“Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, me këtë slogan u mbajt këtë të hënë samiti ndërkombëtar i turizmit, me pjesëmarrjen e ministrave por edhe operatorëve turistikë të rajonit.

Një samit i një rëndësie të veçantë që kthen sytë nga zonat e prekura nga tërmeti për t’u ringritur e për të qenë në listën e destinacioneve për t’u vizituar.

“Do të jetë një benefit i madh për atë industri që u godit më 26 nëntor, por nuk u lëkund. Dhe besoj e me praninë e delegacioneve prezente ky është mesazhi më i mirë që mund t’u japim atyre që duan të kalojnë pushimet e 2020 në Durrës. Turizmi nuk ofron vetëm paketa turistike, por është dhe një industri që ofron ndihmën në ato kriza humanitare”, shprehet Klosi.

Në samitin që u zhvillua në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit, u theksua se strukturat hoteliere të cilat hapën dyert për të prekurit nga tërmeti e përballuan më së miri situatën, dhe natyrisht këto kapacitete do të shfrytëzohen edhe për vizitorët. Ndërsa përfaqësuesit e vendeve të rajonit treguan mbështetjen e tyre për të kapërcyer këtë moment të vështirë së bashku.

Top Channel