14:12
Tirana i kthehet normalitetit, rinis aktiviteti në shumicën e kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet
Sot, dita për fëmijët e kopshteve 11 dhe 52 në Njësinë 5, nisi me përrallën e Borëbardhës, e lexuar nga kryebashkiaku i Tiranës. I rrethuar nga dhjetra fëmijë, të cilët filluan si zakonisht mësimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliaj dha mesazhin se Tirana është e vendosur t’i kthehet jetës normale. Shumica e çerdheve dhe kopshteve publike të kryeqytetit hapën dyert në mëngjes për vogëlushët, pasi sipas tij, është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i kthehen normalitetit.