E shtunë, 25 Janar 2020
08:16
Rikthehen reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat pritet të shtohen nesër në pjesën e dytë të ditës dhe të dielën pasdite do të kemi reshje. Pritet që reshjet të jenë prezenti deri të hënën paradite.

08:08
Pas Francës virusi vrasës mbërrin edhe në Angli, një 45 vjeçar izolohet në spital

Coronavirus ka prekur edhe Europën me tre rastet e shënuara në Francë. Raportohet se 3 francezët e prekur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

07:22
15 vdekje të tjera, shkon në 41 numri i viktimave nga koronavirusi

15 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në provincën Hubei, vendi edhe nga ku filloi përhapja e virusit, thanë autotitetet në një deklaratë.

07:00
Sa ‘kurnacë’ janë shqiptarët? Ja çfarë thotë raporti

Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndonëse bujaria përmendet në legjenda si një ndër atributet kryesore të natyrës së shqiptarëve.

06:42
Spinaqi i kuq, barishtja e mrekullueshme për organizmin

Kur përmendet fjala spinaq, përpara syve na vjen një tufë gjethesh jeshile shumë të shëndetshme për organizmin. Por spinaqi, nuk gjendet vetën në ngjyrën e gjelbër. Ekspertët thonë se ka një varietet tjetër të spinaqit që gjendet në ngjyrë të kuqe. Spinaqi me gjethe të kuqe gjendet shumë në Indi, Afrikë dhe në shumë zona të Amerikës Qendrore.

06:19
Ushqimet më të mira që ju bëjnë të dukeni më të rinj

Plakja është një pjesë e jetës dhe nuk mund të shmanget. Gjithsesi, ushqimet qe ju konsumoni ndihmojnë që këtë fazë të jetës ta kaloni sa më shëndetshëm.

06:03
Bullgaria akuzon dy diplomatë rusë për spiunim

Zyrtarët bullgarë i akuzuan dy diplomatë rusë për spiunim dhe thanë se po shqyrtojnë dëbimin e tyre. Zyra e Kryeprokurorit të Bullgarisë tha se sekretari i parë konsullor dhe përfaqësuesi rus i tregtisë “kanë mbledhur sekrete shtetërore, për t’i transferuar ato në një shtet apo organizatë të huaj”.

05:36
Uashington, tubim kundër abortit

Mijëra demonstrues u mblodhën në Uashington për një tubim vjetor kundër abortit. Në këtë tubim mbajti një fjalim dhe Presidenti Donald Trump.
“Ne jemi këtu për një arsye shumë të thjeshtë, për të mbrojtur të drejtën e çdo fëmije, të lindur ose jo, për të përmbushur potencialin që i ka dhënë Zoti. Për 47 vite amerikanët pa dallim, kanë udhëtuar nga i gjithë vendi për të mbështetur të drejtën për të jetuar. Sot si President i Shteteve të Bashkuara, jam vërtet krenar që jam këtu me ju”, tha zoti Trump.

04:38
Rritet bilanci i viktimave/ Njihuni me të rejat më të fundit nga situata në Turqi

Vazhdon dhe rritet numri i vikitmave nga tërmeti shkatërrues që goditit linjen e Turqisë të premten. Sipas raportimeve në media numri i viktimave ka shkuar në 19.

04:02
Virusi kinez, 3 të prekur në Francë

Tre të prekur nga koronavirusi janë shënuar në Francë duke rregjistruar rastin e parë të prekjeve ne Europë. Lajmin e ka barë publik Ministria Franceze e Shëndetësisë.

03:02
OBSH: Virusi i ri ka rrezikshmëri të lartë

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të enjten se epidemia e korona-virusit në Kinë, përfaqëson një rrezik global të madh, por nuk shpalli Emergjencën globale të Shëndetit Publik. Numri i rasteve të konfirmuara është rritur në mbi 800, me të paktën 26 vdekje në Kinë, ndërsa disa ekspertë shqetësohen se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i madh. Infektime të reja u njoftuan në Singapor dhe Vietnam, ndërsa virusi është konstatuar tashmë në Japoni, Tajvan, Kore të Jugut, Tailandë dhe Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, korona-virusi e ka origjinën në qytetin kinez Wuhan, ku autoritetet po marrin masa të rrepta në përpjekje për të ndalur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

02:20
Shkencëtarët japin shpresë: Një vaksinë kundër virusit kinez tashmë është e mundur

Ka shpresë për të prodhuar një vaksinë kundër virusit kinez.

