Dega e PD në Shkodër thotë se mësuesit e qytetit të Shkodrës “akoma nuk kanë marrë pagat e tyre, shpërblimin për mundin e tyre gjatë muajit tetor”.
Të paktën 14 skelete mamuthësh janë zbuluar në Meksikë, të ngecur në kurthe që kanë qenë ndërtuar nga njerëzit rreth 15 mijië vite më parë.
Një 61 vjeçar në Kamëz ka rënë në prangat e policisë pas konfliktit verbal që pati me disa punonjës të bashkisë së Kamzës, por që sipas autoriteteve, përplasja mund të përfundonte në një ngjarje të rëndë kriminale.
Fustanella është një prej veshjeve tradicionale më tipike në rajonin e Ballkanit, kryesisht në Shqipëri e Greqi ku fustanella cilësohet si veshje popullore kombëtare.
Një koalicion eventual në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të tkurrë edhe numrin e Ministrive.
Nxënësit e shkollave të kryeqytetit po i kushtojnë një rëndësi të veçantë teknologjisë së informacionit. Teknologjia është e ardhmja dhe të vegjlit duan të mësojnë sa më shumë rreth saj.
Dy gjyqtarë kanë arritur të kalojnë sot procesin e vetting-ut. Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur Kualifikimit.
Francesco Rocca, President i Kryqit të Kuq Italian gjatë fjalës së tij në konferencën që po zhvillohet në Romë, ku i pranishëm është edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se në shpëtimin e Alvinit ka luajtur një rol thelbësor, Gjysmë Hëna Siriane dhe vullnetarët kurdë, që e nxorën fëmijën nga kampi.
Për 16 javë bashkëpunimi i West Side Family me Eranda Libohova, “Marinela”, ka mundur të përballojë konkurrencën e prurjeve të reja muzikore në ‘The Top List’, por kjo javë ka rezultuar fatale për të, duke mbetur jashtë listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Nёse lexon gazetat e Rumanisё tё 11 nёntorit 1989, tё duket, se nuk ka ndodhur asgjё e rёndёsishme nё botё. Me pёrjashtim tё “fjalimit mjeshtёror tё shokut Nicolae Ceausescu nё plenumin e zgjeruar tё Komitetit Qendror tё Partisё Komuniste tё Rumanisё”, sikurse shkruan organi i partisё “Scînteia” (“Shkёndija”), nё tё cilin kreu i shtetit dhe i partisё rumune lёvdonte me tё madhe “programin e shkёlqyer pёr punёn dhe luftёn revolucionare tё tё gjithё popullit si dhe pёr “plotёsimin shembullor tё detyrave ekonomike”.
Partia Demokratike ka publikuar një mesazh që banorëve të Mirditës u ka mbërritur nga Platforma e Bashkëqeverisjes lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në Fan.
Pas përfundimit me sukses të operacionit të kthimit të Alvinit në shtëpi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë se bashku me autoritetet italiane nga Roma.
Në kuadër të nismës “U’ jam Arbëresh”, Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në rajonet e banuara nga arbëreshët në Kalabri dhe Pulja.
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë konfirmoi se sot rreth orës 06:15 një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni.
Një grup personash, kanë goditur dje me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës në zonën e Astirit.
Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në ora 10:00 të ditës së sotme.
Në një banesë në fshatin Drashovicë policia ka sekuestruar 9.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.
Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi ishin të kërkuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Një polic meksikan, pjesëtar i forcave elitare e që ndihmoi me arrestimin e djalit të El Çapos, është qëlluar 150 herë te parkingu i një qendre tregtare.
Një pronar lokali dhe dhe kamarieri janë proceduar penalisht nga policia pasi ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit.
Të paktën gjashtë persona janë qëlluar për vdekje nga forcat irakiane të sigurisë në Bagdad, dhe katër të tjerë u vranë në Basra, pas përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe protestuesve antiqeveritar.
Një tërmet i shkallës 2.1 Rihter ka goditur sonte rajonin e Gjilanit.
Pentagoni thotë se të ardhurat nga fushat e naftës në veri-lindje të Sirisë – që mbrohen nga forcat e SHBA-së – do të shkojnë për luftëtarët aleatë kurdë dhe jo në arkat e Uashingtonit.
