“Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh”, Papa për Trump: Ata që manipulojnë fenë dhe vetë emrin e Zotit… 16/04 15:03
Të paktën 37 persona janë vrarë dhe 60 të plagosur nga një sulm që u bë ndaj karvanit të punëtorëve të një ndërmarrjeje minerare në Burkina Faso.
Pesë autobusët që transportonin stafin e firmës kanadeze Semafo u zunë pritë të mërkurën rreth 40 km (24 milje) nga qyteti lindor i Boungou, thonë autoritetet.
Kujtojmë që vendi i Afrikës Perëndimore është përballur nga një kryengritje islamike që ka vrarë qindra njerëz në vitet e fundit.
Ushtria ka luftuar ndaj këtij grupi për të evituar dhunën që vjen nga përtej kufirit. Grupet kryengritëse dyshohet se vijnë nga fqinjët e Malit.
Top Channel