01:53
Mjekët refuzuan të punojnë në turnin e natës, vdesin foshnja

Një problem në rregullimin e turneve në një spital në Kent të Anglisë ka bërë që 7 foshnja të humbin jetën.

01:25
Tërmeti në Turqi, shkon në 18 numri i viktimave

Fatkeqësisht vazhdon dhe rritet bilanci i viktimave në Turqi nga tërmrti. Tani numri ka shkuar në 18 ku mësohet se zona me më shumë viktima është provinca Elazing.

00:45
Tërmet shkatërrues në Turqi/ Lëkundja me magnitudë 6.8 e shkallës Rihter, viktima dhe ndërtesa të shembura

Agjencia turke e emergjencave thotë se një tërmet me një magnitudë paraprake prej 6.8, në një thellësi prej 10 km, ka goditur lindjen e vendit. Tërmeti u regjistrua në orën 8.55 sipas ores lokale, afër qytetit Sivrixhe, në provincën lindore Elazig.

00:35
Rritet bilanci, shkon në 15 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter. Mediat turke raportojnë për 15 viktima.

00:27
Rebiç sërish vendimtar, Milani merr fitoren e tretë radhazi

Milani konfirmon momentin e mirë që po kalon, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në “Rigamonti”, duke çuar në 3 numrin e fitoreve radhazi.

E premte, 24 Janar 2020
23:55
Tërmeti në Turqi, reagon kryeministri Rama: I jemi pranë popullit turk

Pa tërmetit të rënë në Turqi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në Twitter.

23:28
Dortmund fiton me goleadë, Haaland protagonist me dopietë

Borussia Dortmund ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa mposhti me goleadë 5-1 Kolnin në “Signal Iduna Park”, ndërsa Haaland la gjurmë edhe para tifozërisë verdhezi.

22:59
Pas tërmetit të fuqishëm, dhjetëra paslëkundje në Turqi

Pas tërmetit 6.8 i shkallës rihter që ra para katër orësh në Turqi, vendi nuk ka qenë i qentë.

22:49
Tërmeti/ Reagon për herë të parë Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka reaguar për herë të parë në lidhje me tërmetin 6.8 ballësh që preku Turqinë mbrëmjen e sotme.

22:39
Tërmeti/ Studio fillon të kërcas, të ftuarit nuk lëvizin nga vendi (VIDEO)

Në momentin që ka rënë tërmeti i fuqishëm në Turqi, në një televizon kanë qenë duke zhvilluar një emision live dhe normalisht gjithçka është filmuar nga kamerat.

22:19
Dyfishohet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Mediat turke kanë raportuar se deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 14-të.

22:15
Ekspertët amerikanë para 3 muajsh paralajmëruan se koronavirusi do mund të vriste 65 milionë njerëz

Ekspertët amerikanë të shëndetit para tre muajve parashikuan se koronavirusi mund të vriste dhjetëra miliona njerëz para se të shpërthente virusi në Kinë.

22:02
Tërmeti në Turqi, vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar në lidhje me tërmeti e fundit 6.8 ballësh që ka rënë në Turqi.

21:56
Video tragjike që të rrënqeth shpirtin, babai ishte bërë çati për dy fëmijët

Një video rrënqethëse është publikuar nga tërmeti i Turqisë. Deri më tani janë konfirmuar gjashtë viktima, teksa është publikuar edhe një video ku një baba ka mbuluar fëmijët me trupin e tij, por fatkeqësisht të gjithë kanë humbur jetën.

21:44
Tërmeti në Turqi/ Rëndohet bilanci i viktimave. Qindra të plagosur

Turqia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm më magnitudë 6.8 i shkallës rihter ditën e sotme.

21:35
Koronavirusi mbërrin në Europë, konfirmohen dy rastet e para

Prej disa ditësh Kina dhe e gjithë bota është në alarm për një virus që ka prekur vendin me popullsinë më të madhe në botë dhe akoma nuk është e qartë se nga ku ka ardhur.

21:26
Video/ Turqi, fillon operacioni i kërkimshpëtimit

Ka filluar operacioni i kërkim shpëtimit në ndërtesat e rrënuara në Turqi ku bëhet me dije se ka disa të shkatërruara plotësisht.

21:10
VIDEO/ Nuk ka qetësi në Turqi, Pas tërmetit pallati shumë katësh përfshihet nga flakët

Një tërmet 6.8 ka tronditur Turqinë dhe deri më tani janë konfirmuar 4 të vdekur nga ministri.

20:51
Foto nga tërmeti në Turqi, banesa të rrënuara dhe…

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë rreth orë 19:00 dhe tashmë kanë filluar të dalin edhe detajet e para.

20:46
SHIHNI PAMJET/ Momenti i tërmetit të fuqishëm në Turqi. Njerëzit dalin në rrugë

Tërmeti I fuqishëm, që goditi Turqinë para pak minutash, ka krijuar panik në shumë qytete duke bërë që banorët të lenë banesat e tyre.

20:30
Tërmeti në Turqi, ministri konfirmon 4 viktima

Ministri i Brendshëm turk, Sulejman Sojlu ka konfirmuar se deri më tani bëhet me dije se 4 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

20:23
Brenda qytetit fantazëm ku është epiqendra e virusit vrasës në Kinë

Situata në qytetin Wuhan është vërtetë e vështirë për shkak se gjithçka është në karantinë. Qyteti 11 milionë banorësh në Kinë nuk ka më shërbim transporti ndërsa njerëzit vrapojnë të marrin furnizime nëpër dyqane.

20:21
Strategjia e mbrojtjes së Trump/ Gjyqi në senat për nismën e shkarkimit të Presidentit

Ilir Ikonomi ka qenë në një lidhje live nga Washingtoni në edicionin e lajmeve të Top Channel.

20:17
FOTO/ Dëme të mëdha në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm

Dëme të mëdha në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm.

20:12
Viti i ri kinez festohet në gjithë botën, por jo në Kinë (Foto)

Agjensia e lajmeve Reuters ka sjelle fotot me te bukura te festimit te vitit te ri kinez

20:07
Filmat e regjisores Elini/ Arkivi shtetëror i filmit risjell dy prodhimet për fëmijë

Aktualisht filmi shqiptar është duke u shfaqur në kryeqytetin austriak, në Vjenë. E më vonë disa filma shqiptarë do të vijojnë shëtitjen e tyre në disa nga kryeqytetet kryesore të Evropës.

20:01
Debat për ligjin e sporteve/ Presidentët e ekipeve bojkotojnë takimin e organizuar nga vetë ata

Liga e Futbollit shqiptar ka zhvilluar mbledhjeje radhës për të diskutuar rreth ndryshimeve të ligjit të sponsorizimeve që është e vetmja kërkesë e plotësuar me sa duket nga ana e qeverisë, nga disa pika që komuniteti i futbollit diskutoi dhe dakortësoi në parim, me kryeministrin e vendit në mbledhjen e gati një viti më parë.

19:56
Pas linjës direkte, hapet hekurudha/ Marrëveshja Kosovë-Serbi u arrit nga i dërguari i Presidentit Trump

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të premten në Beograd që nëse palët vendosin se nuk kanë për çfarë të bisedojnë, atëherë Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen. Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb. Aleksandër Vuçiç, duke ritheksuar qëndrimin e shprehur edhe gjatë vizitës në Prishtinë se Kosova duhet te heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

19:54
Rrëfimi i pacientit të parë që u shërua nga coronavirusi: Kam qenë në karantinë, nuk mund të lëvizja nga dhimbjet

Pacienti i parë që është shëruar nga coronavirusi, 23-vjeçari Wuhan, ka zbuluar se si është dukur procesi i shërimit dhe cilat janë simptomat e sëmundjes që e dërguan në karantinë.

19:48
Kokaina, shqiptarët të tretët/ Raporti i OKB, rritet numri i përdoruesve të drogave të forta

Zyra e Kombeve të Bashkaura, për drogën dhe krimin, e rendisin Shqipërinë në vendin e tretë me 2.5% të përdoruesve të kokainës ose që së paku kanë e provuar një herë në jetën e tyre,  pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

19:48
Pas takimit me Grenell, deklarohet Vuçiç: Nëse hiqet taksa mund të bisedojmë për ndalimin e procesit të ç’njohjeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiçka folur sot për taksën 100 për qind për mallrat serbe të vënë nga Qeveria e Kosovës, si dhe për fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

19:42
Shpërthimi në Teksas, reagon ambasada shqiptare në Amerikë

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në Teksas dhe ambasada shqiptare ka njoftuar se nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë shqiptar të dëmtuar.

19:29
​SHBA tërheq stafin nga konsullata në Wuhan për shkak të virusit

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr stafin e saj dhe familjet e tyre nga konsullata në Wuhan, në reagim të përhapjes së koronavirusit të ri që shpërtheu në qytet.

19:11
Tërmet në Turqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 7.0 i shkallës rihter raportohet të ketë rënë para pak minutash në Turqi.

19:04
Tërmet 7.0 i shkallës rihter në Turqi

Një tërmet me magnitudë 7.0 i shkallës rihter raportohet të ketë rënë para pak minutash në Turqi.

18:57
Detaje tronditës nga krimi makabër/ 26-vjeçari vrau 6 personat e familjes së tij, duke përfshirë edhe prindërit

Një burrë ka qëlluar për vdekje gjashtë anëtarë të familjes së tij duke  përfshirë prindërit- në qytetin gjerman Rot am See, ka thënë policia lokale në një konferencë.

18:49
Top Talk: Nard Ndoka zbulon takimin e pritshëm të Ramës me Merkelin, llogari për kushtet e Bundestagut

Edi Rama dhe Angela Merkel do të takohen këto ditë dhe kryeministri shqiptar do të raportojë për kushtet e përcaktuara nga Bundestagu. Kështu u shpreh Kryetari i PDK-së, gjatë intervistës në Top Talk. Nard Ndoka tha se Rama është në pozitë të vështirë për shkak se ka shkelur afatet e përcaktuara nga Berlini. Ai kujtoi se dhjetori duhet të ishte afati final për reformën zgjedhore që duhej të kishte përfunduar.

18:46
Top Talk: Ndoka zbulon përse u braktis idea për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe çfarë presin në këmbim aleatët e PD-së

Aleatët e PD-së braktisën idenë e ndryshimit zgjedhor për shkak të kompromisit politik me aleatin e madh në krye të opozitës. Kështu u  shpreh në Top Talk Nard Ndoka.

18:40
Baby G provokon me të brendshme në dhomën e gjumit

Baby G provokoi keq me fotografinë e realizuar para pasqyrës.

18:38
Disa nga kandidatët flasin për Top Channel/ Ambasada amerikane bën thirrje: Aplikoni për drejtor të BKH

Ambasada amerikane nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka çdo person që plotëson kriteret dhe dëshiron që të aplikojnë për pozicionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund ta bëjnë tek ky linku.

18:26
Për t’u patur zili! Këngëtari zbulon surprizën për të bijën 2 vjeçare!

Vokalisti i NRG Band, Besnik Qaka, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku zbuloi më tepër detaje rreth baladës “Ani Ani”.

18:21
Djali 10-vjeçar la shtatzënë 13-vjeçaren, analizat: Ai nuk mund të bëhet baba, vajza: Vetëm atë kam pasur

Një djalë dhjetë vjeçar, i cili u akuzua se ka lënë shtatzënë një vajzë 13-vjeçare është shumë i papjekur seksualisht për të prodhuar spermë, sipas një mjeku rus që ekzaminoi fëmijën për një shfaqje televizive ruse.

18:11
Thaçi përshëndet hapjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është gëzuar lajmit për rivendosjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë, dhe ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe të dërguarin special, Richard Grenell.

18:07
Është ende i gjallë, por ish gruaja e deklaron të vdekur duke i ndërtuar një varr

Alan Hattel, 75 vjeç nga Skocia, me profesion saldator ishte ndier shumë i vetmuar pasi për shumë muaj miqtë e tij dhe të afërmit nuk e kishin telefonuar.

17:52
Gruaja hante vazhdimisht flokët, mjekët i nxjerrin diçka të pazakontë nga barku

Një gruas e cila ishte e varur për të tërhequr dhe ngrënë flokët e saj mjekët, i nxorën një grumbull flokësh 15 centimetra nga stomaku i saj, sipas një ditari mjekësor.

