Top Channel ka zbardhur draftin e demokratëve, i cili parashikon identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik të votave.

Ekspertët zgjedhor të PD-së, propozojnë që  rezultati të dalë direkt në qendrën e votimit, por më parë  zgjedhësit duhet  të identifikohen përmes paisjes elektronike të identifikimit, ndërsa për procesin e  votimit  propozohet të përdoret  paisja elektronike e votimit, e cila memorizon çdo votë si dhe ruan në një kuti të sigurtë, një kopje në letër të  votës së shprehur. Në mbyllje te procesit, paisja elektronike e votimit, siguron  rezultatin final për qendrën e votimit dhe  mundëson printimin e rezultatit për çdo përfaqësues të subjekteve politike prezent në qëndrat e votimit.

Numërimi i votave në qendrat e votimit nuk është një histori e panjohur për Shqipërinë, nga viti 1991 deri në 2001  plot pesë pale zgjedhje parlamentare dhe tre zgjedhje për pushtet vendor votuat u numëruan në qendrat e votimit, por në zgjedhjet e vitit 1996 dhe në veçanti, në ato të vitit 2001, pati akuza për manipulim të rezultatit zgjedhor në qendrat e votimit, ndaj kjo  formulë u ndryshua. Përdorimi i teknologjisë, sipas demokratëve jo vetëm do përshpejtojë nxjerrjen e rezutlatit, por do  sigurojë paprekshëmrinë e  vullnetit të qytetarëve.

  Komisionerët e rinj të zgjedhjeve. Komisioni: Pjesë e administratës, do trajtohen

Elda Menga

Top Channel