Erdhi me shumë bujë në verën e vitit 2016 nga Sporting Lisbon, por rrugëtimi i tij tek Interi nuk shkoi ashtu siç pritej.

Bëhet fjalë për Joao Marion, mesfushori që këtë vit po luan si huazim me të drejtë blerje tek Lokomotiv Moscow. Portugezi ka bindur trajnerin Youri Semin me paraqitjet e tij dhe në muajin që lamë pas luzitani u shpall si lojtari më i mirë i muajit.

Klubi rus ka vendosur ti paguajë Interit 18 milionë eurot e premtuara në rast të ushtrimit të blerjes. Këto para ekipi i Interit do ti investojë përsëri në merkato, pasi tEkniku Antonio Conte ka deklaruar disa herë që mungojnë lojtarë në organikën e ekipit.

Top Channel