Ide e re pas refuzimit të Francës/ Model norvegjez për Ballkanin

06/11/2019 01:10

Refuzimi i Francës për t’i dhënë dritën jeshile çeljes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, u pasua nga reagime te gjata, të cilat ende nuk janë fashitur.

E ndërsa kërkohet të hidhet dritë mbi arsyet e presidentit francez përtej atyre të pohuara haptazi prej tij, disa thonë se Macron i druhet forcimit të Marin Lepen në vendin e tij, ku 58 përqind e francezëve e kundërshtojnë shtrirjen e mëtejshme të bllokut.

Të tjerë mendojnë, se Macron po e merr Ballkanin Perëndimor peng, derisa të realizojë vizionin e tij për Europën. DW thotë se tani po ravijëzohet ideja e një, modeli norvegjez për Ballkanin Perëndimor. Vendi nordik është krahas Islandës dhe Lichtenshteinit anëtar i Hapësirës Ekonomike Evropiane (EEA), një mekanizëm i krijuar në vitin 1992, në të cilin bëjnë pjesë të gjithë anëtarët e BE-së.

Tregu është i hapur, ekziston liria e lëvizjes, nuk ka dogana përveçse për ushqimet dhe pijet, prodhime që subvencionohem shumë në BE, kështu që Norvegjia nuk do që t‘ua hapë krejtësisht dyert.

Pasaporta e Kosovës do të kishte në EEA të njejtën vlerë si ajo norvegjeze dhe shljivovica serbe do të kishte të njëjtin akses në tregun evropian si brandy zvicerian“, shkruante publicisti kosovar Veton Surroi për Koha Ditore.

Një investitor belg do të kishte të njëjtën siguri juridike në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, si në Islandë. Ndërkohë gazetari Andreas Ernst mendon se “ky nuk është një model humbës për Ballkanin”.

Sipas tij është më mirë që në një afat të shkurtër të bëhen hapa të vegjël integrimi, se sa të shpresosh për anëtarësim në BE dhjetë apo njëzet vjet.

Top Channel