S’kishte ndodhur asnjëherë në 35 vjet karriere, aktori me të dashurën në tapetin e kuq

06/11/2019 02:33

Nuk kishte ndodhur asnjëherë në 35 vjet karriere! Aktori i famshëm hollivudian Keanu Reeves, nuk ishte parë të zbriste në tapetin e kuq me një të dashur në krah.

Kjo ndodhi për herë të parë tani, në edicionin e LACMA Art, Film Gala 2019. Keanu mbërrit së bashku me Alexandra Grant, një artiste amerikane 46 vjeçare që deri më sot nuk kishte tërhequr ndonjëherë këtë lloj vëmendjeje.

Gruaja në krah të yllit hollivudian nuk është aspak një bukuri që të lë pa frymë, siç mund të pretendonin disa prej tij; me flokë të bardha, dhe një fizik mëse normal, Alexandra Grant është mjaft e thjeshtë, por derisa është në krahun e “beqarit të shumëlakmuar” , padyshim duhet të jetë një person mjaft special.

Që prej vdekjes tragjike të ish të dashurës, Jennifer Syme në 2001-shin, Keanu nuk ishte shfaqur haptazi në publik me një femër tjetër. Mesohet se aktori dhe Alexandra kanë punuar së bashku për vëllimin e tij më poezi, Shadows.

Pas vitesh të tëra të vështira që pasuan vdekjen e mikut të tij më të ngushtë, River Phoeniz, humbjen e fëmijës, dhe largimin tragjik të Jenniferit nga jeta, Keanu më në fund është në gjendje të buzëqeshë sërish.

Top Channel