E mërkurë, 06 Nëntor 2019
20:41
Shpërndahet parlamenti britanik, Johnson: Përfundojmë Brexit-in ose ju pret një spektakël horrori

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale në Mbretërinë e Bashkuar për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit.

20:40
Skandali në Fiks Fare/ Fëmijë, emigrantë, të vdekur dhe të burgosur firmosin pro ndërtimit të HEC-it!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tepelenë. Një firmë, e cila duhej të merrte mendimin e banorëve për ndërtimin e një HEC-i ka falsifikuar firmat e tyre. Në listat e firmës kanë emra apo kanë firmosur fëmijë, emigrantë, persona që kanë ndërruar jetë, madje edhe një i burgosur.

20:32
Sinjalet e trupit që nuk duhen injoruar!

Puna, shqetësimet që mund të hasësh përgjatë ditës të bëjnë që të humbasësh mendjen edhe në rastet kur bëhet fjalë për shëndetin.

20:29
Rrëmbehet aeroplani? “Situatë e dyshimtë” në aeroportin Schiphol të Amsterdamit

Policia Ushtarake Mbretërore Hollandeze po heton një “situatë të dyshimtë” në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit, tha një zëdhënës për CNN.

20:24
Ç’duhet të bëni nëse vuani nga pagjumësia

Gjumi është shumë i rëndësishëm për qetësinë trupore edhe atë mendore.

20:19
Soda e bukës, magjike për shëndetin e flokëve dhe rritjen e tyre

Flokët janë një aset shumë i rëndësishëm për paraqitjen e jashtme. Ekspertët këshillojnë trajtimet në mënyrë natyrale për ta ushqyer dhe mirëmbajtur ato.

20:18
​Për shkak të protestave, Iraku ka shënuar humbje prej 6 miliardë dollarësh

Protestat antiqeveritare në Irak të nisura që nga fillimi i muajit tetor, kanë shkaktuar humbje prej më shumë se 6 miliardë dollarë, deklaron një zyrtar ushtarak.

20:08
Maas: Njoftimi i presidentit Rohani, i papranueshëm

Ministri i Jashtëm gjerman i kërkoi Iranit të kthejë vendimin e papranueshëm të tij, të marrë një ditë më parë, për të rifilluar aktivitetet e pasurimit të uraniumit deri tani të ngrira.

20:03
Kamioni del nga rruga në Berat, aksidentohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar, teksa po udhëtonte me kamion në rrugën dytësore Bogovë-Ujavara e Bogovës në Berat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua duke marrë dëmtime në kokë dhe në gjymtyrë.

20:02
Përkthimi i ri i “Iliadës” – Botohen 16 mijë vargjet e veprës së antikitetit

Rreth 16 mijë vargje të “Iliadës” së Homerit, sapo panë dritën e botimit në shqipen standarde nën përkthimin e Llambro Rucit. Ajo është në formën e një poeme, ashtu siç edhe këndohet në teatrot greke. Një vepër madhore që dikur Naimi filloi të përkthente e që shumë breza shkollorë e kanë pasur në tekstet e tyre.

19:55
71% e shqiptarëve nuk kursejnë, 27% e mbyllin muajin me shumë vështirësi

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare realizoi një anketim që dha këto rezultate, 27% e shqiptarëve me zor e mbyllin muajin dhe nuk kanë para mjaftueshëm për ushqime. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq, krahasuar me vendet e rajonit. Gati 71% e të anketuarve deklaruan se nuk kursejnë dot, nuk heqin dot mënjanë para nga rrogat e tyre.

19:52
Fermerët: Nuk po shesim. Çmimet e perimeve shumë herë nën koston e prodhimit

Për fermerët e Lushnjes sot ishte ditë pazari, edhe besniku si shumë fermerë të tjerë sot provoi fatin ai nxori në treg 5 ton speca, por fatkeqësisht nuk shiti asgjë.

19:50
SHBA paralajmëron Gjermaninë: Kujdes nga kërcënimi rus!

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan aleaten e rëndësishme evropiane, Gjermaninë, mbi kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, ndërkohë që Berlini përgatitet të shënojë 30 vjetorin e rënies së Murit.

19:50
Alkooli, 44 viktima në timon/ Një e katërta e viktimave nga aksidentet, në gjendje të dehur

Të dhënat zyrtare për aksidentet rrugore tregojnë që për periudhën Janar Shtator të këtij viti, janë regjistruar 157 të vdekur në të gjithë vendin. Nga këta, 44 kanë humbur jetën për shkak se kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose nën efektin e alkoolit. Pra, pothuajse një në katër persona ka vdekur pikërisht për këtë shkak.

19:42
Haradinaj: Vendimi për liberalizimin e vizave do të merret në dhjetor

Kryeministri në largim i Kosovёs, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se vendimi për liberalizimin e vizave do të merret gjatë muajit dhjetor dhe se qytetarët e vendit shumë shpejti do të lëvizin pa viza në shtetet e BE-së.

19:37
Atentatori lihet në burg/ Redjan Rraja mohon akuzat, gjurmët iu gjetën në makinën me armë

Kqyrja balsitike konfirmoi për prokurorët se njëri nga kallashnikovët e gjetur në automjetin e braktisur në Shkafanë është përdorur për të qëlluar me breshëri ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve.

19:31
Kur binte muri i Berlinit/ Përvjetori i rrëzimit të perdes së hekurt komuniste

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka nderuar ngjarjet e tre dekadave të më parë, që çuan drejt rrёzimit tё Murit tё Berlinit, tё cilin ai e pёrshkroi si njё “plagë në fytyrën e Europës”.

19:30
Dënohet Vllaznia, mbyllen tribunat VIP dhe ato kryesore në Loro Boriçi

Te skuadra e Erzenit do të vendoset për incidente ndaj korabit, ngjarje për të cilat është pezulluar përkohësisht zyrtari Altin Keci. por një dënim sa i çuditshëm aq edhe serioz vjen për Vllazninë.

19:29
Napoli kërcënon lojtarët

Barazimi ndaj Salzburgut në Ligën e Kampioneve la shenjë te skuadra e Napolit, më shumë për ashpërsimin e klimës në skuadrën e futbollit italian, sesa në renditjen e komplikuar. Objektivi për kualifikimin mbetet plotësisht i arritshëm, por jo rikuperimi i raporteve që kanë arritur kulmin e tensionit mes futbollistëve dhe hierarkisë drejtuese.

19:29
Polakët udhëtim pa vizë në SHBA

Duke filluar nga 11 nëntori, polakët mund të shkojnë në SHBA dhe të qëndrojnë për 90 ditë pa patur nevojë për vizë, njoftoi sot presidenti, Andrzej Duda.

19:28
Lufthansa njofton për ndërprerjen e 1300 fluturimeve

Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” njoftoi sot ndërprerjen e 1300 fluturimeve për të enjten dhe të premte, pasi dështoi në bllokimin para drejtësisë të një thirrjeje për grevë nga sindikata e ekuipazhit “UFO”.

19:27
Rrahën lojtarin e Maliqit, dënohen përjetë dy futbollistë të Këlcyrës

Incidentet e ndodhura në fundjavë në futbollin shqiptar ishin në fokusin e Komisionit të Disiplinës që mori vendime të ashpra, sidomos në ligat inferiore ku pati trazira serioze.

19:26
Lezhë/ Shiu përmbyt rrugët, erërat rrëzojnë pemët (video)

Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu që Lezhës t’i kthehet problemi i përhershëm, përmbytjet.

19:24
Greqi- Tornadoja godet qytetin e Kallamatës (VIDEO)

Qyteti i Kallamatës në Greqi është goditur nga një tornado e furishme.

19:16
PS voton më 16 Nëntor/ Balla: Mbetemi më të besuarit për shqiptarët

Partia Socialiste e Shqipërisë prezantoi sot në Elbasan nën moton “TI ZGJEDH” kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e Partisë Socialiste.

19:15
Kompromiset që Kim ka bërë për Kanye!

Martesa kërkon punë, dhe Kim Kardashian e ka mësuar mirë këtë.

19:10
Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie tregon se si është jeta e saj

Ndarja e aktores Angelina Jolie dhe ish-partnerit të saj, Brad Pitt, vite më parë padyshim se befasoi të gjithë, teksa vazhdon akoma të jetë në fokus të tabloideve të huaja.

19:07
Gjykata turke dënon me 15 vjet burgim dy nga gjashtë turqit e arrestuar në Kosovë

Gjykata turke ka dënuar me nga shtatë vite e gjashtë muaj burgim dy nga gjashtë turqit e arrestuar në Kosovë nën dyshimin se janë “pjesëtarë të organizatës terroriste FETO”.