Alvin Berisha mbërrin në Itali. 11-vjeçari me origjinë shqiptare u transferua me një fluturim të planifikuar.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të kemi reshje dhe stuhi shiu.
Kreshnik Spahiu bëri debat të fortë me Ervin Salianji mbrëmë në Open në Top Channel.
Një tërmet i fuqishmë me magnitutë 5.8 ka shkaktuar vdekjen e të paktën 5 personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve.
Java e 12 e Kategorisë Superiore do të hapet me atë që konsiderohet si Klasikja e futbollit shqiptar, sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë në Selman Stermasit, një sfidë kjo që do të luhet pa tifozë pas dënimit të Tiranës nga ana e Komisionit të disiplinës për shkak të ngjarjeve të ndodhura në derbin me Partizanin.
Ftoi ka vlera të shumta terapeutike. Pjesë të shumta të kësaj peme përdoren kundër disa sëmundjeve. Lëvorja e pemës rekomandohet për trajtimin e ulçerës.
Kanceri është një nga sëmundjet me vdekshmërinë më të lartë në botë. Të dhëna e autoriteteve zyrtare tregojnë se në vendin tonë çdo vit regjistrohen rreth 5500 raste të reja me këtë sëmundje. Numër më të lartë të të prekurve shënojnë kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit. Instituti i Shëndetit Publik thotë se numri i meshkujve të prekur nga kanceri është 4 herë më i lartë se i femrave.
7 vjet nga vdekja tragjike e Whitney Hoouston, mikja më e ngushtë e saj Robyn Crawford ka publikuar një autobiografi që shkaktoi jo pak reagime.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka dhënë një intervistë për The Economist ka folur për NATO-n.
Një këshilltare për çështjet e jashtme të nënpresidentit Mike Pence po dëshmon sot pas dyerve të mbyllura në hetimin që ka në shënjestër Presidentin Donald Trump dhe që synon ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti kërcënimin e tij për “hapje të dyerve” ndaj Evropës për refugjatët sirianë, nëse Bashkimi Evropian nuk i jep ndihmë shtesë për ta.
Demokratët në Shtetet e Bashkuara po festojnë fitoret në zgjedhjet në shtetet e Virxhinias dhe Kentakit që ndoshta mund të jenë tregues të vështirësive që mund ta presin Presidentin Donald Trump në fushatën e tij për të fituar një mandat tjetër në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone njofton se votuesit në periferi të zonave urbane votuan me shumicë dërrmuese për demokratët të martën, duke u dhënë atyre një avantazh që ata mund ta përdorin kundër presidentit në vitin 2020.
Në herën e parë që zbarkon për tu ndeshur me përfaqësuesen e Kosovës në Prishtinë, kombëtarja angleze e futbollit ka përzgjedhur një listë plot lojtarë të rinj dhe premtues për transfertën e këtij muaji.
Sevilla që triumfoi 2-5 ndaj Dudelange në transfertë dhe u ngjit në kuotën e 12 pikëve për meritë të El Haddadi dhe Dabbur me të parin që realizoi tre herë dhe izraelitin që shënoi dy golat e tij të parë me fanellën e Sevillas.
Me ndihmën e 3 shqiptarëve në fushë që nuk u aktivuzuan njëkohësisht, Bazel doli me sukses në impenjimin e vështirë ndaj Getafes në Europa Ligë, duke fituar 2-1.
Gazetari Carlo Bolino bëri një apel për të gjitha mediat në Open në Top Channel.
Lidhjet mes krimit dhe politikës? kjo është pyetja që ndezi debatet në Open në Top Channel në pjesën e tretë.
Valentina Vignali ndoshta po e ekzagjeron pak. Modelja italiane, njëkohësisht lojtarë basketbolli profesioniste, vazhdon të tregojë në rrjetet sociale hiret e saj.
Brenda 24 orëve, dy fëmijë kanë rënë nga dritaret dhe kanë vdekur në qytetin e Londrës.
Gazetari Flamur Vezaj dha disa detaje mbi atentatin e ndodhur më 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ku të plagosur mbetën Arjan Ndoja, prokuror i Durrësit, dhe Aleksandër Laho, i njohur si “i forti i Sukthit”, ndërsa shoferi Andi Maloku humbi jetën ditën e sotme.
Debatet vazhdojnë në emisionin “Open” në Top Channel mes gazetarit Enton Abilekaj dhe deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.
Rodrygo i ka habitur të gjithë me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit. Në fitoren 6 me 0 ndaj Galatasaray-t talenti brazilian realizoi tre gola duke hyrë në historinë e “Uefa Champions League”.
Debate të forta po zhvillohen në “Open” në Top Channel teksa po flitet për dosjet e gjetura në makinën e prokurorit Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat në autostradën Durrës-Tiranë, më 1 nëntor.
Një pedofil që ishte dënuar me 17 vite burg pasi kishte abuzuar foshnja gjashtë muajsh dhe fëmijë të vegjël, është gjetur i vdekur në burg.
Ndonëse 5G nuk është shtrire ende në të gjithë botën, beteja midis superfuqive, siç është rasti i SHBA-së dhe Kinës, vijon të jetë e lartë. Secili shtet synon të ketë kontroll mbi rrjetet 5G në shtete të ndryshme për shkak edhe të sigurisë kibernetike.
Drejtuesit e Wolverhapton janë vendosur në kërkim të një mesfushori dhe shikojnë si lojtarin e duhur për të shtuar në organikën e tyre, mesfushorin e Milanit Franc Kessie.
Sot 33 vjeçe dhe e njohur në të gjithë botën, Emilia Klark realizoi ëndrrën e saj në vitin 2011, kur përfundoi xhirimi i sezonit të parë të Fronit të Shpatave, që më pas u kthye në një prej serialeve më të ndjekur.
Paul Raynard është një kërkues thesaresh në Irlandën e Veriut i cili zbuloi një thesar të vërtetë me monedha ari 500 vjeçare, ndërkohë që kishte dalë për të kërkuar unazën e humbur të një shoku të tij.
Një ish-udhëheqës i rebelëve të Kongos u dënua me 30 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Në vitin 2020, Serbia planifikon të dërgojë në Kosovë rreth 89 milionë euro të parave të taksapaguesve të saj. Kjo parashikohet në projektligjin për buxhet, të cilin Qeveria e ka dërguar për shqyrtim në Parlamentin e Serbisë.
Tjetër humbje pothuajse identike me atë të 2 javëve më parë për Lazion ndaj Celtic Glasgow. Këtë herë skocezët triumfuan 2-1 brenda në Romë, sërish me përmbysje dhe sërish me një gol në fund, një finalizim i Ntcham në të 95-ën, që kualifikon Celtic në fazën tjetër të Europa League dhe pothuajse eliminon Lazion që tashmë ka shanse fare minimale për të avancuar më tej.
Personazhi i filmit të animuar “Shrek”, është frymëzuar nga një person i vërtetë. Maurice Tillet me origjinë franceze ishte rreth 20 vjeç kur ju zhvillua një sëmundje e rrallë që shkaktonte rritjen e kockave në forma të pazakonta.
Tentativa për të vrarë prokurorin Arjan Ndoja mori një kthese tjetër pasi Top Channel duke iu referuar burimeve nga hetimi raportoi se në makine janë gjetur disa dosje mes tyre edhe ajo e pronave të gjyqtarit të vrarë Skerdilian Konomi.
Antonio Conte nuk është aspak i kënaqur me kontingjentin e lojtarëve që ka në dispozicion. Këtë gjë tekniku e ka shprehur edhe në deklaratat për shtyp në ndeshjet e fundit. Drejtuesit e ekipit zikaltër i kanë dëgjuar kërkesat e teknikut dhe priten që të hidhen në kërkim të lojtarëve për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit.
Pas fjalëve të Arsene Wenger se nuk është kontaktuar në asnjë moment nga drejtuesit e Bayern Munich edhe pse francezit 70-vjeçar do t’i pëlqente të ulej në stolin e kampionëve të Gjermanisë ka ardhur edhe përgënjeshtrimi i Bild, gazetës së njohur gjermane që bëri publik lajmin se Wenger ishte shumë pranë stolit të bavarezëve.
Sasi të vogla kanë shumë përfitime shëndetësore, por çfarë ndodh kur tejkaloni dozën e rekomanduar ditore?
Një plazh në Finlandë është mbuluar nga mijëra copa akulli në formë veze, për shkak të një dukurie të rrallë natyrore.
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka theksuar se thirrja për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë e Kadri Veselit, është vetëm vazhdim i padrejtësive sistematike dhe qasjes së njëanshme ndaj UÇK-së dhe Kosovës në përgjithësi.
Në tre shkolla të Kamzës “Nënë Tereza”, “Demokracia” dhe “Korb Muça” mësueset e klasave të para dhe një mësues i klasës së pestë , kanë përcaktuar në listën që ju kanë dhënë nxënësve edhe librarinë ku duhet t’i blejnë mjetet mësimore, e cila quhet librari “Fabler” në Kamëz.
Qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit nuk kanë vendosur vetëm për një qasje të re qeverisëse por edhe frymë të re politike brenda Kuvendit të Kosovës.
Modelja që qëlloi me armë pranë shtëpisë së një hoxhe është Suzana Tahri, sipas mediave të ndryshme kosovare, një 28-vjeçare që ka qenë pjesë e programit televiziv “Shpia e Kosovës”, reality show.
Një foshnje vdiq që në bark të nënës, dhe pasi lindi i vdekur u pa që kishte shumë drogë në organizëm, gjashtë herë më shumë se ç’do të nevojitej për ta vrarë qëllimisht.
Kulla është një term bashkëkohës, i cili përbën shqetësim për tre artistë. Dhe për të mos qenë lindor, termin kullë e zëvendësojnë me Tower.
Top Channel ka zbardhur draftin e demokratëve, i cili parashikon identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik të votave.
Shkrirja e akullit të Arktikut të shkaktuar nga ndryshimi i klimës po ushqen përhapjen e një virusi vdekjeprurës që po vret fokat, vidrat dhe luanët e detit, ka zbuluar një studim i ri.
Kur të gjithë mendonin se plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese kishte hyrë në rrugë të mbarë, krijohet ngërçi i radhës.
Tre parti të vogla politike britanike njoftuan sot një pakt zgjedhor në përpjekje për të siguruar më shumë anëtarë të parlamentit që mbështesin qëndrimin në Bashkimin Evropian.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi se NATO kërcënohet prej “vdekjes së trurit”, dhe se vendet evropiane nuk mund të mbështeten më tek mbrojtja e SHBA-së për aleatët e saj.
Ligji për nëpunësin civil, është i pari i një paketë të gjerë legjislative që pritet të preken në kuadër të reformës zgjedhore.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklarohet i gatshëm të pajtohet me fillimin e negociatave me Shkupin, vetëm nëse gjatë muajve të ardhshëm reformohet procedura e zgjerimit dhe vazhdohen reformat e brendshme.
Audi Sport do të ofrojë një edicion të ridizajnuar dhe të azhurnuar të R8 LMS GT4 nga sezoni i ardhshëm në ekipe private në të gjithë botën.
Anglia ka bërë publike listën për dy ndeshjen e nëntorit, asaj ndaj Malit të zi dhe Kosovës.
Sipas prestigjiozes gjermane “Blind” Arsene Wenger do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich. 70-vjeçari francez aktualisht është duke punuar në Katar, në kanalin TV beIN Sports, si ekspert i kompeticionit “Uefa Champions League”. Blind shkruan se Wenger është emri i preferuar nga drejtuesit e klubit gjerman për të marrë drejtimin e ekipit.
Federata Franceze e Futbollit ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë në dispozicion të trajnerit Didier Deschamps për dy eliminatoret e fundit të Euro 2020, me Moldavinë, në Paris, më 14 nëntor, dhe me Shqipërinë në “Arena Kombëtare” më 17 nëntor.
Frederico Bernardeschi ishte një element kyç në skemat e Maksimiliano Alegrit sezonin që lamë pas, ndërsa këtë vit nuk shikohet si i tillë nga trajneri Maurizio Sarri, i cili shikon si zëvendësues të dyshes Higuain-Ronaldo,brazilianin Daglas Costa dhe argjentinasin Paul Dybala.
Dy raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas vizitës që zhvilluan në Tiranë, ku u takuan me aktorët kryesorë politikë.
