Kriza mes Ukrainës dhe Polonisë thellohet, Zelensky kthen urdhrin më të lartë shtetëror pas deklaratave të presidentit polak Presidenti amerikan Donald Trump, konfirmoi takimin me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, javën e ardhshme në Uashington.
Trump shkroi sot në Twitter se planifikon të diskutojë çështjen e Sirisë, terrorizmit dhe përfundimin e armiqësive me kurdët.
Presidenca turke konfirmoi se palët zhvilluan një bisedë telefonike dhe Erdogan do të vizitojë SHBA-në.
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi një rezolutë që bëri njohjen e gjenocidit armen nga Perandoria Osmane, duke zemëruar kështu Turqinë që këmbëngul se nuk ka patur gjenocid.
Kongresi, përgjithësisht është i pakënaqur me Turqinë për pushtimin e Sirisë dhe deputetët kryesorë kanë akuzuar Trump për lejimin e sulmit ndaj kurdëve sirianë.
Aleati kryesor amerikan në mposhtjen e Shtetit Islamik ishte një forcë e udhëhequr nga kurdët në Siri.
Top Channel