19:05
Mustafi shënon në barazimin ndaj Arsenalit

Forma jo e mirë që Arsenali po tregon në Ligën Angleze, është treguar edhe sonte në Ligën e Evropës.

19:04
Është ‘zhdukur’ nga skena prej disa muajsh, Adelina Ismaili paralajmëron rikthimin e Rina Balajt në muzikë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, këtë vit solli një bashkëpunim me reperen e re, Rina Balaj, që u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

19:03
Xhaka mendon largimin, mesfushori mund të largohet nga Arsenali

Kur kanë kaluar vetëm 3 muaj nga nisja e sezonit futbollistik, Arsenal po sheh sesi objektivat e skuadrës po cënohen rëndë nga rezultatet dhe përçarja në dhomat e zhveshjes.

19:00
Kosova e nis me vetëm 5 euro! Bileta të lira edhe pse përballë është Anglia

Edhe pse përballë do të jetë kundërshtari më i fortë dhe ai që ka më tepër yje në gjirin e tij krahasuar me rivalët e tjerë të Eliminatorëve, Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar çmime të lira për sfidën ndaj Anglisë.

19:00
Zeka: I kam premtuar Ramushit se do t’i bashkohem, dy gjëra më larguan nga ai

Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka thotë se elektorati kësaj radhe u ka bërë bllok të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë, në një formë apo tjetër, në qeverisjet e së kaluarës.

18:59
Reforma zgjedhore, votim edhe emigrantëve

Kontrolli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë fushë-beteja kryesore e partive politike, sa herë që në Shqipëri ka pasur zgjedhje, por historia pritet të marrë fund me ndryshimet e reja në kodin elektoral.

18:56
Nuk agjëroi Ramazanin, mbante një rrip vetëvrasës dhe maskohej si bari: Ditët e fundit të al-Baghdadit, sipas adoleshentes që ai mbante si skllave

Në muajt e tij të fundit në arrati, udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, ishte i acaruar, i trembur nga tradhtarët, ndonjëherë i maskuar si një bari – por gjithnjë i varur nga një rreth i ngushtë i njerëzve të tij të besueshëm.

18:48
Lindi me një sëmundje të rrallë lëkure, foshnja braktiset nga prindërit

Një foshnjë e lindur me sёmundje tё rrallё qё e detyron tё mbahet larg rrezeve tё diellit, ёshtё braktisur në një spital në Torino.

18:37
Shiu përmbyt rrugët e Durrësit (video)

Reshjet e dendura të shiut që nisën pasditen e sotme rikthyen problemet në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në Durrës.

18:34
Ylli i filmit francez pëson sulm në tru

Catherine Deneuve, 76-vjeç, përjetoi një “sulm të lehtë në tru, i cili është reversibil”, tha sot familja e saj në një deklaratë të përcjellë nga agjenti i saj, Claire Blondel për AFP.

18:32
Basha: Shumë shpejt zgjedhje të parakohshme; edhe socialistët të mërzitur nga qeveria

Pas takimit me të rinjtë në Shkodër, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi gjatë një deklarate të shkurtër për mediat se edhe socialistët janë të mërzitur nga qeveria që i turpëron çdo ditë me kandidatë të kriminalizuar.

18:26
Gjykata turke merr vendimin për pjesëtarët e FETO-s të sjellë nga Kosova

Trupi gjykues i liroi të pandehurit Karakaya dhe Özkan nga akuza “spiunazh ndërkombëtar”, por shpalli dënim me nga shtatë vite e gjashtë muaj për akuzën “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”.

18:21
Seancat për rrëzimin e Trump bëhen publike javën tjetër

Demokratët në Amerikë kanë njoftuar se do nisin seancat e para publike javën e ardhshme në hetimin e tyre që mund të kërkojnë të heqin Presidentin Donald Trump nga detyra.

18:19
Aktorja sapo “shpiku” një fjalë të re për beqarët/et

Tani e tutje, aktorja dhe aktivistja Emma Watson do të mbahet mend si krijuesja e një fjale të re përsa i përket të qenurit beqar/e.

18:19
Refuzoi të humbiste virgjërinë, u drogua dhe përdhunua nga i dashuri

Mayci Jones Neeley, 24-vjeçarja nga Kalifornia ka treguar se si ish i dashuri i saj hodhi drogë në pije,e më pas ushtroi dhunë fizike, pasi ajo refuzonte të humbiste virgjërinë.

18:14
Costa: Pas largimit të Ronaldos gjërat kanë ndryshuar

Sulmuesi Douglas Costa ka thënë se që prej transferimit të Cristiano Ronaldos gjërat kanë ndryshuar në klub.

18:12
Të enjten takimi LDK-VV

Grupet punuese të Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër në mesditë vazhdojnë takimet ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

18:08
Maya zbulon pamjen e Jonas, ja si duket ai 11-muajsh

1 vit më parë, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Maya u bë nënë për herë të parë me një djalë të quajtur Jonas.

18:00
“BE na lë në baltë” – zhgënjim në Maqedoninë e Veriut

Njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë të zhgënjyer nga BE dhe kryeministri i tyre. Besimi te demokracia është tronditur thellësisht.

17:50
Osmani në Bruksel: Vizat kanë mbetur zotim i pa përmbushur i BE-së

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bruksel me ftesë të komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn.

17:48
Andi Bushati në Top Talk: Reforma Zgjedhore, një teatër politik

Gjatë një bashkëbisedimi në “Top Talk”, Andi Bushati u pyet ndër të tjera edhe sa i takon çështjes kaotike të Reformës Zgjedhore, që sipas tij gjendet në stadin e një teatri politik.

17:45
Qyteti i Shkupit paralajmëron bllokimin e llogarive ndaj borxhlinjve për vitin 2018

Shkup– Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se në pajtueshmëri me dispozitat e Ligjit për taksën e pronës dhe për pagesë të detyrueshme e ka filluar procedurën për pagesë të detyrueshme të obligimeve të papaguara sipas taksës vjetore të pronës dhe taksës komunale për vitin 2018.

17:45
Kartelet i vrasin të ëmën, 13-vjeçari bën 23 km në këmbë për të kërkuar ndihmë

Një 13-vjeçar i mbijetuar nga sulmi nga personat e dyshuar që i përkasin karteleve të drogës në një komunitet të Mormons fshehu fillimisht gjashtë motrat e vëllezërit e tij para se të ecte 23 km në këmbë për të kërkuar ndihmë.

17:45
Ja kush janë sekretet e binjakeve që shkaktuan tërmet në industrinë e modës – FOTO

Të gjithë emrat më të mëdhenj të botës së modës kërkojnë një stil i cili i veçon nga modelet e tjera rivale.

17:42
Ambasadorja e SHBA-së në Shkup flet për “vetting” në gjyqësor

Ambasadorja amerikane Kate Brynes nuk u shpreh kundër procesit të vetingut në Maqedoninë e Veriut, mirëpo këtë punë e la në duar të krerëve të shtetit të cilët do të duhet të vendosin për këtë proces eventual. Megjithatë sipas saj duhet të ketë gjyqësi të pavarur dhe të paanshme.

17:38
Ylli i “Game of Thrones” inspirim për modën (FOTO)

Aktorja britanike Emily Clarke, e cila fitoi famë botërore me rolin e Daenerys Targaryen në “Game of Thrones”, ka promovuar me zell një projekt të ri filmik, komedinë “Last Christmas”, dhe ka lënë një shfaqje mbresëlënëse të modës kombinime.

17:32
Basha për prokurorin Ndoja: I treguan kallashin dhe jo vetting-un

Në takimin që po zhvillon me të rinjtë në Shkodër, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur edhe për ngjarjen e Shkozetit, ku një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si i forti “i forti i Sukthit”.

17:31
Ndikimi rus?! Andi Bushati në Top Talk: Basha ka shkelur ligjin për financimin

I ftuar sot në “Top Talk” ishte Andi Bushati, i cili ndër të tjera foli përsa i përket një projektrezolute që u miratua në Komisionin për Politikën e Jashtme për ndërhyrjet e jashtme në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare.

17:24
Basha: Plaga më e madhe, emigracioni i rinisë. Shqipëria i ka mundësitë t’i japë fund krizës

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nga një takim në Shkodër me qytetarët tha se “plaga më e madhe, plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat”.

17:21
Kur Emily ekspozon barkun (FOTO)

Emily Ratajkowski është një nga modelet dhe aktoret më seksi në industri, dhe këtë e vërteton me çdo dalje publike të sajën.

17:13
Atentati në Shkozet/ Arta Marku nis verifikimet ndaj Arjan Ndojës

Të premten e javës që lamë pas, në Shkozet, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si i forti “i forti i Sukthit”.

