Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër 21/10 22:58
Një foshnje vdiq që në bark të nënës, dhe pasi lindi i vdekur u pa që kishte shumë drogë në organizëm, gjashtë herë më shumë se ç’do të nevojitej për ta vrarë qëllimisht.
Nëna e djalit, 25-vjeçarja Çelsi Beker, ka dalë para gjyqit për vrasje, pasi ka konsumuar sasi të mëdha droge gjashtë shtatzënisë.
Mjekët ligjorë në SHBA thanë se fëmija kishte aq shumë metamfetaminë në sistem, sa konsiderohej shifër e lartë edhe për të rritur.
Edhe djali i parë, tre-vjeçar, lindi me varësi nga metamfetamina, por autoritetet ia hoqën të drejtën e kujdestarisë qëkur ishte 2 ditësh dhe tani është mirë.
Top Channel