Fjala “inshallah”, e cila përdoret shumë shpesh në jetën e përditshme nga ana e myslimanëve, ka hyrë në fjalorin e gjuhës gjermane.

Në uebfaqen “Duden”, portali i fjalorit dhe njëherësh udhëzuesit drejtshkrimor më të rëndësishëm të gjermanishtes, fjala “inshallah” është shtuar në formën “inschallah”.

Përkufizimi i fjalës është dhënë si “në dashtë Allahu”.

Aty sqarohet gjithashtu se origjina e kësaj fjale është arabishtja dhe ka një përdorim të shpeshtë në mesin e myslimanëve.

Ende nuk është njoftuar nëse fjala “inshallah” do të përfshihet në fjalorin e radhës të shtypur nga “Duden”. / AA

Top Channel