Shkencëtarët japin shpresë: Një vaksinë kundër virusit kinez tashmë është e mundur

25/01/2020 02:20

Ka shpresë për të prodhuar një vaksinë kundër virusit kinez.

Shkencëtarët kanë zbërthyer diagramën e virusit dhe ata thonë se për një javë do kenë mundësi të prodhojnë vaksinën që do të ndalë përhapjen e virusit.

Zbulimi është bërë nga një kompani private por edhe kinezët mendohet të kenë përparuar në këtë drejtim. Virusi është i ngjashëm me sars dhe po punohet për vaksinën.

Në teori krijimi i vaksinën kundër koronavirusit është i mundur ndërsa jemi duke pritur të kuptojmë se çfarë po ndodh- tha shkencëtari Rino Rappuoli. Kujtojmë që virusi deri tani ka marrë jetën e 26 personave në Kinë dhe zyrtarisht 830 vetë janë të prekur nga virusi.

Top Channel