Debatet vazhdojnë në emisionin “Open” në Top Channel mes gazetarit Enton Abilekaj dhe deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Debati ka nisur kur deputeti Qefalia kërkoi nga gazetarët që të mos ndërhyjnë në hetimin që po bëhet mbi atentatin e ndodhur në mbikalimin e Shkozetit, ku tashmë ka një viktimë, Andi Maloku, dhe dy të plagosur, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.

“Ju gazetarët jeni të aftë sa gjeni edhe autorin. Ju kërkoj të mos ndërhyhet në hetim”, ironizoi deputeti.

“Po jam dakort me zotin Qefalia. Nuk duhet ndërhyrë në hetim. T’i thotë Ramës mos të hyjë në hetim”, replikoi Abilekaj.

Por Qefalia i është përgjigjur: “Rama nuk na ndërhyrë. Ja dëgjoje fjalën e tij…”

“E keni pyetur ndonjëherë Ramën si e bëri shtëpinë se një herë thotë e kam bërë nga emigracioni dhe një herë nga gruaja”, ndërhyri Abilekaj ndërsa deputeti Qefalia po citonte fjalën e Ramës në Parlament.

  Atentati/ Abilekaj në “Open”: Makina nuk është e prokurorit, por e një biznesmeni

  Open/ Gazetari Flamur Vezaj: Ja ku u vodh makina nga e cila u bë atentati i Shkozetit

Top Channel