Mbreti Charles ‘i pret oreksin’ Princit Harry dhe Meghan Markle, jep direktivën: Çifti vijon jetën private në MB, s’do ketë rikthim në detyra mbretërore 07/09 19:00
Dy raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas vizitës që zhvilluan në Tiranë, ku u takuan me aktorët kryesorë politikë.
Hunko dhe O’Reilly theksojnë se krijimi i Gjykatës Kushtetuese mund të ndihmojë në zbutjen e tensionit politik në Shqipëri, si dhe shprehen optimist për premtimin që kanë marrë se institucionet e reja të drejtësisë do të ngrihen deri në fund të vitit.
Dy raportuesit e KiE shprehen kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet parlamentare, por nga ana tjetër bëjnë thirrje për më shumë përpjekje nga mazhoranca për vendosjen e një dialogu.
Top Channel