Një person është arrestuar në Prishtinë.

Sipas të dhënave gjatë kontrollit në shtëpinë e tij  janë gjetur dhe janë konfiskuar 255.4 gramë heroinë, 0.4 gram kokainë, 33.3 gramë marihuanë, një pushkë gjuetie me tre fishekë, si dhe tri vetura.

Gjithashtu dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe dy pasaporta të një personi tjetër, si dhe 406.15 euro.

Top Channel