17:44
Emri/ Aksident në Librazhd, viktima vëllai i kryetarit të PD-së

Një aksident ka ndodhur në Pishkash të Librazhdit ku për pasojë ka ndërruar jetë Ardian Vreto 45-vjeç drejtues i mjetit tip “Ford”.

17:40
“Top Talent”/ Nis sot në Top Channel edicioni i tretë i show-t të talenteve

“Top Talent” nis sot në mbrëmje rrugëtimin në zbulimin e talenteve të rinj, të botës së muzikës, spektaklit dhe gazetarisë.

17:38
Ndoka në Top Talk: Ja kush ishte negociatori për uljen e palëve për reformën zgjedhore, pritshmëri pesimiste për rezultatin

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, zbuloi gjatë intervistës në Top Talk se ka qenë Ambasadori Britanik negociatori mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që te niste dialogu për reformën zgjedhore dhe formati se si palët do uleshin në tryezë.

17:25
Sheshi tek “Medreseja” i kthehet qytetarëve, transformohet në hapësirë çlodhëse

Veliaj: “Për 100 vjetorin e Tiranës rehabilitojmë pikat e referimit të qytetit; do i kthejmë në origjinë”

17:22
Më thuaj ç’foto mban wallpaper, të të them ç’lloj njeriu je

Në jetë, njeriu lexon letra, filxhan, dorë dhe ç’mban në sfond në celular.

17:15
Mjekët nuk rregullonin turnet, 7 bebe humbin jetën në spital

Shtatë foshnje kanë humbur jetën për shkak të mosfunksionimit të rregullt të turneve në një prej spitaleve më të mëdha në Kent Angli, pasi mjekët atje refuzuan rregullisht të punojnë në mbrëmje dhe fundjavë.

17:03
Aksident në Librazhd, ndërron jetë 45-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Librazhd- Qaf Thanë ku janë përplasur dy automjete dhe si pasojë një 45-vjeçar ka ndërruar jetë.

16:56
VIDEO/ Të shtëna në mes të qytetit, 6 të vrarë

Gjashtë njerëz u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Rot am Ze në Gjermani.

16:45
Iran/ Pasuesi i Soleimanit zotohet për hakmarrje “burrërore” kundër SHBA

Pasuesi i gjeneralit të vrarë iranian Kasem Soleimani, Brigadier Gjeneral Esmail Ghaani u zotua dje të luftojë për hakmarrjen e Iranit, duke u përballur me SHBA “në mënyrë burrërore”.

16:43
SHBA dislokon bombarduesit bërthamorë në oqeanin indian, mes tensioneve me Iranin

Zyrtarët ushtarakë amerikane njoftuan kësaj jave se Pentagoni po dislokon avionët bombardues B-52H Stratofortress në Diego Garcia, territori strategjik britanik në Detin Arab pas tensioneve në rritje mes Uashingtonit e Teheran, për vrasjen e komandantit të lartë iranian.

16:43
Piatek nuk pranon stolin, shtyn largimin nga Milani

Njësoj siç po ndodh me Lucas Paquetan, edhe situata e Kristof Piontek nuk është nga më të mirat te Milani. Polaku u transferua te kuqezinjtë më 23 janar të vitit 2019 për shumën e 30 milionë eurove.

16:39
​ IKSHP: Në Kosovë nuk është shënuar ndonjë rast i koronavirusit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nëpërmjet një komunikate është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një koronavirus i ri i identifikuar për herë të parë në Wuhan, Provinca Hubei, Kinë.

16:38
Përleshje mes vëllait dhe motrës për kodin e WIFI, ndodh vrasja

Kevon Watkins, 16 vjeç, u zemërua kur familja e tij u fut mes tij dhe kompjuterit – e motra, Alexus, 20 vjeç, pagoi çmimin për të mbrojtur nënën.

16:38
Ruajtja e fertilitetit në rastet me kancer

Dr. Elton Peçi, mjek gjinekolog, Specialist në Mjekësinë Riprodhuese & Fertilizim In Vitro në Spitalin Amerikan 2, na jep më shumë informacion për këtë temë.

16:34
Organizohet turneu i parë mbarëkombëtar në sportin e Golfit

Federata e Golfit ka mbajtur sot konferencën e parë për media. Gjatë kësaj konference është bërë e ditur që Federata e Golfit të Kosovës do të organizojë për herë të parë turneun më të madh në këtë sport të quajtur Gjergj Kastrioti.

