E enjte, 07 Nëntor 2019
13:04
Bursat, studentët e Fakultetit të Edukimit bojkotojnë mësimin

Studentët e Fakultetit të Edukimit kanë bojkotuar sot mësimin për të kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, pasi ky fakultet nuk është përfshirë për marrjen e bursave nga kjo ministri.

12:54
Napoli kërcënon lojtarët! “Revolta” që po lë shenjë në ekip

Barazimi ndaj Salzburgut në Ligën e kampioneve la shenjë te skuadra e Napolit, më shumë për ashpërsimin e klimës në skuadrën e futbollit italian, sesa në renditjen e komplikuar.

12:52
Vjedhja e postës së Krujës/ Arrestohen 4 persona mes tyre edhe roja (emrat)

Para tre ditësh është vjedhur me thyerje kasaforta e postës së Krujës, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh prej 110 milionë lekësh dhe më pas janë larguar.

12:51
Ndotja nga lumi i Dukatit/ Plehrat rrjedhin bashkë me ujin deri në det

Plazhi i Orikumit një nga plazhet më të bukur të rrethit të Vlorës çdo herë që ka reshje shiu mbushet me mbeturina urbane.

12:43
Video/ Ja momenti kur Alvini transportohet për në Damask nga autoritetet

Ka marrë fund drama e Alvin Berishës në kampin Al Hol në Siri.

12:41
“Toka e sheshtë”- Ata që e besojnë mblidhen në një konventë në Brazil

Ata që besojnë se toka nuk është e rrumbullakët, por e sheshtë do të mblidhen në konventën e parë të tyre në Sao Paulo të Brazilit, konventë kjo që do të shënojë një kulm për një teori që duket se ka lulëzuar nën presidentin Jair Bolsonaro.

12:38
Riciklimi, lëndë në shkolla- Vendi i parë që e fut në kurrikula

Italia do të bëhet vendi i parë në botë që do ta bëjë riciklimin dhe krizën klimaterike një lëndë të detyrueshme për nxënësit e shkollës.

12:32
Turizëm te “muri i Berlinit”- 12 milionë vizitorë çdo vit

Qyteti i Berlinit, mirëpret më shumë se 12 milionë vizitorë çdo vit, duke gjeneruar 11 miliardë euro të ardhura për sektorin e turizmit.

12:30
Këto janë votat e kandidatëve për kryeministër në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas së cilave kandidati më i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit është Albin Kurti me 183 868 vota.

12:27
Ndryshimet në listën e deputetëve të PDK-së

​Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas së cilave Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 178 vota ose 21.16 përqind dhe do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me 25 deputetë.

12:24
Subvencionet e fermerëve/ Hapet faza e dytë e IPARD, fondi 57,68 milionë euro

Në datën 30 tetor Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka çelur fazën e dytë të progamit IPARD 2. Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur deri më 16 dhjetor.

12:24
Kosovë/ Ja emrat deputetëve të kësaj legjislature

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas së cilave Lëvizja Vetëvendosje ka 32 deputetë, LDK 29, PDK 25 deputetë, AAK-PSD 14, Lista serbe 10 deputetë.

12:19
KQZ shpall rezultatet përfundimtare, 24 orë afat për ankesa nga subjektet dhe kandidatët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosjen të parën me 32 deputetë, ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë 29 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 25 deputetë, koalicioni AAK-PSD 14 deputetë.

12:19
Ndotja kërcënon liqenin e Shkodrës! Afp reportazh mes peshkatarëve

Mes peshkatarëve po rritet gjithnjë e më shumë dëshpërimi ndërkohë që ndotja dhe peshkimi i paligjshëm kërcënojnë ekosistemin e liqenit të Shkodrës, më të madhit në Ballkan, që shtrihet përgjatë kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

12:19
Pacolli: Rezultat i manipuluar, do të përdorim të gjitha mjetet ligjore

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, rezultatet e përfundimtare të publikuara sot nga KQZ i ka quajtur të manipuluara dhe që nuk e paraqesin vullnetin e popullit të Kosovës.

