Në malin e Taraboshit, ekipet e OSHEE Shkodër ndodhen në terren për riparimin e fiderit 8, rrjeti i tensionit të mesëm, që furnizon banorët e zonës (Zogaj, Shirokë), por edhe antenat e televizioneve.

Sikurse paraqitet nga pamjet, kushtet e motit vështirësojnë punën e grupeve të OSHEE Shkodra 3, ndërsa dëmet janë shkaktuar në kabina dhe përcjellësa.

Top Channel