Përpjekja serbo-ruse për ta penguar Kosovën po vazhdon me intensitet të lartë. Përveç lobimit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në shtete të ndryshme, tashmë agresioni serbo-rus është drejtuar në institucionet më të larta evropiane.
Kalifornia është duke hetuar zbulimin e informacionit të përdoruesve të Facebook për Cambridge Analytica dhe partnerët e tjerë.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës brenda dy-tri ditëve të ardhshme pritët të formalizojnë marrëveshjen politike për qeverisjen e ardhshme. Në takimin e fundit të grupeve punuese të këtyre dy partive, u tha se janë pajtuar po thuajse për gjitha çështjet programore, por pa diskutuar ende për ndarjen e posteve.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka reaguar pas lirimit të Alvin Berishës nga kampi al-Hol në veri të Sirisë. Conte falenderon të gjitha organizatat ndërkombëtare që bashkëpunuan në këtë operacion, autoritetet italiane, si dhe autoritetet shqiptare.
Turqia duhet të hapë derën e Evropës për refugjatët sirianë nëse Bashkimi Evropian nuk i siguron Ankarasë mbështetje të mjaftueshme, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke shtuar se Turqia nuk mund të bartë vetëm barrën.
Jo vetëm që nuk pranoi se ka lidhje me oligarkinë, por kryedemokrati Lulzim Basha foli në Vlorë edhe për planin që ka për të çarmatosur oligarkinë nga instruementat me të cilat kap shtetin dhe pushtetin.
Ka ndërruar jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja të cilit i bënë atentat para pak ditësh.
Janë publikuar pamjet e operacionit policor “Filiali”, që çoi në pranga pesë persona.
Është publikuar momenti kur Alvin Berisha dërgohet në duart e sigurta të anëtarëve të Kryqit të Kuq Italian. Djali me origjinë shqiptare qëndroi i vetëm për një kohë të gjatë në kampin al-Hol në veri të Sirisë, ku ishte dërguar nga nëna e tij, e cila u vra gjatë një bombardimi.
Policia e Nju Jorkut po heton një vrasje të dyfishtë dhe vetëvrasje që është kryer nga një babai i divorcuar.
Në takimin që po zhvillon me qytetarë të Vlorës, kryeopozitari Lulzim Basha ka shpalosur planin e tij qeverisës që synon edhe nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri.
Policia ka zbardhur vjedhjen e filialit të postës në Krujë, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor, si dhe ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e personave të përfshirë.
Në promovimin e filmit të fundit, Scarlett Johansson u shfaq në një kombinim sfidues që nxori në pah të gjitha linjat në trupin e saj.
Vajza e presidentit të ekipit të Tiranës Refik Halili, Goldi, ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth angazhimit administrativ në ekipin e bardhebluve.
Muaj më parë, reperi nga Gjilani, Fero dhe partnerja e tij, modelja Arbenita Ismajli bënë bujë në mediat rozë me lidhjen e tyre e cila vazhdon të komentohet ende edhe sot.
Kina ka filluar zyrtarisht hulumtimin për gjeneratën e gjashtë të internetit celular – 6G.Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës njoftoi se ka ngritur një grup pune për të punuar në 6G.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Twitter në lidhje me thirrjen që i është bërë Kadri Veselit për të dëshmuar në Gjykatën Speciale të Hagës.
I ftuar në Top Talk sot regjisori Kujtim Çashku hoqi vija paralele mes historisë së hebrenjve dhe shqiptarëve në fatin e tyre historik. Ai e lidhi këtë më arsye historike dhe faktike në raport me shumë momente që kombet tona kanë kaluar që nga lashtësia e tyre. Gjuha është simboli i mbijetesës thotë Çashku që flet edhe për kohët moderne të shqiptarëve, prosperitetin e tyre dhe shpresën se kombi ynë dhe pse i vendosur në 5 shtete do të dijë të rrugëtojë në drejtimin e duhur pavarësisht pengesave apo ndalesave momentale.
Gerta Heta ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, shoqëruar nga tre mikeshat e saj të zemrës Rezarta, Aolta dhe Daniela, të cilat rrëfyen sekretet e miqësisë 26 vjeçare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, sipas së cilave Partia Demokratike e Kosovës ka 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës.