Real Madrid dëshiron Abumayang, gati të ofrojë James Rodriguez për të arritur te sulmuesi

05/11/2019 21:18

Arsenal ka zhvilluar një start negativ të sezonit. Por edhe pse ekipi i tij po paraqitet larg pritshmërive, sulmuesi Pierre-Emerick Abumayang është duke kaluar një formë konstante dhe deri më tani ka realizuar 8 gola, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të ekipit.

Sipas El Desmarque, nëse Arsenal nuk do të kualifikohet edhe këtë sezon në “Champions League”, Real Mdrid është i gatshëm për tu futur në garë për sulmuesin nga Gabon-i. Ekipi mbretëror është në kërkim të një sulmuesi të shpejtë dhe të shënojë shumë gola dhe profili i Abumayang shikohet si i duhuri për të përforcuar repartin e sulmit.

Një hipotezë për formulën e transferimit është edhe ajo e shkëmbimit ndërmjet tij dhe James Rodriguez, kolumbiani i pëlqen shumë trajnerit Unai Emery dhe do të ishte pro këtij shkëmbimi

Top Channel