​Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas së cilave Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 178 vota ose 21.16 përqind dhe do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me 25 deputetë.

Në këtë listë janë dhjetë deputetë të legjislaturës së kaluar dhe katër ministra në detyrë. Ndërkohë, janë 15 deputetë të rinj.

Sipas listës zyrtare të KQZ-së, më së shumti vota ka marrë lideri i kësaj partie, Kadri Veseli me 146 763 vota, e pas tij Uran Ismaili, i cili ka marrë 28 250 vota.

Prej deputetëve të rinj më së shumti vota ka marrë Ferat Shala me gjithsej 18 334 vota. Ndërsa, më së paku ka marrë Valdete Idrizi me 6 236 vota.

PDK në zgjedhjet e vitit 2017, ka qenë në koalicion me AAK-në dhe Nismën, ku ka marrë 245 646 vota ose 33.74% përqind dhe ka pasur 39 deputetë. /KosovaPress/

Top Channel