Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të kemi reshje dhe stuhi shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 10ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 19 ºC dhe në zonat bregdetare nga 13C në 19ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 12ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 14ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin në qytetet kryesore të vendit dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel