I theu këmbën Andre Gomesit, Son falet nga Federata Angleze

05/11/2019 21:17

Federata Angleze e Futbollit pranon apelimin e Tottenham Hotspur dhe fal Heung min-Son.

27-vjeçari aziatik u pa shumë i prekur emocionalisht të dielën sepse u bë shkak që mesfushori portugez i Evertoni-t të thyente këmbën. Son në shenjë hakmarrjeje për një brryl që mori nga Andre Gomez i i ndërhyri në rrëshqitje nga prapa dhe gjatë rrëzimit luzitani theu këmbën, edhe pse në këtë dëmtim “horror” të lojtarit pati ndikim jo të pakët edhe përplasja me mbrojtësin Serge Aurier.

Gjyqtari Atinksion fillimisht i nxori kartonin e verdhë koreano-jugorit por pasi pa shkallën e dëmtimit të Gomes korrigjoi gjithçka duke e larguar nga fusha me të kuq. Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Angleze të futbollit e ka cilësuar një ndërhyrje jo të rrezikshme atë të Son dhe ka pranuar apelimin e Tottenham Hotspur, kështu që 27-vjeçari do të jetë i gatshëm në ndeshjen e ardhshme në kampionat ndaj Sheffield United.

Top Channel