Xhaka mendon largimin, mesfushori mund të largohet nga Arsenali

06/11/2019 19:03

Kur kanë kaluar vetëm 3 muaj nga nisja e sezonit futbollistik, Arsenal po sheh sesi objektivat e skuadrës po cënohen rëndë nga rezultatet dhe përçarja në dhomat e zhveshjes.

Shpërthimi i mesfushorit Granit Xhaka ndaj tifozëve pas abuzimit të vazhdueshëm në stadium dhe jashtë tij, bashkoi lojtarët rreth futbollisti shqiptar në një empati të veçantë që po del edhe kundër stafit teknik.

Një anëtar i respektuar i skuadrës dhe lider i lindur prapa kuintave, mesfushori i përfaqësueses zvicerane ka justifikuar çmimin e lartë që pagoi Arsenali prej sezonesh, por tani nuk menaxhoi si duhet një moment presioni nga tifozët. Granit Xhaka abuzohej prej kohësh në rrjetet sociale dhe në Emirates Stadium, por shpërthimi i tij pas zëvendësimit ndaj kristal Pallas, ishte dhe momenti që ekspertët mendon se shënjoi ndarjen me Arsenalin.

Trajneri Unai Emeri’ e ka lënë jashtë futbollistin me origjinë shqiptare në ndeshjen e programuar këtë të mërkurë në Europa League, ndaj Vitoria Gimaraesh ndërsa më herët e privoi përfundimisht edhe nga shiriti i kapitenit. Me gjasë Granit Xhaka do të duhet ta shohë si spektator edhe superndeshjen e së shtunës në Premier Lig, ndaj Lester Sitit, një 90 minutësh që nëse regjistron humbjen e londinezëve, do ta cojë ekipin 9 pikë larg zonës Champions.

Top Channel