17:05
Trump paralajmëron kartelet meksikane të drogës

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se kartelet meksikane të drogës duhet të “fshihen nga faqja e Tokës”. Komentet erdhën pas ngjarjes në Meksikën veriore, ku anëtarë të dyshuar bandash masakruan nëntë gra dhe fëmijë amerikanë.

17:01
A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexitin?

Rusia me gjasё ka ndёrhyrё nё referendumin pёr Brexit nё vitin 2016. Moska i hedh poshtё akuzat, opozita britanike ngre zёrin: Ajo kёrkon pubikimin e raportit qё i ёshtё paraqitur kryeministrit Johnson.

16:59
Macron dhe Xi: Marrëveshje prej miliarda dollarësh si angazhim për tregtinë e lirë

Presidenti i Francës Macron dhe Presidenti i Kinës Xi kanë njoftuar një marrëveshje të re tregtare me vlerë 13,5 miliardë euro. Macron dhe Xi shprehën njëkohësisht mbështetjen për Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

16:50
Me 20 euro nën dorë lejonin kalimin në pikën kufitare, arrestohen 2 policët pas denoncimit në “Fiks Fare”

Pasi emisioni Fiks Fare në Top Channel denoncoi rastin se si punonjësit e policisë në Muriqan kërkonin ryshfet që t’u vulosnin pasaportat pasagjerëve për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE-së, policia ka proceduar penalisht dy punonjës.

16:46
Pasi la të dashurin 50 vjeç si “patate”, Chloe, argëtim me shoqet (FOTO)

Chloe Khan duket se po e shijon jetën në maksimum, që pas ndajres nga i dashuri 50 vjeç që i bërtiti në fytyrë pa asnjë arsye e nuk i jepte as para, dhe që sipas saj ngjante me një patate.

16:41
Erjon Braçe: Sali Berisha më do të vdekur, po nxit grupet kriminale

Pas akuzës së Sali Berishës se Erjon Braçe është i përfshirë në atentatin e së premtes në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, vetë zëvendëskryeministri.

16:38
Rama në samitin e Ohrit, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Ohër për të marrë pjesë në samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian.

16:34
FMN ul vlerësimet e rritjes së GDP-së në Eurozonë

Rritja ekonomike e Eurozonës duhet të ngadalësohet më shumë sesa pritej, pasi kriza në sektorin e prodhimit mund të përhapet në sektorin e shërbimeve më të mëdha, përballë tensioneve të zgjatura në tregtinë globale, njoftoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

16:25
Një romancë e re po lind midis Kylie dhe Drake – Fotot

Kylie Jenner është përfolur javët e fundit, për një lidhje dashurie me Drake. Ata të dy janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por Kylie i ka mohuar thashethemet duke thënë se ata janë miq të mirë.

16:16
BERZH pret rritje ekonomike 4% për Kosovën në vitin 2020

BERZH sheh rritjen ekonomike të moderuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor në vitin 2020.

16:06
Sulmojnë zyrtarin e Agjencisë Pyjore të Kosovës, dy vjet burg

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me dy vjet heqje lirie dhe 500 euro gjobë të akuzuarin Sh. B., për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, ndërsa dy të akuzuarit tjerë S. B. dhe N. B. për veprën penale “pjesëmarrja në rrahje” janë dënuar me nga 10 muaj burg.

16:05
Ja kur do të rikthehet Pogba

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se mesfushori Paul Pogba, do të rikthehet në dhjetor.Francezi është duke vuajtur nga një lëndim që nga ndeshja kundër Arsenalit me 30 shtator.

16:05
Dorëhiqet kreu i AKI-së, Haradinaj e dekoron me Medaljen e Skënderbeut

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare.

16:02
Qeveria mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi, Cakaj: Blerje të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur sot dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.

15:57
Pensioni suplementar për minatorët, metalurgët dhe naftëtarët, 17 mijë aplikime pranë ISSH-së

Rreth 17 mijë persona kanë aplikuar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar nga ligji “për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

15:55
Bashkëpunim për turizmin/ Veliaj takon kryebashkiakun e qytetit të Splitit

Tirana dhe Spliti i Kroacisë nisin një bashkëpunim të ri mes tyre, për shërbime më të mira për qytetarët. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e Splitit, Andro Krstulović Opara, me të cilin bisedoi mbi shtimin e marrëdhënieve mes dy qyteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira. Kryebashkiaku Veliaj tha se është e nevojshme që marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy kombeve dhe qeverive qendrore, të shoqërohen edhe me një bashkëpunim konkret mes dy qyteteve.

