Një koalicion eventual në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të tkurrë edhe numrin e Ministrive.

Nga 22 Ministri sa janë aktualisht, VV dhe LDK po mendojnë që Qeveria e re t’i ketë vetëm 12.Shumë nga to do të shuhen dhe do t’iu bashkohen Ministrive tjera.

Njëra ndër to mund të quhet edhe super Ministri.Detaje se si do të duket super Ministria i jep për KosovaPress nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të jetë Ministri në veti, por Ministri të tjera do të bashkohen me të. Për shembhull, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bashkohen më të, sipas njërit prej versioneve. Ministra e Punës jo e Mirëqenies Sociale, por vetëm e Punës. Po ashtu edhe një pjesë e Ministrisë së Inovacionit, po ashtu një pjesë e Ministrisë së Diasporës që merret me investime strategjike.

Do të thotë kjo Ministri do të bëhet një super ministri…Ministria e Inovacionit kalon tek Ministria e Arsimit dhe roli primar si Ministri nuk është, por si departament e ka për me mbështet hulumtimet shkencore”, thotë ai.Megjithatë Bislimi thotë se janë dy versione të formatit të Qeverisë por që sipas tij kanë dallime shumë të vogla.

Top Channel