Në grupin E, Napoli dorëzoi kreun pas barazimit 1-1 ndaj Salzburg në shtëpi me Liverpoolin që mposhti 2-1 Genk dhe u ngjit në kuotën e 9 pikëve, kundrejt 8 që ka skuadra e Ancelottit.

Ishte Salzburg që kaloi i pari në avantazh ku Halaand shënoi me penallti në minutën e 11. Lozano në minutën e 44 barazoi rezultatin.
Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit ndonëse Napoli sulmoi vazhdimisht.

Ndërkohë Wilnajdum dhe Chamberlain ishin autorët që i dhanë fitoren Liverpool.

Ndërkohë në grupin G, Leipzig pothuajse siguroi kualifikimin falë fitores 0-2 në transfertë ndaj Zenitit ndërkohë që Lyon mban vendin e dytë me 7 pikë pasi mposhti 3-1 Benfican.

Top Channel