15:53
30 vjetori i bashkimit të Gjermanisë/ Përvjetori i rrëzimit të perdes së hekurt komuniste

Gjermania këtë javë kremton 30 vjetorin e rënies së murit famëkeq të Berlinit, që simbolizon edhe rënien e komunizmit.

15:53
Atentatori para gjyqit/ Jepet masa e arrestit për Redjan Rrajën

Redjan Rraja u la në burg nga gjykata ditën e sotme.

15:51
Shtohen rojet për studentët te Ekonomiku, policia identifikon dhunuesit

Në këtë sallë të ambjenteve të ish mensës së Qytetit Studenti kanë zhvilluar mësim studentët e FE, të degës Financë, ku janë bërë pjesë e mësimit dhe disa persona të panjohur, të cilët janë prezantuar si pjesë e një grupi tjetër studentësh. Këtu ka qenë pikënisja e grindjes, e cila vazhdoi më tej në sheshin Demokracia në Qytetin Studenti.

15:34
Rusia ka ndërhyrë në Brexit/ Opozita: Johnson të bëjë publik raportin

Një debat i ri ёshtё hapur nё Mbrёterinё e Bashkuar pёr Brexit-in: Rusia ka gjasa tё ketё ndёrhyrё ne referendumin 2016-tёs, dhe ndonёse Moska i hedh poshtё akuzat, opozita britanike ka ngritur zёrin dhe kёrkon publikimin e raportit qё i ёshtё paraqitur kryeministrit Boris Johnson.

15:32
Kujdes me gjumin është një faktor i madh tek stresi gjatë ditës

Mjafton një natë e keqe me gjumë që nivelet e stresit dhe ankthit t’ju rriten për 30% – prandaj vërtet se do të përfitoni mendërisht nëse flini.

15:29
Gjobat e AKU nuk shfuqizohen/ Socialistët rrëzojnë propozimin e Ilir Beqes

Komisioni i ekonomisë rrëzoi projekt ligjin e propozuar nga deputeti socialist, Ilir Beqja, i cili falte gjobat që AKU kishte vendosur në korrik dhe gusht të këtij viti për bizneset në sektorin e ushqimit që nuk kishin marrë licensat e posaçme për ushtrimin e aktivitetit.

15:28
Pas ndarjes Loredana “kunja” Mozzik-ut

Ndarja e një prej çifteve më të famshme të showbizit shqiptar bëri bujë të madhe në mediat rozë dhe vazhdon të jetë akoma shumë e komentuar.

15:23
Turbekulozi nuk është zhdukur, 15 të prekur në çdo 100 mijë persona

Ndonëse në popullatë njihet si sëmundje e frikshme dhe se është zhdukur, tuberkulozi është i pranishëm në vendin tonë, madje me një numër të konsiderueshëm rastesh të reja që preken çdo vit. Specialistët e përllogarisin 15 të prekur për çdo 100 mijë banorë.

15:21
Arrest me burg për Redjan Rrajën

Në këto momente po zhvillohet gjyqi ndaj Redjan Rrajës, i cili është arrestuar për sulmin me armë që u bë ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

15:19
Ariu pengon nxënësit në Klos, prindërit të frikësuar për fëmijët

Nxënësit e shkollës “Shaban Collaku” në Klos të Matit, për shkak të rikonstruksionit të shkollës së tyre prej tre muajsh janë detyruar të zhvillojnë mësim pasdite në një tjetër shkollë, shumë larg vendbanimit të tyre.

15:12
Debate për teknologjinë 5G, SHBA: Mbështesim qasjen e matur të Shqipërisë

Keqpërdorimi dhe interpretimi, i një deklarate të ngarkuarës me punë të SHBA në Tiranë Leyla Moses-Ones në lidhje me teknologjinë 5G, prodhoi një reagim të fortë nga ambasada amerikane në Tiranë paraditen e të Mërkurës.

15:11
Banka Botërore: Korrupsioni u zgjerua/ Raporti: Shqipëria shumë më keq se 6 vite më parë

Biznesi i ryshfeteve është zgjeruar ndjeshëm në 6 vitet e fundit teksa kompanitë shqiptare janë detyruar të paguajnë më shumë nën dorë për zyrtarët e shtetit. Përfundimi vjen nga Banka Botërore.