11:58
Erë e furishme dhe reshje të dendura! Shkodra probleme me rrjetin elektrik

Moti i keq në Shqipëri nuk ka përjashtuar as Shkodrën. Erë e furishme dhe reshje të dendura kanë përfshirë rajonin e Shkodrës gjatë dy ditëve të fundit.

11:52
Me porosi të rusëve?

Në mes të nëntorit shefat e qeverive të vendeve të BE-së do të vendosin nëse Bashkimi Evropian do t’i hapë dyert për Shqipërinë.

11:49
Incident i rëndë në “Astir”/ Banorët godasin keq punonjësin e IKMT-së, i shkaktojnë fraktura në kokë dhe duar (EMRI)

Paraditen e së enjtes, Arben Bitri, punonjës i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, njoftohet se është goditur nga banorët e zonës së Astirit, duke i shkaktuar fraktura në kokë.

11:44
Me pankarta në shi! Fermerët e Myzeqesë protestojnë para ministrisë së Bujqësisë

Ndonëse reshjet e dendura të shiut nuk ndalen në kryeqytet, fermerët e Myzeqesë ndodhen përpara ministrisë së Bujqësisë, ku me pankarta në duar po protestojnë me qëllim plotësimin e disa kushteve të vendosura prej tyre.

11:40
Deputetët e rinj të VV-së, ja emrat

​Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas së cilave Lëvizja Vetëvendosje ka 32 deputetë, në mesin e të cilëve janë 10 deputet nga legjislaturat e kaluara dhe 22 deputetë për herë të parë.

11:26
Pas shpëtimit të Alvinit, reagon Rama/ Publikon fotografinë e Lleshajt përkrah 11-vjeçarit

Fill pasi mori fund saga e vetmisë së Alvin Berishës në Al Hol, ku vogëlushi mundi të shpëtohej nga kampi famëkeq, ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama. Krahas postimit, Rama ka publikuar një fotografi të ministrit Sandër Lleshaj me 11-vjeçarin Alvin.

11:22
Tabaku: Qeveria shqiptare ka prodhuar korrupsion, Banka Botërore publikoi shifra alarmante

Në një deklaratë për shtyp, ish-deputetja Jorida Tabaku u shpreh se sondazhi i fundit i Bankës Botërore është një tjetër kambanë që i kujton qeverisë shqiptare se si koha e saj në pushtet ka prodhuar korrupsionin më të pamenduar ndër shqiptarë.

11:20
Gëzim dhe pritje për Alvinin, operacioni përfundoi me sukses

Gëzim dhe pritje për Alvin Berishën, fëmijën 11-vjeçar shqiptar – lindur në Itali, banues në Barzago, në provincën Lecco – i cili ishte rrëmbyer në Itali 5 vjet më parë dhe gjendje në kampet në Siri.

11:15
Legjenda e Arsenalit: Koha e Xhakës në Arsenal ka përfunduar

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Perry Groves, ka thënë se koha e mesfushorit Granit Xhaka te Arsenali ka përfunduar.

11:05
Koment: Lufta për lirinë nuk merr kurrë fund

Në të gjithë botën, Rënia e Murit të Berlinit është një nga simbolet e lirisë. Në 30-vjetorin e tij, Gjermania e bashkuar ende vazhdon të luftojë për një identitet të përbashkët, konstaton Ines Pohl.

11:01
Fushatë e vrazhdë zgjedhore në Britaninë e Madhe

Boris Johnson është i njohur për sulmet e tij verbale. Në luftën për të fituar çdo votë, ai po provon tani metoda të tjera. Në Britaninë e Madhe ka filluar ndërkohë zyrtarisht fushata zgjedhore.

10:55
Moti në Shqipëri/ Normalizohet situata në Durrës, reshje të pakta shiu

Pas reshjeve të shumta që përfshinë Shqipërinë dhe që aktualisht vazhdojnë ende në pjesën më të madhe të vendit, situata duket se është normalizuar në qytetin e Durrësit.