16:32
KGjK: Kanosja ndaj gjyqtarit Sabit Sadikaj e patolerushme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, (KGjK), ka reaguar lidhur me kërcënimin që i është bërë gjyqtarit të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Sabit Sadikaj.

16:13
PANIKU ME VIRUSIN/Prindërit kinezë braktisin fëmijët në aeroport, kishin temperaturë

Dy fëmijë janë lënë pas në një aeroport kinez në mes të panikut të shpërthimit të koronavirusit pasi djali i tyre u ndalua të hipte në bordin e avionit sepse ai kishte ethe.

16:04
Virusi, alarm në Kinë/ Në qytetet kineze ka edhe shumë shtetas shqiptarë

Në Kinë ndodhen edhe shumë shtetas nga Shqipëria, të cilët punojnë atje prej vitesh. Me një prej tyre ne patëm një lidhje direkte në edicionin informativ të lajmeve. Ai quhet Ergys Luga dhe punon si trajner në qytetin e Shenzhenit në juglindje të Kinës.

15:51
Kryeministri shqiptar i përgjigjet ZDF: Padyshim, një shprehje e turpshme!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kritikoi ashpër moderatorin e ZDF, Marcus Lanz, për komentin e tij në lidhje me shqiptarët, të cilët i konsideroi si mashtrues.

15:46
Grenell, i besuari i Trump/ Kush është kritiku i Merkel që po negocion mes Kosovës dhe Serbisë

Richard Grenell, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Berlin, u emërua nga presidenti amerikan, Donald Trump, si përfaqësues special për bisedimet Kosovë-Serbi, në tetor të vitit të kaluar, vetëm pak ditë pasi sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, kish emëruar Mathhew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.

15:42
Grenell në Beograd: Tërhiqemi po nuk pati rezultate

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të premten në Beograd që nëse palët vendosin se nuk kanë për çfarë të bisedojnë, atëherë Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen.

15:39
“Zgjedhjet ishin transparente”/ Vëzhguesit e BE vlerësojnë procesin zgjedhor në Kosovë

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian vlerëson se zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë kanë qenë të administruara mirë dhe transparente, por që procesi i numërimit vuri në pah disa probleme të cilat duhet të adresohen në reformën zgjedhore në Kosovë.

15:35
Në shtëpinë e re/ Familja Sula nga Kashari merr çelsat në dorë

Sot familja e madhe Sula në Kashar gëzon një strehë me kushte shumë më të mira se sa përpara tërmetit.

15:29
Fëmija më i shëndoshë në botë shpëtohet nga trajneri ‘simbol i shpresës’. Humbi 110 kg

Arya Permana, 13 vjeç nga Karawang, West Java, Indonezi, bëri një ndërhyrje në stomak e më pas me ndihmën e trajnerit të tij personal Ade Rai, shpëtoi nga mbipesha.

15:26
Gara për kreun e BKH/ SPAK liston kandidatët që duan të drejtojnë njësinë hetimore

Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga mbyllja e garës për drejtimin e BKH, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka publikuar emrat e konkurrentëve të deritanishëm që kanë paraqitur CV e tyre.

15:17
Tërmeti, fatura 1 miliardë euro/ 700 milionë euro për banesa. 300 për biznesin, shkollat dhe spitalet

Fatura 1 miliardë euro që kryeministri Edi Rama deklaroi si dëm të tërmetit në takimin me homologun italian Conte është rezultat i një raporti të përbashkët mes ekspertëve të Bankës Botërore, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Komisionit Europian dhe atyre të qeverisë shqiptare.

15:11
Shqipëria merr masa/ Urdhëri për të informuar mjekët si zbulohet Koronavirusi

Pas shpalljes së emergjencës shëndetësore në Kinë, e cila u shpall një ditë më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar urdhër për institutin e Shëndetit Publik, ku i kërkon të merren masa parapërgatitore për tu mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri.

15:03
Kinezët: Në Tiranë, pa frikë/ Turistë kinezë u ndaluan në Stamboll, do vinin në Shqipëri

Medreseja është një zonë ku janë të shumtë kinezët që jetojnë prej vitesh këtu dhe punojnë. Ata furnizohen me mallra nga Kina dhe janë të detyruar të udhëtojnë një herë në 3 muaj.