15:03
Trualli që lidh Rrumin me prokurorin/ Bashkëshortja avokate në gjyqin kundër libanezit që u dhunua

Hetimet për arsyen se përse disa dosje sensitive ndodheshin në bagazhin e makinës së prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj kanë nisur të zbardhin sfondin i cili i ka paraprirë atentatit të disa ditëve më parë.

15:01
Ligj kundër “Kap ç’a t’kapësh”, Rama: Nuk e kalojnë vettingun dhe po bëjnë kërdinë

Kryeministri Edi Rama iu rikthye sërish gjyqtarëve e prokurorëve të cilët nuk e kanë kaluar ende vettingun të pagëzuar prej tij me emërtimin KÇK, “kap ça të kapësh”.

14:50
Kuvendi bën “lëmsh” demokratët e rinj, shton dhe heq deputetët nga grupi

Menjëherë pasi Top Channel publikoi lajmin e përbërjes së re të Grupit Parlamentar Demokrat, Kuvendi fshiu në mënyrë të beftë nga faqja publikimin e bërë ku reflektoheshin ndryshimet mes opozitarëve të rinj.

14:43
Debati për 5G, reagon Huawei: Asnjë angazhim për ta zhvilluar në Shqipëri

Kompania kineze Huawei ka reaguar pas debateve që kanë lindur mbi rrjetin 5G në Shqipëri. Zyrtarët e Ambasadës së SHBA në Tiranë paralajmëruan kundër ndërhyrjes së Kinës në këtë rrjet, ndërsa zyrtarë të mazhorancës qeverisëse janë shprehur ditët e fundit se Shqipëria duhet të mbajë të njëjtin qëndrim si Uashingtoni për këtë çështje.

14:43
Kosovë, parashikohen përmbytje

Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka njoftuar për mundësinë e vërshimeve për shkak të reshjeve të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.

14:42
Angelina pozon nudo: Unë jam e egër dhe e shqetësuar

Në një intervistë, aktorja e përshkroi veten si të egër në zemër dhe të shqetësuar, dhe zbuloi se ajo dëshironte të transferohej jashtë vendit, por se ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt e kundërshtoi.

14:38
Dështuan provimet për patentë shofer, testuesit pa kontratë pune

Kandidatët të cilët kishin aplikuar të futen në provim për patentë shofer në Qendrën e Patentë Shoferit në Prishtinë, sot nuk kanë pasur mundësi t’i nënshtrohen këtij provimi, pasi ekzaminerët munguan për shkak se nuk kishin kontratë për punë.

14:34
Sulmohet me vezë mini-biblioteka në Prishtinë

Organizata ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës dhe Libraria Dukagjini dje përuruan mini-bibliotekën e parë në lagjen “Dardania” në kryeqytet.

14:30
Në Shtëpinë Tonë/ Ja cilat janë pasojat që shkakton teshtima

Teshtima është një fenomen që çdokush e has në përditshmërinë e tij.

14:25
Qeveria hap “thesin”, ja milionat që përfitojnë 8 familjet e para që pranuan të bashkëpunojnë te Unaza e Re

Banorët e zonës së Astirit janë treguar bashkëpunues për t’i hapur rrugë projektit të rehabilitimit dhe modernizimit të segmentit rrugor “Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja” janë shpronësuar me vlerën e tregut për ndërtesat e tyre që preken nga ky projekt. Qeveria hapi sot “thesin” dhe tashmë 8 familjet dhe bizneset e para që kanë dorëzuar dokumentet në kohë, kanë mundur të përfitojnë në llogaritë e tyre bankare shumat e konsiderueshme që shkojnë deri në mbi 550 milionë lek të vjetra secili.

14:25
Në Shtëpinë Tonë/ Ja cili është lloji i mandarinës që piqet më shpejt në Shqipëri

Jemi futur në sezonin e mandarinës dhe është fruti që konsumohet më së shumti në dimëror.

14:23
Në Shtëpinë Tonë/ Gjithçka që duhet të dini rreth kërpudhave

Kërpudhat janë një ushqim me vlera të larta ushqyese, por sot do t’iu tregojmë se duhet t’i bëni pjesë të pandashme të ditës suaj, për shkak të rëndësisë që kanë në shëndet.

14:18
Nis gjyqi për Redjan Rrajën, u arrestua për atentatin ndaj prokurorit

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për Redjan Rrajën.