Kylie Jenner është përfolur javët e fundit, për një lidhje dashurie me Drake. Ata të dy janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por Kylie i ka mohuar thashethemet duke thënë se ata janë miq të mirë.

Por, burime të shumta thonë të kundërtën dhe shumë njerëz janë të bindur se ata janë të lidhur bashkë. Gjithashtu një mik i tyre është shprehur se ata të dy kanë nisur një romancë, që në muajin tetor, kur Kylie u nda nga Travis Scott.

Lajmet për një marrëdhënie të mundshme mes 22-vjeçares dhe reperit u përhapën, pasi Kylie u pa në ditëlindjen e Drake dhe në festën e organizuar prej tij për rastin e “Halloween”.

Megjithatë asgjë nuk dihet ende me siguri, ndaj do të shohim në vijim se çfarë do të ndodhë mes dy personazheve të njohur.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel