E martë, 14 Janar 2020
18:54
Kohë bilancesh në Itali, rritet ndjeshëm numri i tifozëve në stadiume

Juventusi u shpall kampion i dimrit në kampionatit italian, pasi arriti të mbyllë fazën e parë në krye me 48 pikë, dy më tepër se Interi i vendit të dytë, ndërsa pas 19 javëve të para, Liga e Serisë A ka bërë edhe bilancet paraprake.

18:48
Krahason Vucic-in me Milloshevicin/ Walker: Bota e di se masakra e Reçakut ka ndodhur!

Mohimi i masakrës së Reçakut nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e riktheu në kohë ish-shefin e OSBE-së, William Walker, kur të njëjtën gjë e kishte dëgjuar nga goja e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic.

18:43
Fjala “Inshallah” hyn në fjalorin e gjuhës gjermane

Fjala “inshallah”, e cila përdoret shumë shpesh në jetën e përditshme nga ana e myslimanëve, ka hyrë në fjalorin e gjuhës gjermane.

18:41
Haradinaj: Armiku në Reçak nuk i kurseu as pleqtë, as gratë, e as fëmijët

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka theksuar se Reçaku më 15 janar 1999, u vesh kuq e zi, me flamujt që mbulonin trupat e më të dashurve.

18:40
Suedia kërkon dëmshpërblim nga Irani për qytetarët e saj

Suedia deklaroi se kërkon dëmshpërblim nga Teherani për qytetarët e saj që humbën jetën në aksidentin e avionit ukrainas, i cili u rrëzua gabimisht nga Irani.

18:38
Përse shqiptarët vetëm shajnë në Facebook, profesori i psikologjisë Edmond Dragoti shpjegon arsyet

Profesori i Psikologjisë Edmond Dragoti shpjegon se përse shqiptarët janë kaq agresivë në rrjete sociale, shajnë e fyëjnë të tjerët dhe komentojnë në dritë negative pothuajse cdo gjë.

18:33
Reforma Zgjedhore, Oerd Bylykbashi: Do të realizohet jashtë parlamentit ilegjitim

I mandatuar nga opozita për të negociuar nisjen e punës së Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se kjo reformë nuk do të diktohet në asnjë rast apo mënyrë nga qeveria dhe se gjithë vendimmarrja për ndryshimet në kodin zgjedhor dhe implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, do të merret në mënyrë konsensuale jashtë Parlamentit ilegjitim.

18:31
Zbulohet sekreti i formave bombastike të Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez është më në formë se kurrë dhe për këtë meritat i ka Joga, një sport që e fejuara e Cristiano Ronaldos e aplikon shpesh.

18:25
Aktakuzë ndaj 2 shtetasve rus! Tentuan të hynin në Kosovë në rrugë të paligjshme

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ngriti të martën aktakuzë ndaj dy shtetasve rus, të cilët u kapën nga policia e Kosovës gjatë një përpjekjeje për të hyrë nga Serbia në Kosovë, në rrugë të paligjshme.

18:21
Albin Kurti tregon ofertën e fundit për LDK

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka publikuar ofertën e fundit që ia ka bërë partnerit të tij në bisedime, LDK-së, për arritjen e një marrëveshje për formimin e Qeverisë së ardhshme.

18:21
Nga Edi Rama te Saimir Tahiri, ka një arsye pse politikanët shqiptarë po mbajnë mjekër

Pedagogu dhe politologu Ermal Hasimja, ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u fol për mjekrën, si një detaj që ka marrë vëmendjen e shumë politikanëve së fundmi.

18:21
Tortë, lule dhe puthje në buzë… Aktori i njohur surprizon të shoqen në emision

Aktori i njohur Genti Kame ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, bashkë me bashkëshorten e tij, ish-konteshën franceze, nga ku treguan historinë e tyre të bukur të dashurisë.

18:20
Gruaja e vrasësit të kryeministrit izraelit krijon parti politike

Gruaja e Jigal Amir, i cili vrau kryeministrin e Izraelit Jicak Rabin 24 vjet më parë, ka shpallur zyrtarisht një parti të re politike përpara zgjedhjeve parlamentare të 2 marsit.

18:19
Alketa, moderatore e festivalit më të rëndësishëm në Itali! Do të prezantojë krah emrave të njohur si…

Alketa Vejsiu do të realizojë atë që nuk e ka bërë asnjë moderator tjetër shqiptar: do të prezantojë Sanremon e këtij viti krah emrave të njohur si Monica Bellucci, Antonella Clerici, Diletta Leotta, Sabrina Salerno, Goergina Rodriguez, apo Mara Venier.

18:18
Përplasi derën e dhomës gjatë një sherri me të ëmën, dënohet 17-vjeçari

Një i ri britanik është nxjerrë përpara gjykatës sepse përplasi derën e dhomës së tij gjatë një sherri me të ëmën, që ka lajmëruar për këtë arsye policinë.

18:14
Arrestime në Tiranë për tërmetin. Në pranga ish kryetarë të komunave dhe ndërtues (Emrat)

Policia ka nisur egzekutimin e urdhërave të arrestimit për 24 persona. Urdhërat kanë dalë si pjesë e hetimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Në kërkim janë kryekomunarët e Kasharit, Besnik Fuçia dhe ai i Farkës, Fatbardh Plaku.

18:05
Lëvizjet e para në merkaton e Inter, në zyrat e klubit mbërrin agjenti i lojtarit të Veronës

Napoli ka një akord paraprak me Veronën për blerjen e mesfushorit maroken Sofyane Amrabat për shifrën e 15.6 milionë eurove në verën e ardhshme, por presidenti De Laurentiis nuk po gjen gjuhën e përbashkët me vetë futbollistin.

17:59
Gjermani/Islamistët thuhet se kishin përgatitur sulme

Në katër lande të Gjermanisë policia kontrolloi shtëpi dhe apartamente. Ekzistojnë dyshime se prej atje qenë planifikuar sulme. Të dyshuarit besohet se nuk kanë avancuar me planet e tyre.

17:59
Kryeministri kanadez përplaset me SHBA: Keni edhe ju faj për rrëzimin e avionit

Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar në Iran do të ishin ende gjallë, po te mos kishte ekzistuar përshkallëzimi i fundit i tensioneve, që pjesërisht, u nxit nga Amerika.

17:55
Shtëpi horror! Jashtëqitje, miza dhe gjilpëra, 7-vjeçari jetonte me prindër të varur nga droga

Mbeturina ngado, jashtëqitje, miza, gjilpëra heroine, erë myku dhe tym i dendur cigaresh.

17:54
Presidentja e KE-së: Periudhë e rëndësishme për raportet BE-Ballkan

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Europian duhet t’i përmbushë premtimet që u ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin e zgjerimit.

17:48
Fenomen i jashtëzakonshëm! Malet në Arabinë Saudite zbardhen nga dëbora – Foto

Malet Madian, në veriperëndim të Arabisë Saudite janë zbardhur nga dëbora, ndërsa në Zvicër këtë fundjavë nuk kishte asnjë flokë bore, ndaj për garat e kupës së botës në ski, u desh të përdorej borë artificiale.

17:44
Jetonte me 30 lekë në ditë prej 5 vitesh, ndërron jetë studentja

Një studente kineze në vitin 2019 bëri jehonë në mediat online pasi ajo jetonte prej disa vitesh me 2 yuan në dit, që janë afërsisht 30 lek, sa për të blerë tre simite.

17:42
Reforma Zgjedhore, Kryemadhi: Të miratohet pa humbur kohë, opozita mori përgjegjësinë e saj para shqiptarëve

Pas uljes në një tryezë të përbashkët të opozitës jashtëparlamentare dhe mazhorancës sa i takon Reformës Zgjedhore ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

17:38
Përplasja jonë me galaktikën tjetër ka filluar, tashmë po formohen yje të reja

Kur dëgjojmë për përplasjen e galaktikës sonë të Rrugës së Qumështit me dikë tjetër, menjëherë mendojmë për Andromeda – një galaktikë e madhe spirale që duhet të përplaset me tonën pas rreth katër miliardë vjetësh.

17:37
Endrit Doklen e refuzoi edhe Kushtetuesja, por e liroi gjykata e Krujës

Historia e gjyqeve të rivalit të Lulzim Berishës. Dokel u dënua me burgime të përjetshme pas dëshmisë së Adriatik Colit, ish anëtari i bandës së Durrësit rrëfeu në gjykatë të gjitha vrasjet.

17:29
Vrasje me pagesë, rrëmbime! “Zonja e vdekjes”, 21-vjeçarja që u vra pas përleshjes me policinë meksikane

Shefja e narko-kartelit meksikan, Maria Gualdalupe Lopez Esquivel, 21 vjeçe, e njohur si La Catrina, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat vendase të rendit.

17:20
Edhe qentë mund të ofendohen dhe zemërohen me pronarin, ekspertët zbulojnë shenjat

Qentë gjithashtu zemërohen shumë dhe kryejnë veprimet tuaja me zemër. Dhe këtu janë disa shenja me të cilat ju do të njihni këtë gjendje.

17:20
Rezistenca antibiotike shndërrohet në problem të madh botëror

Përdorimi joracional i antibiotikëve në trajtimin e sëmundjeve që në fakt nuk kërkojnë trajtim të tillë është i përhapur në të gjithë botën.

17:15
Zyrtare, shkarkohet Valverde, drejtimin e Barçës e merr Quique Setien!

Tashmë është zyrtare. Barcelona ka vendosur të shkarkojë Ernesto Valverden për t’i dhënë një tjetër kuptim këtij sezoni. Rezultatet e fundit në kampionat por edhe eliminimi në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid kanë detyruar presidentin Josep Maria Bartomeu të shkëpusë marrëdhëniet me Ernesto Valverden.

17:14
Hysaj titullar, Napoli kalon në fazën tjetër të Kupës

Elseid Hysaj është rikthyer në titullar me skuadrën e Napolit në katër takimet e fundit, ku edhe sot luajti 90 minuta në fitoren 2-0 kundër Perugias në kupë.

17:14
Arsyet e zakonshme të ënjtjes së gishtërinjve

Gishtat bymehen për arsye të ndryshme, shumë prej të cilave janë të padëmshme.

17:14
Rrëfehet modelja shqiptare Agnesa Vuthaj, tregon lidhjen me dy vëllezërit indianë që kërkohen për mashtrim

Chetan dhe Nitin Sandesara, janë dy nga njerëzit më të kërkuar në Indi, vendin e tyre. Ata akuzohen për një megamashtrim financiar me vlerë mbi 725 milionë dollarëve, skandal që u bë i ditur në shkurt të vitit 2019.

17:05
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Bardhi: Qeveria t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme

Pas uljes në një tryezë të përbashkët të opozitës jashtëparlamentare dhe mazhorancës, sa i takon Reformës Zgjedhore ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

16:59
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, reagon OSBE: Një hap i rëndësishëm në dobi të shqiptarëve

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me anë të një postimi në rrjetin social “twitter” shprehet se mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore dhe e sheh këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme në dobi të të gjithë qytetarëve në Shqipëri.

16:58
“Boom” aksionesh në Tiranë! 4 të arrestuar, bllokohen armë zjarri dhe një mjet i blinduar

Boom (bum) aksionesh kanë ndodhur gjatë 12 orëve të fundit në Tiranë, ku janë sekuestruar armë zjarri, një mjet i blinduar, fenelina policie, u godit një rast i trafikimit të paligjshëm të klandestinëve dhe u vunë në pranga katër persona, dy prej të cilëve në kërkim.

16:50
Bella di si të kënaqë 28 milionë ndjekës! (FOTO)

Bella Hadid është një nga modelet më të paguara në botë, e renditur e teta, pas motrës së saj Gigi nga presigjozja “Forbes”.

16:47
Vetëm 8 vjeç, por punon 12 orë në ditë në minierë për telefonat tanë!

A e keni menduar ndonjëherë sesi prodhohen bateritë e telefonave?

16:39
Gjykata Kushtetuese/ Komisioni i Venecias i përgjigjet letrës së Gramoz Ruçit

Pas afro dy javësh, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë një përgjigje nga Komisioni i Venecias.

16:37
VV, ofertë të re për LDK/ Walker në Prishtinë: Formoni qeverinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë një ofertë të re nga Lëvizja Vetëvendosje.

16:27
Messi ndjen mungesën e Ronaldos: Me të, El Clasico ishte speciale

U bë më shumë se një vit që Cristiano Ronaldo la Realin e Madridit dhe kampionatin spanjoll për t’u transferuar te Juventusi në Serinë A, ndërsa personi që ia ndjen më shumë mungesën duket se është rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi.

16:27
Ishte dënuar me burgim të përjetshëm/ Lirimi i anëtarit të bandës së Durrësit, reagon Prokuroria e Krujës

Pas lirimit nga burgu të Indrit Dokles, anëtar i bandës së Durrësit, i dënuar më parë me burgim të përjetshëm ka reaguar Prokuroria e Krujës.

16:27
Edhe dy aktakuza për pjesëmarrje në ISIS

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër V.K dhe F.D., për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist jashtë territorit të vendit.

16:26
Si ndikojnë miqtë në shëndet dhe zakonet tona

Fillimi i një viti të ri është një kohë e mirë për të përvetësuar zakone të reja të dobishme për shëndetin.

16:25
Gripi me temperatura të larta/ Mjekët: Në Shqipëri po qarkullojnë dy lloje virusesh

Rritet numri i rasteve, të personave të prekur nga virusi i gripit në vendin tonë.

16:17
Festivali i kinemasë në Kanë/ Spike Lee, i pari president me ngjyrë!

Spike Lee është zgjedhur president i jurisë së edicionit të 73 të festivalit të kinemasë në Kanë, që do të mbahet nga 12 deri më 23 maji i 2020.

16:17
Kompania ukrainase në shënjestrën e hakerave ruse

Një kompani ukrainase gazi, në qendër të procesit hetimor të filluar ndaj presidentit Trump, është sulmuar nga hakera të ushtrisë ruse në nëntor.

16:15
Hiqen 371 patenta/ Në një javë arrestohen 54 drejtues automjetesh

Në një kohë kur viti 2019 u mbyll me 2700 shoferë të arrestuar e po ashtu me një numër më të lartë të të vdekurve në aksidentet rrugore se 2018, këtë vit policia në vetëm një javë ka pezulluar 371 patenta e po ashtu ka arrestuar 54 shoferë, një pjesë e tyre në gjendje të dehur, ndërsa pjesa tjetër pa leje drejtimi.

16:14
Ambasada Amerikane në Tiranë, mbështetje me logjistikë për Interpol Tiranën

Në një ceremoni dhurimi, të mbajtur më 14 janar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësia Shqiptare e Interpolit mori jelekë të rinj balistik dhe mjete taktike, nga Zyra Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Zbatimit të Ligjit dhe (INL) në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

16:11
Hapet bulevardi “Migjeni” në Kashar, lidh Unazën e Re me Yzberishtin, përfitojnë 80 mijë banorë

100-vjetorin e dytë të saj si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana e nis me një bulevard të ri.

16:04
Kërçiku: jam mirë te Partizani/ Flet nga Antalia, futbollisti që qëndroi vetëm dy ditë te Bylis

Një nga transferimet që trazoi jo pak ujrat në kampionatin shqiptar ishte padyshim ai i Dorian Kercikut tek Partizani.

15:56
Protesta e parë anti-komuniste/ Përkujtohet në Shkodër revolta e 14 janarit

Ata u rikthyen sërish tek vendi ku 30 vite me parë i dhanë një goditje të fortë regjimit komunist.

15:54
Oqeanet ngrohen sikur të ishin hedhur 3.6 miliardë bomba mbi to

Temperaturat e oqeanit arritën nivele rekord në vitin 2019, me ritmin me të cilin ata ngrohen, duke sugjeruar që planeti në të cilin jetojmë është duke u përshpejtuar, sipas një studimi të ri të botuar në Avancimet e Kinës në Shkencat Atmosferike.

15:53
Borini largohet nga Milan, bashkohet me futbollistin nga Kosova

Skuadra e Milanit ka qenë shumë aktive në këtë merkato të janarit.

15:51
Beqiri: Do ta kaloj këtë sëmundje dhe do të rikthehem sërish në fushë

Një ndër portierët më të mirë në Kosovë, Arben Beqiri është duke kaluar në një fazë shumë të vështirë të jetës.

15:49
Rezistenca antibiotike shndërrohet në problem të madh botëror

Përdorimi joracional i antibiotikëve në trajtimin e sëmundjeve që nuk kërkojnë trajtim të tillë është i përhapur në të gjithë botën.

15:48
Flluskat nuk duhet të preken, ato hapin rrugën për infeksione

Nga gërvishtjet e mëdha deri te dëmtimet më serioze, njerëzit janë përpjekur për shekuj të përshpejtojnë shërimin e plagëve. Edhe pse ilaçi është mjaft i përparuar, ne ende nuk e kuptojmë seriozitetin e kujdesit të duhur për lloje të ndryshme të lëndimeve, nga plagët deri te plagët serioze që kërkojnë vizitë te mjeku.

15:47
“Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”/ Shqipëria, një destinacion i qëndrueshëm

“Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, me këtë slogan u mbajt këtë të hënë samiti ndërkombëtar i turizmit, me pjesëmarrjen e ministrave por edhe operatorëve turistikë të rajonit.

15:47
Volkswagen shitje rekorde në vitin 2019

Prodhuesi i makinave gjermane Volkswagen (VW) ka njoftuar se arriti shitje rekorde vitin e kaluar ose 10.97 milionë automjete.

15:46
PE apel për futje urgjente të karikusve universal për telefona mobilë

Deputetët e Parlamentit Evropian kërkuan nga Komisioni Evropian që të përshpejtojë futjen e një ngarkuesi universal për të gjithë telefonat mobilë dhe pajisjet e tjera portative elektronike në interes të konsumatorëve dhe mjedisit.

15:43
Durrës, mbyllet fusha e plehrave/ Do hiqen mbeturinat e do ndërtohet një park argëtimi

Mbyllet fusha e plehrave në Durrës.

15:42
Marrëveshja bërthamore/ Edhe europianët janë duke u tërhequr nga akordi me Iranin

Fuqitë evropiane po rishikojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin pasi vendi u kthye një hap prapa nga angazhimet e tij.

15:27
AKU Fier asgjëson 1.825 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi

Drejtoria Rajonale e AKU Fier në vijim të zbatimit të planit vjetor të monitorimit për zbatimin e ligjit, verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim, ka kryer 15 kontrolle zyrtare në Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve).

15:25
Zgjedhjet në PS e Lushnjes, fiton Gentian Nushi

Janë mbyllur numërimet e votive në zgjedhjet e degës lokale të Partisë Socialiste në Lushnje dhe fitues është shpallur me 175 vota Gentian Nushi

15:25
Lejoi daljen e Dritan Dajtit nga qelia, shkarkohet drejtori i burgut të Peqinit

Është shkarkuar nga detyra drejtori i burgut të Peqinit si dhe katër persona të tjerë, sipas burimeve të Top Channel. Vendimi është marrë pasi u lejua dalja nga qelia e Dritan Dajtit, për të shkuar te dentisti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

15:19
Ambasada e SHBA përshëndet marrëveshjen PS-PD-LSI

Për marrëveshjen e arritur mes pozitës dhe opozitës jashtëparlamentare ka reaguar ambasada amerikane.

15:12
Ekskluzive/ Lirohet Indrit Dokle, anëtari i bandës së Durrësit i dënuar me burgim të përjetshëm

Është liruar nga burgu Indrit Dokle, anëtar i bandës së Durrësit dhe i dënuar më parë me burgim të përjetshëm.

15:07
Shkozet – Pallati u shemb, por nuk regjistrohet. Banorëve s’u jepet bonos qiraje

Bonuset e qirasë për të dëmtuarit nga tërmeti kanë nisur të lëvrohen që në fund të dhjetorit, por banorët e një pallati të shembur në Shkozet të Durrësit nuk kanë mundur të përfitojnë prej tij ndaj kanë protestuar mesditën e së martës.

15:06
Jozefina Topalli ironizon “Këshillin Politik”: Rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit

Jozefina Topalli është tërhequr nga aktiviteti i përditshëm politik dhe mediatik, e megjithatë sa herë bën deklarata për zhvillimet e fundit politike, ato ndiqen me vëmendje.

15:03
Mjegulla pushton rrugët në Korçë. Policia: Ecni ngadalë

Mjegulla dhe smogu e bënë shumë të vështirë lëvizjen në rrugët e Korçës

14:53
Prapaskenat e marrëveshjes PS-PD, SHBA dhe Britania ndërmjetësuan për dialogun

Fillimisht një marrëveshje për t’u ulur në tryezë dhe më pas për të arritur një tjetër marrëveshje për reformën zgjedhore. Që mazhoranca dhe opozita të arrinin të uleshin përballë njëra-tjetrës është dashur një përpjekje e vazhdueshme nga ndërkombëtarët.

14:47
Italia në alarm! Emergjencë smogu në gjithë vendin

Italia është mbërthyer nga emergjenca e smogut. Ky i fundit ka kapërcyer tashmë rrafshinën padane, ku problemi është më kritik. Mungesa e erës dhe shirave ka bërë që situata të përkeqësohet në të gjitha lartësitë.

14:44
Patozi: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

Astrit Patozi i Bindjes Demokratike ka ironizuar takimin e përfaqësuesve të opozitës që u ulën sot në tryezën e negociatave për Reformën Zgjedhore.

14:42
Zjarret në Australi/ Ekspertët tregojnë çfarë na pret

Zjarret që po zhurisin Australinë janë një shenjë e qartë e asaj që e pret botën nëse temperaturat do të vazhdojnë të rriten në nivele të rrezikshme. Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo do të ndodhë nëse arrihet mesatarja e 3 gradëve celcius mbi nivelet industriale.

14:32
“Zgjedhorja”/ Formohet “Këshilli Politik”, Gjiknuri: Të gatshëm për rekomandimet e opozitës

Është zbardhur kuadri i bashkëpunimit midis opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore. Palët kanë rënë dakord të formojnë “Këshillin Politik”, ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare.

14:29
Viktima në Kinë/ Vrima “gëlltit” autobusin

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një vrimë gjigante u hap papritur dhe gëlltiti një autobus dhe një numër këmbësorësh, në kinën qendrore.

14:14
Rekordet për “Shiko kush LUAN” nuk kanë fund, mbi 1 milionë klikime në episodin e 1 Janarit

“Shiko kush LUAN” vazhdon të tejkalojë çdo parashikim.

14:07
Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin e motrës/ Tenton për të dytën herë vetëvrasjen në burg Shpëtim Kovaçi

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Sadushi (Kovaçit), ka tentuar sërish vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku është duke vuajtur dënimin.

13:59
Raporti i fundit: Bota është zhytur në borxhe

Bota është zhytur në borxhe. Sipas CNN, borxhi i stërmadh i botës ka thyer rekordet për sa i takon borxhit më të madh për GDP që para se 2019 të përfundonte.

13:56
Kryetari i përkohshëm i GJKKO nën “ethet” e vetting-ut

Sandër Simoni, kryetari i përkohshëm i GJKKO, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po i nënshtrohet seancës së vettingut.

13:52
Tryeza për reformën zgjedhore, ambasadori Norman: Dialogu, zgjidhja për krizat politike

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman ka reaguar pas uljes në tryezë të partive politike sot për reformën zgjedhore.

13:51
Rrëzimi i avionit në Iran, arrestohen disa persona

Disa persona janë arrestuar në Iran në lidhje me rrëzimin aksidental të avionit ukrainas të pasagjerëve. Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha se hetimi mbi aksidentin vazhdon, por nuk dha më shumë detaje.

13:49
Ndotja e ajrit, vështirëson eliminatoret në “Australian Open”

Turneu i parë Masters “Australian Open” nuk ka nisur mirë, pasi që ka hasur në vështirësi të mjedisit klimatik. Ajri i rëndë nga tymi i zjarrit që ka djegur ditët e fundit Australinë e ka bërë të vështirë zhvillimin normal të ndeshjeve.

13:46
Tymi nga zjarret e Australisë rrethojë gjithë botën, po vjen edhe në Europë

Rretë e tymit nga zjarret në Australi pritet të bëjë të paktën një “qark të plotë” në të gjithë globin paralajmëron NASA.

13:38
Prishtinë/ Ndërtimet pa leje nuk do të tolerohen!

Ndërtimet pa leje nuk do të tolerohen në Prishtinë. Inspektoriati i Komunës së Prishtinës, nisi të martën prishjen e një kati pa leje në një ndërtesë afër qendrës kryesore të mjekësisë familjare, dhe thotë se i njëjti fat do të presë edhe ndërtesat e tjera të ndërtuara pa lejen e autoriteteve.

13:37
Dubai bëhet me hotelin më të lartë në botë

Dubai që është një qyteti i njohur për ndërtesat e larta, pritet të jetë “shtëpia” e hotelit më të lartë në botë – Ciel Tower.

13:28
Walker kërkon formimin e Qeverisë, tregon se çka mendon për Albin Kurtin

Vizitën e tij në prag të 21 vjetorit të masakrës së Reçakut po e shfrytëzon edhe për takime nëpër parti politike.

13:27
Stresi financiar kërcënim serioz për shëndetin e njeriut

Të gjithë jemi të stresuar, pothuajse çdo ditë, dhe në shumicën e rasteve paraja është arsyeja.

13:25
Vjen në jetë Duam! Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen me djalë

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë me djalë, Duam.

13:22
Kërkoi vazhdimisht përjashtimin, tërhiqet PD, ulet në tryezë me Gjiknurin dhe Hajdarin

Pasi kërkoi për muaj me radhë përjashtimin e Damian Gjiknurit nga diskutimet për reformën zgjedhore, Partia Demokratike ka bërë një lëvizje të madhe mbrapa duke pranuar të ulet në tryezë me deputetin socialist.

13:08
“Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, Shqipëria, një destinacion i qëndrueshëm

Në Tiranë po zhvillohet sot një konferencë ndërajonale për turizmin. Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, janë bërë bashkë në këtë samit, i cili sipas qeverise synon t’u tregojë shteteve fqinje se Shqipëria është një leksion solidariteti.

13:03
Masat kundër aksidenteve, policia rrugore aksione për t’i parandaluar

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, nga data 6 deri në datën 12 janar, policia rrugore ka pezulluar 371 leje drejtimi e po ashtu janë arrestuar edhe 54 drejtues mjetesh. Por aksidentet nuk kanë munguar.

13:03
30-vjetori i revoltës, përkujtohet në Shkodër 14 janari antikomunist

Sot shënohet 30 vjetori i revoltës së parë antikomuniste në Shqipëri. Qindra të rinj shkodranë, mëngjesin e 14 janarit të vitit 1990 tentuan të rrëzonin bustin e Stalinit në Shkodër. Mbi 600 persona u arrestuan në këtë revolt ndaj sistemit që u konsiderua si “vrasja e frikës”.

12:57
Drin Koka përfundon garimin në Lojërat Olimpike Dimërore “Lozana 2020”

Skitari ynë, Drin Kokaj, përfundoi garimin në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

12:54
Vrapimi rinovon enët e gjakut

Përgatitja për dhe pjesëmarrja në një maratonë rinovon arteriet me katër vjet dhe kështu zgjat jetën, tregon një studim i ri.

12:53
Pallati i shembur, i banueshëm! Çudi në Shkozet, banorëve nuk u japin bonus qiraje

Në Shkozet, banorët e një pallati të shembur pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, protestojnë sot për një arsye të pazakontë. Ata thonë se nuk u është dhënë bonus qiraje dhe çuditërisht pallati klasifikohet i banueshëm.

12:46
Mbyllet zyrtarisht fusha e plehrave të Durrësit në Porto Romano

Mbyllet fusha e plehrave në Durres. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbeldhjen e fundit mbylljen e këtij vend-depozitimi ndërkohë që i ka hapur dritën e gjelbër projektit Eco Park Durrës i cili do ta kthejë fushën e plehrave të kësaj bashkie në një park me gjelbërim, hapësira pushimi, dhe atraksione sportive, njësi shërbimi dhe parking.

12:45
Reforma Zgjedhore, Basha në emër të opozitës: Mandatojmë Bylykbashin dhe Vasilin për dakordësim me palën tjetër

Menjëherë pasi kanë përfunduar takimet me aletët në selinë blu, Lulzim Basha bëri me dije për mediat se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me PS për miratimin e Reformës Zgjedhore.

12:37
Ekskluzive – Kupa Shqipëri-Kosovë/ Fituesi shpërblehet me 150 mijë euro; aktiviteti do kushtojë 1.5 mln euro

Kriza financiare që ka përfshirë futbollin shqiptar ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat e federatave të Shqipërisë dhe Kosovës për të krijuar edhe një bazë të shëndoshë ekonomike për zhvillimin e Kupës mbarëkobmëtare “Nënë Tereza” mes të tre kategorive të dy shteteve.

12:36
Arsyet e zakonshme të ënjtjes së gishtërinjve

Gishtat enjten për arsye të ndryshme, shumë prej të cilave janë të padëmshme.