Janë zhvilluar dy takimet e para kualifikuese të Ligës së Kamionëve të parapara për sot.

Bayern Munchen e ka mposhtur me lehtësi Olympiacosin, me rezultat 2-0, transmeton KosovaPress.

Bayerni e kryeson Grupin B me 12 pikë dhe ka siguruar kualifikim në mesin e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve.

Kurse në ndeshjen tjetër, kampioni i Italisë, Juventusi ka arritur me shumë mund të shënojë fitore ndaj Lokomotiv Moscow (1-2). Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1 dhe kur pritej që loja të përfundojë me barazim, Costa arriti që ta tund portën e klubit rus, duke ia siguruar kualifikimin klubit të tij në fazën tjetër garave.

Juventusi i prinë Grupit C me 10 pikë, i ndjekur me Atletico Madrid me 7 pikë, po që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshjet tjera të parapara për sonte në Ligën e Kampionëve fillojnë në ora 21:00.

Top Channel