14:55
Realizohet me sukses nxjerrja e trupit të huaj nga niveli i porcionit të tretë duodenal

Pacientja e moshës 20 vjeçare paraqitet në urgjencën e Spitalit Hygeia, pasi kishte gëlltitur një trup të huaj (gjilpërë me kokë).

14:43
Policia Rrugore: 905 leje drejtimi të pezulluara për 24 ditët e para të vitit 2020

Si rezultat e kontrolleve të pandërprera me radar nga Policia Rrugore, që prej fillimit të vitit 2020 e deri ditën e sotme, në të gjithë vendin janë pezulluar 905 leje drejtimi.

14:42
Spitali me 1000 shtretër, puna gjigante që po bëhet në Kinë për ta ngritur në pak ditë

Qyteti kinez Wuhan po ndërton me shpejtësi një spital të ri me 1.000 shtretër për të trajtuar viktimat e një koronavirusi të ri, duke mobilizuar makineri për ta përgatitur atë në fillim të javës tjetër, thanë mediat shtetërore.

14:40
Vrasje për hakmarrje, Policia po e kërkon këtë person

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

14:35
Imazhet satelitore zbulojnë përgatitje për aktivitete madhore ushtarake nga Korea e Veriut

Imazhet satelitore të publikuara së fundmi zbulojnë se Korea e Veriut po përgatitet për një paradë madhore ushtarake që do të zhvillohet në javët në vijim.

14:32
Presidenti i Këshillit Europian: Fati i Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i kthyer drejt Evropës, tre shtyllat e zgjerimit

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel në një konferencë me kryeministrin e vendit, Edi Rama tha se Evropa do vazhdojë punën konkrete për të ndihmuar Shqipërinë qoftë për situatën pas tërmetit si dhe për rrugën drejt BE-së.

14:28
PD çon në SPAK koncesionin 120 milionë euro të checkup-it

PD çon në SPAK dosjen korruptive të koncesionit 120 milionë euro të checkup-it, ky lajm u komunikua përmes ish-deputetes Albana Vokshi.

14:17
Rama: Europa është pranë dhe nuk do na lërë vetëm në përpjekjen për rindërtimin

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë po mbahet një konferencë e përbashkët për media, me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel dhe kryeministrit të vendit, Edi Rama.

13:59
Vinte vërdallë nëpër rrugët e fshatit me kanabis në xhep, pranga 27-vjeçarit

Policia e Beratit ka vënë nën pranga 27 vjeçarin, shtetasin A.K., pasi pas kontrollit të ushtruar ju gjet 6.2 gramë lëndë narkotike në xhepin e xhupit.

13:53
Surpriza ! Politikani i parë që i uron mirëseardhjen ambasadores amerikane

Më datë 22 janar mbërriti në Shqipëri ambasadorja e ardhshme e SHBA-ve, Yuri Kim.

13:50
E mohuan që janë bashkë, Rike Roçi uron boksierin për ditëlindje: Ta dua shpirtin

Në qendër të vëmendjes së mediave rozë kanë qenë bukuroshja Rike Roçi dhe boksieri Kristi Prenga, të cilët pak kohë më parë u kapën “mat” teksa kërcenin afër njëri-tjetrit.

13:43
Maluma “babe” në Tiranë/ 370 dollarë për një foto në koncert

Këngëtari i njohur latin, Maluma do të jetë së shpejti në Tiranë. Ai do të performojë në një koncert live në sheshin Nënë Tereza në `14 mars , në ditën e Verës.

13:26
Merkel do të takohet me Ramën në Berlin

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet të hënën (27.01.) paradite në Berlin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur të premten (24.01) në Berlin zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer. Në fokus të bisedës do të jetë ndihma që mund të japë Gjermania për rimëkëmbjen e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

13:23
Cakaj: Metodologjia e re e negociimit, pritet t’i hapë rrugë çeljes së negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, z.Charles Michel.

13:13
Kina në vetëizolim/ Mbyllen 14 qytete, Muri i Madh kinez, Disneyland dhe pika të McDonald

Kina ka hyrë në izolim sot pasi autoritetet dhe bizneset po përpiqen të mbyllin pikat turistike dhe sistemet e transportit publik në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri vdekjeprurës që ka vrarë të paktën 26 njerëz.