i Francës për t’i dhënë dritën jeshile çeljes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, u pasua nga reagime te gjata, të cilat ende nuk janë fashitur.

00:27
Ndalet në shtëpi, Napoli i dorëzon kreun Liverpoolit

Në grupin E, Napoli dorëzoi kreun pas barazimit 1-1 ndaj Salzburg në shtëpi me Liverpoolin që mposhti 2-1 Genk dhe u ngjit në kuotën e 9 pikëve, kundrejt 8 që ka skuadra e Ancelottit.

00:00
“Lumë” golash në Londër, 8 gola për 1 pikë

8 gola për 1 pikë. Barazim spektakolar mes Chelseat dhe Ajaxit në Stamford Bridge në sfidën e vlefshme për grupin H. Blutë e Londrës rikuperuan tre gola disavantazh për të marrë në fund një pikë me shumë vlera përsa i përket çështjes së kualifikimit.

E martë, 05 Nëntor 2019
23:47
Dortmund spektakolar, përmbys Interin dhe i bën presion Barçës

Përmbysje spektakolare e Dortmundit në Signal Iduna Park. Verdhezinjtë edhe pse ishin në disavantazh të dy golave në fund pjesës së parë, mposhtën 3-2 Interin duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në raundin tjetër pasi u ngjitën vendin e dytë të grupit F me 7 pikë, 1 më pak se Barcelona e vendit të parë që nga ana e saj zhgënjeu në Camp Nou duke barazuar 0-0 me Slavian e Pragës.

22:56
​Përfundon numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i 1806 pakove me fletëvotime nga diaspora, vota këto që fillimisht nuk ishin proceduar për votim në QNR.

22:21
Ndalohet rusja në doganë, fshihte disqe ari në thembra

Një grua u ndalua nga forcat policore teksa po përpiqej të kontrabandonte ar të fshehur në këpucët e saj, përgjatë kufirit të Rusisë me Kinën.

22:17
Top Story/ Sa kushton 1 litër vaj kanabisi dhe si dallohet cilësia e tij?

Kanabisi mjekësor vlerën më të madhe të përfitimit ekonomik e ka kur kthehet në vaj, pasi përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Sipas specialistëve nga një litër vaj kanabisi fitohen deri në 95 mijë euro.

22:13
Top Story/ Shqipëria humbet mbi 250 milionë euro të ardhura, nga kultivimi i kanabisit në mënyrë të paligjshme

Shqipëria prodhon afërsisht rreth 40% të specieve të bimëve medicinale. Dhe midis bimëve medicinale është edhe kanabisi që përdoret për qetësimin dhe trajtimin e një sërë diagnozash. Për aq kohë sa kjo bimë rritet në ilegalitet mund të pasurohen vetëm një grup njerëzish, në mënyrë të paligjshme. Të ardhurat nga kanabisi në rrugë informale në Shqipëri, janë mbi 250 milionë euro.

22:08
Ekskluzive në Top Story/ Vaji i kanabisit në Shqipëri prodhohet në banesa, ja procesi i plotë

Në një kohë kur shteti pretendon se në Shqipëri nuk prodhohet e as tregtohet më kanabis, Top Story sjell në mënyrë ekskluzive prodhimin e vajit të kanabisi në kushte shtëpie.

22:03
Top Story/ Vaji i kanabisit hyn në Shqipëri, në forma të ndryshme ilegale

Top Story verifikoi nëse mund të kalohej vaji i kanabisit në tre pika doganore. Sasia e vajit të siguruar në rrugë informale, mundi që të hyjë në Shqipëri duke i shpëtuar kontrolleve doganore edhe pse shumë herë u mbajt në dorë para policisë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe pacientët. Ata që kanë nevojë për vaj kanabisi, e kalojnë në mënyra nga më të ndryshmet në territorin shqiptar, duke kryer një vepër penale.

21:58
“Nuk i trembem askujt”/ Atentati në Shkozet, prokurori Ndoja konfirmon se në makinën e tij kishte disa dosje!

Të premten e javës që lamë pas, në Shkozet, një breshëri plumbash goditi makinën në të cilën gjendej, ndër të tjerë edhe prokurori Arjan Ndoja.

21:58
Top Story/ Nëse kapesh me vaj kanabisi, në Shqipëri arrestohesh si kultivues

Nëse i referohemi ligjit aktual, kultivimi dhe përdorimi i kanabisit edhe për qëllime mjekësore është i ndaluar në Shqipëri.

21:48
Pas dekadash, aktori më në fund me një të dashur!

Ylli i “Matrix” Keanu Reeves më në fund ka gjetur dashurinë.

21:47
Investigimi i Top Story/ Në Shkup, vaji i kanabisit tregtohet edhe në tregun e zi

Sipas ligjit të Maqedonisë së Veriut për tregtimin e barnave narkotikë dhe psikotropë, kanë të drejtë vetëm disa farmaci të shesin vajin e kanabisit me përmbajtje THC.

21:43
11 bashkëshortë që u përpoqën, por diçka duket se shkoi keq…

Një buqetë me brokoli ose një lëkurë portokalli- qiri. Njihuni me bëmat më gjeniale të disa bashkëshortëve…

21:43
Top Story brenda fabrikës së kanabisit, për të pasqyruar prodhimin e vajit për përdorim mjekësor

Top Story brenda fabrikës së kanabisit, për të pasqyruar prodhimin e vajit për përdorim mjekësor.

21:38
Top Story/ Sëmundjet që kurohen nga vaji i kanabisit, dhe si blihet në tregun e zi

Por pavarësisht legalizimit, janë vetë mjekët që konfirmojnë se tregu i zi ka shumë përparësi në Maqedoni edhe pse është i gabuar. Pacientët e kërkojnë në tregun e zi vajin e kanabisit sepse kushton më pak.

21:28
Top Story/ Si është ngritur biznesi i vajit të kanabisit në Maqedoni, janë licencuar 23 kompani

Maqedonia e veriut e ka parë industrinë e kanabisit mjekësor si një mundësi të mirë për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit. Top Story do të shfaq në këtë dokumentar, sesi ushtrohet ky aktivitet në vendin fqinj, efektet shëndetësore dhe financiare.

21:21
Top Story/ Maqedonia legalizoi kanabisin për përdorim mjekësor, investitorë amerikanë shfaqen interes

Ndërkohë që në vitin 2016, Maqedonia e Veriut ndryshoi legjislacionin e saj duke legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore.

21:18
Real Madrid dëshiron Abumayang, gati të ofrojë James Rodriguez për të arritur te sulmuesi

Arsenal ka zhvilluar një start negativ të sezonit. Por edhe pse ekipi i tij po paraqitet larg pritshmërive, sulmuesi Pierre-Emerick Abumayang është duke kaluar një formë konstante dhe deri më tani ka realizuar 8 gola, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të ekipit.

21:18
Top Story/ Shtetet e BE-së që i kanë hapur rrugë legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor

Ambasadorët e vendeve Evropiane i kanë bërë presion të vazhdueshëm Shqipërisë për të  pastruar vendin nga kanabizimi. Veçanërisht, ishte Italia që e kërkonte një gjë të tillë, pasi kanabisi që prodhohej në vendin tonë eksportohej drejt Italisë dhe Greqisë.

21:17
I theu këmbën Andre Gomesit, Son falet nga Federata Angleze

Federata Angleze e Futbollit pranon apelimin e Tottenham Hotspur dhe fal Heung min-Son.