Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim në Botëror
Sulmuesi Douglas Costa ka thënë se që prej transferimit të Cristiano Ronaldos gjërat kanë ndryshuar në klub.
Ronaldo është transferuar në verën e vitit 2018 te “Zonja e Vjetër”, për 100 milionë euro, transmeton KosovaPress.
Sipas futbollistit brazilian që nga koha e largimit të yllit portugez në Torino, lojtarët kanë më shumë kujdes.
“Ushqehemi më mirë se më parë. Jam 29-vjeç dhe ndihem mirë. Cristiano është impresionues, ndonjëherë ndodh që e shohim të zhveshur, gjë që bën të gjithë të kenë më shumë kujdes për veten e tyre. Flasim gjuhën e njëjtë, kur luajmë kujdesemi për njëri-tjetrin, sepse e dimë që kjo do t’iu shkaktojë kundërshtarëve vështirësi”, deklaroi ai.
Juventus vazhdon me formën e shkëlqyer në Seria A, ndërsa sot do të luajë kundër Lokomotivës së Moskës.
Top Channel