Te skuadra e Erzenit do të vendoset për incidente ndaj korabit, ngjarje për të cilat është pezulluar përkohësisht zyrtari Altin Keci. por një dënim sa i çuditshëm aq edhe serioz vjen për Vllazninë.

Sektori VIP i stadiumit Loro Boriçi, si dhe tribunat kryesore A dhe B do mbyllen për dy ndeshje. Shkak për këtë është bërë protesta pas golit të Bylisit. Ironike për vendimin, është fakti që në këtë pjesë të impiantit janë persona të përzgjedhur dhe të ftuar, e në fundjavë ishin pIkërisht ata më problematikët në Shkodër.

Nuk i shpëtoi dënimit as trajneri i skuadrës kuqeblu, Mirsad Jonuz. Ky i fundit që ndjen presionin e shkarkimit, do të mungojë në dy ndeshje për protesta ndaj arbitrave.

Top Channel