Refuzoi të humbiste virgjërinë, u drogua dhe përdhunua nga i dashuri

06/11/2019 18:19

Mayci Jones Neeley, 24-vjeçarja nga Kalifornia ka treguar se si ish i dashuri i saj hodhi drogë në pije,e më pas ushtroi dhunë fizike, pasi ajo refuzonte të humbiste virgjërinë.

Mayci shprehet se lidhja e tyre filloi në një festë të organizuar për natën e vitit të ri dhe më pas filluan të mbanin një lidhje në distancë. Pasi u transferuan të dy në të njëjtin qytet, Mayci tregon se i dashuri filloj të ndryshonte sjellje dhe të bëhej xheloz, filloi të kontrollonte telefonin, t’a akuzonte se ajo e tradhtonte dhe i kryente presion vazhdimit që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Mayci ka ndarë historinë e saj me ndjekësat në rrjetin social “Instagram”, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë femrave të cilat vuajnë të njëjtën gjë dhe shprehet se abuzimi në një lidhje është shumë i përhapur, fillon nga gjëra fare të vogla.

Tashmë, 24-vjeçarja është martuar me Jacobin dhe së bashku kanë një djalë 4-vjeçar.

FOTO GALERI
1/6
Macey Neeley Jones dhe ish i dashuri i saj

Top Channel