10:50
Kosovë/ Shpallen rezultatet përfundimtare, Nisma nuk kalon pragun

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas së cilave Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.159 % të votave.

10:47
Vizë fejese apo martese? Ambasada amerikane këshilla për çiftet shqiptare

Ambasada amerikane në Tiranë vazhdon të ofrojë asistencën e saj për të gjithë ata që duan të shkojnë në SHBA.

10:46
Vidhte banesa në Tiranë, ndalohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar u ndalua gjatë një operacioni policor në Tiranë për zbardhjen e vjedhjeve të banesave.

10:33
Moti i keq, situata në Gjirokastër

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës gjatë natës u regjistruan rreth 15 mm reshje, por situata duket e përmirësuar në orët e mëngjesit.

10:31
Gjendje katastrofale e refugjatëve në Bosnjë-Hercegovinë

Autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë gjetur ende ndonjë zgjidhje për mijëra refugjatë, sa janë grumbulluar në kufirin me Kroacinë. Ndërkohë që numri po shtohet nga dita në ditë.

10:25
Serbia do të blejë raketa ruse pavarësisht paralajmërimeve amerikane

Rusia pritet t’i dorëzojë Serbisë një sistem të sofistikuar raketash kundër ajrore, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione të mundshme kundër vendit ballkanik në rast se blen raketa të tilla.

10:23
Ekipi i madh italian vihet pas Xhakës

Milan është duke treguar interesim për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

10:22
Java e 14-të e Superligës mbyllet me dy ndeshje interesante

Sot në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohen edhe dy ndeshje mjaftë interesante.

10:15
Benzema: Nuk jam legjendë

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema insiston që nuk është legjendë e klubit, pavarësisht që shënoi 50 gola në Ligën e Kampionëve.

10:12
Parashikimi për përmbytje në Shkodër, prefekti Millja qetëson situatën: Situata është normale

Prefekti i Shkodrës Çesk Millja ka reaguar për mundësinë e përmbytjeve në Shkodër, parashikim ky i bërë nga IGJEUM.

10:05
Punonjësit e Ujësjellësit në Tiranë, ndihma për familjet e prekura nga tërmeti

Thirrjes “Tirana solidare” për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit i bashkohen çdo ditë grupe të ndryshme personash. Këtë herë në ndihmë të banorëve kanë shkuar punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

09:53
7 të arrestuar për 24 orë në Elbasan, akuzat

7 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale në Elbasan.

09:40
Fotot ekskluzive. Alvin Berisha pas daljes nga kampi Al Hol

Ka marrë fund saga e vetmisë së Alvin Berishës në kampin Al Hol.

09:21
Foto/ Alvini jashtë kampit të ferrit, i lirë në Damask

Pas lajmit nga mediat arabe se vogëlushi Alvin Berisha u lirua nga kampi Al-Hol në Siri, Ilir Kulla ka postuar një foto në facebook me 11-vjeçarin.

09:16
Aksion në Durrës/ 3 të arrestuar, ja akuzat

3 persona janë arrestuar nga policia në Durrës pazi akuzohen për veprat penale si: shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla dhe vjedhje.

09:05
Macron zemëron Bullgarinë dhe Ukrainën. Ç’plane ka presidenti francez?

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zemëruar Bullgarinë dhe Ukrainën, me deklaratat e tij të fundit. Por a do të thotë kjo se Macron po zhvendoset në të djathtën politike?

09:01
Vazhdojnë tërmetet në Korçë

Lëkundje të tjera tërmeti, janë ndjerë në Korçë.

08:52
Video/ Moti i keq në Shkodër, dëme në kabinat elektrike

Në malin e Taraboshit, ekipet e OSHEE Shkodër ndodhen në terren për riparimin e fiderit 8, rrjeti i tensionit të mesëm, që furnizon banorët e zonës (Zogaj, Shirokë), por edhe antenat e televizioneve.

