Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të kemi reshje shiu të cilat do të intensifikohen gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Meteorologia Adiola Bani tha se zonat perëndimore do të preken nga shira me intensitet të lartë dhe rrezikohen nga përmbytjet.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 15ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 22 ºC dhe në zonat bregdetare nga 13C në 22ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje lokale shiu.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 16ºC dhe në zonat e ulëta nga 07ºC në 18ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin në qytetet kryesore të vendit dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel