Incidentet e ndoshura në fundjavë në futbollin shqiptar ishin në fokusin e Komisionit të Disiplinës që mori vendime të ashpra, sidomos në ligat inferiore ku pati trazira serioze.

Dy futbollistë të skuadrës së Këlcyrës janë pezulluar përjetësisht nga aktiviteti, për shkak të sjelljes në ndeshjen ndaj Maliqit.

Dhuna ndaj lojtarëve miq i ka sjellë goditjen më të rëndë në karrierë, Saimir Kules dhe Aristidh Colit që nuk do të jenë më, në futbollin profesionist në asnjë aktivitet.

Edhe te skuadra e Erzenit do të vendoset për incidente ndaj Korabit, ngjarje për të cilat është pezulluar përkohësisht zyrtari Altin Keci. Por një dënim sa i çuditshëm aq edhe serioz vjen për Vllazninë.

Sektori VIP i stadiumit Loro Boriçi, si dhe tribgunat kryesore A dhe B do mbyllen për dy ndeshje. Shkak për këtë është bërë protesta pas golit të Bylisit. Ironike për vendimin, është fakti që në këtë pjesë të impiantit janë persona të përzgjedhur dhe të ftuar, e në fundjavë ishin pkërisht ata më problematikët në Shkodër.

Nuk i shpëtoi dënimit as trajneri i skuadrës kuqeblu, Mirsad Jonuz. Ky i fundit që ndjen presionin e shkarkimit, do të mungojë në dy ndeshje për protesta ndaj arbitrave.

Top Channel