08:41
Kapet “skifteri” i biçikletave në Durrës

Policia e Durrësit ka zbardhur 8 raste të vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre, ndërsa ka vënë në pranga edhe autorin e dyshuar të këtyre vjedhjeve.

08:34
VV-LDK, grupet sot diskutojnë për politikat sociale dhe projektet infrastrukturore

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, sot i vazhdojnë takimet, ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.

08:27
Trump konfirmon takimin me Erdogan javën e ardhshme

Presidenti amerikan Donald Trump, konfirmoi takimin me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, javën e ardhshme në Uashington.

08:21
Panik në teatrin e Piccadilly në Londër/ Teksa po shihnin shfaqjen, tavani u bie në kokë

Disa anëtarë nga publiku u plagosën pasi çatia e Teatrit Piccadilly në Londrën qendrore u rrëzua mbi ta mbrëmjen e djeshme.

08:14
Kosovë/ Protestë dhe bojkot mësimit, studentët vazhdojnë edhe sot kundërshtimin për bursat

Pas protestave para MASHT dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit ka marrë vendimin që sot të bojkotojë mësimin për shkak të mos përmbushjes së kërkesës që të ketë bursa studimi edhe për ta.

07:55
Vazhdojnë stuhitë e shiut, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të kemi reshje dhe stuhi shiu.

07:23
Keni probleme me rrugët e frymarrjes? Njihuni me kurën natyrale me rigon të kuq

Rigoni i kuq është me famë si rigoni më i rrallë dhe me aftësi të mrekullueshme. Karakteristika e veçantë e tij është se kur bie në kontakt me ujin e nxehtë, aroma që lëshon është unike dhe nuk ka të krahasuar me rigonin e zakonshëm. Studime të mirëfillta shkencore kanë treguar që në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë.

07:17
U zunë pritë teksa ktheheshin nga puna, 37 të vdekur pas sulmit të armatosur

Të paktën 37 persona janë vrarë dhe 60 të plagosur nga një sulm që u bë ndaj karvanit të punëtorëve të një ndërmarrjeje minerare në Burkina Faso.

07:07
Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e teproni me to, do të përballeni me dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre. Konsumi i tepërt i arrave në një periudhë afatgjatë mund t’ju shëndoshë, thonë ekspertët. Sipas të dhënave të bazuar në studime të nutricionistëve, racioni ideal ditor i arrave është 28 gramë ose 7 arra.

06:54
ISIS ‘ngre’ kokën sërish, 17 të vdekur nga një sulm

Edhe pse para një jave lideri i tyre u vra, ISIS ka goditur sërish me sulmet e tyre vrasëse.

06:39
Përlotet Brunilda Lahe, shoqet e ngushta dhe motra i bëjnë një baby-shower surprizë në emision

Kjo e mërkurë në “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel ishte një festë për vajzën e Brunilda Lahe që do të vijë së shpejti në jetë.

06:26
Braktiset foshnja në spital/ I mituri me sëmundjen e rrallë, rrezet e diellit e vrasin

Një foshnjë e lindur me sёmundje tё rrallё qё e detyron tё mbahet larg rrezeve tё diellit, ёshtё braktisur në një spital në Torino.

06:09
Ka frikë të lindë në mënyrë natyrale, Brunilda Lahe rrëfen se pse i është krijuar kjo fobi

Këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel ishte e ftuar moderatorja e njohur Brunilda Lahe e cila është në pritje të ëmbël.

05:40
Franca ndryshon rregullat, emigracion me kuota

Franca do të vendosë kuota mbi numrin e punëtorëve të huaj nga jashtë BE-së, si pjesë e masave që synojnë zgjidhjen e shqetësimeve për emigracionin, azilin dhe integrimin.

04:35
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit: Autoritarizmi kërcënimi më i madh ndaj demokracisë sot

Ish Sekretari amerikan i Shtetit James Baker thotë se kërcënimi më i madh ndaj demokracisë sot është rritja e autoritarizmit. Zoti Baker i bëri këto komente gjatë një interviste për korrespondenten e Zërit të Amerikës Vivian Chakarian me rastin e 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, një moment i rëndësishëm në historinë botërore në të cilin ai luajti një rol kryesor.

03:48
Turqia ndalon gruan e ish-liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi

Turqia ka zënë gruan e ish-liderit të grupit militant, Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi, ka njoftuar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

02:50
SHBA/ Ja çfarë po ndodh me hetimin në Dhomën e Përfaqësuesve

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit dëshmoi të mërkurën si pjesë e hetimit që ka në shënjestër Presidentin Donald Trump.

02:00
FSHF, dënime përjetë/ Në Shkodër dhuna vjen nga “VIP”

Incidentet e ndoshura në fundjavë në futbollin shqiptar ishin në fokusin e Komisionit të Disiplinës që mori vendime të ashpra, sidomos në ligat inferiore ku pati trazira serioze.

01:25
Reshjet e shiut, përmbytje në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Kjo është ajo që ndodh sa herë Tirana përfshihet nga rreshje shiu. Trafiku i rënduar e bën të vështirë lëvizjen e automjeteve në rrugët kryesore të qytetit.

01:03
Takimi i PS në Elbasan/ Balla: Punojmë për mandatin e tretë

Partia Socialiste e Shqipërisë prezantoi sot në Elbasan nën moton “TI ZGJEDH” kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e Partisë Socialiste.

00:41
E ftuar në Soiree në Top Channel, Jona Spahiu tregon si e njohu bashkëshortin e saj

Jona Spahiu këtë të mërkurë ka qenë e ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel. Teksa ka folur për jetën e saj tanimë që është bërë nënë, ajo ka treguar edhe fillimet e njohjes me Frenkli Ymerin, bashkëshortin e saj dhe sesi të dy ran në dashuri me njëri-tjetrin.

00:25
“Shqipëria mbahet peng”/ Basha: Shumë shpejt do të ketë zgjedhje

Kryetari demokrat Lulzim Basha tha nga Shkodra se vendi shumë shpejt do të ketë zgjedhje të përgjithshme dhe lokale.

00:17
Atalanta ndal Manchester City-n, Leverkusen mposht Atleticon e Madrid-it

Atalanta mori pikën e parë në grup, në Champions League, pasi ndali Manchester Cityn në barazim 1-1, teksa golit të Sterling në pjesën e parë, iu përgjigj Pasalic në 45-minutëshin e dytë.

E mërkurë, 06 Nëntor 2019
23:50
Icardi kualifikon PSG-në, Reali shkatërron Galatasaryn

Ka mjaftuar një gol i Mauro Icardit në minutën e 22-të të takimit, që Paris Saint Germain të marrë fitoren e katërt radhazi në grupet e Champions League dhe të sigurojë kalimin për në fazën e 1/8-ave.

23:27
“Më kanë thënë nuk bën për këtë punë”, Jona Spahiu tregon vështirësitë në fillimet e saj

Jona Spahiu ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel. Ajo ka treguar sesi është jeta e saj tanimë që është bërë nënë, pse iu fut rrugës së biznesit, por edhe a ka ndërmend ajo që t’i rikthehet televizionit.

22:55
Bëni kujdes! Moti i keq në Shqipëri, ja paralajmërimet e policisë

Nisur nga reshjet e shumta në vend, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

22:47
Hapet impianti i parë i karburantit pa karbon

Gjermania hapi impiantin e parë kompakt në botë, për prodhimin e karburantit pa karbon.

22:40
Rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë në Kushtetuese

Ankesat e paralajmëruara nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, mund të çojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në instanca tjera, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese.

22:39
Nuk ka rrëmbim! Alarm fals në aeroportin e Schiphol të Amsterdam

Një alarm i rremë i një rrëmbimi të një aeroplani ngjalli frikë në aeroportin Schiphol të Amsterdamit të Mërkurën në mbrëmje.

22:27
SHBA, ç’po ndodh me hetimin në Dhomën e Përfaqësuesve

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit dëshmoi të mërkurën si pjesë e hetimit që ka në shënjestër Presidentin Donald Trump.

22:21
Po vinte nga Belgjika në Rinas, arrestohet 30 vjeçari i kërkuar

Një 30 vjeçar i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia në Rinas.

22:16
Zbulohet njeriu i parë që eci me trupin drejt

Ecja në pozicion të drejtë e qenieve njerëzore të ditëve të sotme u pa për herë të parë tek një paraardhës në Evropë dhe jo në Afrikë, siç supozohej më parë, deklaroi një grup ndërkombëtar studiuesish.

21:57
Çfarë i ndodh trurit kur kryeni marrëdhënie seksuale?

E dini se truri është organi më i fuqishëm për sa i përket seksit? Po e vërtetë.

21:56
Kolegji i garancive Sportive “rrëzon” përsëri kërkesën e Juventus

Juventusi ka humbur edhe betejën e fundit ligjore për t’i hequr Interit titullin e vitti 2006.

21:53
Dridhet stoli i Valverdes, 2 holandezë dhe 1 argjentinas e kërcënojnë

Humbja nga Levante në fundjavën që lamë pas dhe barazimi në mesjavë në Champions League ndaj Slavias së Pragës e kanë vendosur në rrezik të ardhmen e Ernesto Valverdes në stolin e Barcelonës.

21:37
Baker: Autoritarizmi kërcënimi më i madh ndaj demokracisë sot

Ish Sekretari amerikan i Shtetit James Baker thotë se kërcënimi më i madh ndaj demokracisë sot është rritja e autoritarizmit.

21:33
Video-lojtari i përjashtuar fitoi 23 mijë euro vetëm nga videoja e përlotjes

Video-lojtari nga Britani e Madhe, i cili bënte transmetime të drejtpërdrejta të lojës Fortnite në Youtube, kishte mbledhur rreth 2.3 milionë euro nga reklamat në kanalin e tij, por u përjashtua nga loja pasi kishte përdorur hile, instalime që i shtohen lojës për t’i shënjestruar kundërshtarët më lehtë, në mënyrë automatike.

21:08
​Bayerni dhe Juventusi shënojnë fitore

Janë zhvilluar dy takimet e para kualifikuese të Ligës së Kamionëve të parapara për sot.

21:05
Hamburger me krimba, punonjësit: Janë më të shijshëm se mishi i viçit

Në Britaninë e Madhe ndodh çudia. Në një fermë në periferi të Londrës shërbejnë hamburgera me krimba që sipas stafit janë më të shijshëm se mishi i viçit

21:01
Interit i vijnë 18 milionë euro nga Rusia

Erdhi me shumë bujë në verën e vitit 2016 nga Sporting Lisbon, por rrugëtimi i tij tek Interi nuk shkoi ashtu siç pritej.

20:59
Mediat italiane thurin elozhe për Strakoshën: Një portier me mjaft cilësi, por duhet të përmirësohet….

Thomas Strakosha prej kohësh po zhvillon paraqitje shumë të mira me ekipin e Lazio-s, dhe shpesh herë vlerësohet maksimalisht nga mediat përtej Adriatikut.

20:51
Moti i keq “pushton” Shqipërinë! Erë dhe rrezik përmbytjeje, ç’do të ndodhë në 3 ditët e ardhshme

Tre ditët e ardhshme në Shqipëri pritet të karakterizohen nga reshje të shumta, erë dhe rrezik përmbytjeje.

20:41
Shpërndahet parlamenti britanik, Johnson: Përfundojmë Brexit-in ose ju pret një spektakël horrori

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale në Mbretërinë e Bashkuar për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit.

20:40
Skandali në Fiks Fare/ Fëmijë, emigrantë, të vdekur dhe të burgosur firmosin pro ndërtimit të HEC-it!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tepelenë. Një firmë, e cila duhej të merrte mendimin e banorëve për ndërtimin e një HEC-i ka falsifikuar firmat e tyre. Në listat e firmës kanë emra apo kanë firmosur fëmijë, emigrantë, persona që kanë ndërruar jetë, madje edhe një i burgosur.

20:32
Sinjalet e trupit që nuk duhen injoruar!

Puna, shqetësimet që mund të hasësh përgjatë ditës të bëjnë që të humbasësh mendjen edhe në rastet kur bëhet fjalë për shëndetin.

20:29
Rrëmbehet aeroplani? “Situatë e dyshimtë” në aeroportin Schiphol të Amsterdamit

Policia Ushtarake Mbretërore Hollandeze po heton një “situatë të dyshimtë” në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit, tha një zëdhënës për CNN.

20:24
Ç’duhet të bëni nëse vuani nga pagjumësia

Gjumi është shumë i rëndësishëm për qetësinë trupore edhe atë mendore.

20:19
Soda e bukës, magjike për shëndetin e flokëve dhe rritjen e tyre

Flokët janë një aset shumë i rëndësishëm për paraqitjen e jashtme. Ekspertët këshillojnë trajtimet në mënyrë natyrale për ta ushqyer dhe mirëmbajtur ato.

20:18
​Për shkak të protestave, Iraku ka shënuar humbje prej 6 miliardë dollarësh

Protestat antiqeveritare në Irak të nisura që nga fillimi i muajit tetor, kanë shkaktuar humbje prej më shumë se 6 miliardë dollarë, deklaron një zyrtar ushtarak.

20:08
Maas: Njoftimi i presidentit Rohani, i papranueshëm

Ministri i Jashtëm gjerman i kërkoi Iranit të kthejë vendimin e papranueshëm të tij, të marrë një ditë më parë, për të rifilluar aktivitetet e pasurimit të uraniumit deri tani të ngrira.

20:03
Kamioni del nga rruga në Berat, aksidentohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar, teksa po udhëtonte me kamion në rrugën dytësore Bogovë-Ujavara e Bogovës në Berat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua duke marrë dëmtime në kokë dhe në gjymtyrë.

20:02
Përkthimi i ri i “Iliadës” – Botohen 16 mijë vargjet e veprës së antikitetit

Rreth 16 mijë vargje të “Iliadës” së Homerit, sapo panë dritën e botimit në shqipen standarde nën përkthimin e Llambro Rucit. Ajo është në formën e një poeme, ashtu siç edhe këndohet në teatrot greke. Një vepër madhore që dikur Naimi filloi të përkthente e që shumë breza shkollorë e kanë pasur në tekstet e tyre.

19:55
71% e shqiptarëve nuk kursejnë, 27% e mbyllin muajin me shumë vështirësi

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare realizoi një anketim që dha këto rezultate, 27% e shqiptarëve me zor e mbyllin muajin dhe nuk kanë para mjaftueshëm për ushqime. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq, krahasuar me vendet e rajonit. Gati 71% e të anketuarve deklaruan se nuk kursejnë dot, nuk heqin dot mënjanë para nga rrogat e tyre.

19:52
Fermerët: Nuk po shesim. Çmimet e perimeve shumë herë nën koston e prodhimit

Për fermerët e Lushnjes sot ishte ditë pazari, edhe besniku si shumë fermerë të tjerë sot provoi fatin ai nxori në treg 5 ton speca, por fatkeqësisht nuk shiti asgjë.

19:50
SHBA paralajmëron Gjermaninë: Kujdes nga kërcënimi rus!

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan aleaten e rëndësishme evropiane, Gjermaninë, mbi kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, ndërkohë që Berlini përgatitet të shënojë 30 vjetorin e rënies së Murit.