Një kompani ukrainase gazi, në qendër të procesit hetimor të filluar ndaj presidentit Trump, është sulmuar nga hakera të ushtrisë ruse në nëntor.

Area 1 Security, një kompani amerikane e sigurisë kibernetike, tha se nuk është e qartë se çfarë kanë kërkuar hakerat kur ata hynë në sistemet e Burisma Holding.

Djali i pretendentit për nominimin demokrat në presidenciale, Joe Biden, Hunter, më herët ka qenë pjesë e bordit të kompanisë. Burisma, qeveria amerikane dhe ministria ruse e mbrojtjes, nuk janë përgjigjur ende. Area 1, e lidh sulmin me njësi të inteligjencës së ushtrisë ruse të njohur si GRU.

Presidenti Trump u vu nën hetim në dhjetor pas akuzave se ai i kish bërë presion liderit të Ukrainës, Volodimir Zelenski për të nisur një hetim mbi Burisman dhe lidhjet e saj me familjen Biden. Kompania e sigurisë po ashtu ka krahasuar sulmin kibernetik të nëntorit me një tjetër të kryer mbi demokratët në 2016, para zgjedhjeve presidenciale amerikane. Kompania me bazë në Kaliforni, në një raport prej tetë faqesh, tha se hakerat e GRU pas sulmit në Burisma, njihen si “Fancy Bear” mes ekspertëve të sigurisë kibernetike.

Top Channel