Konsumoi drogë gjatë shtatzënisë, gjykohet për vrasje

07/11/2019 20:02

Një foshnje vdiq që në bark të nënës, dhe pasi lindi i vdekur u pa që kishte shumë drogë në organizëm, gjashtë herë më shumë se ç’do të nevojitej për ta vrarë qëllimisht.

Nëna e djalit, 25-vjeçarja Çelsi Beker, ka dalë para gjyqit për vrasje, pasi ka konsumuar sasi të mëdha droge gjashtë shtatzënisë.

Mjekët ligjorë në SHBA thanë se fëmija kishte aq shumë metamfetaminë në sistem, sa konsiderohej shifër e lartë edhe për të rritur.

Edhe djali i parë, tre-vjeçar, lindi me varësi nga metamfetamina, por autoritetet ia hoqën të drejtën e kujdestarisë qëkur ishte 2 ditësh dhe tani është mirë.

FOTO GALERI
2/2
Foshnja vdiq që në bark të nënës, dhe pasi lindi u pa që kishte drogë në organizëm, gjashtë herë më shumë se ç’nevojitej për ta vrarë qëllimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA