E martë, 28 Janar 2020
21:07
Ekskluzive/ Top Story hyn në kampin e muxhahedinëve në Manzë, jeta e tyre në kushte tepër të mira

Top Story është futur me kamera brenda kampit Ashraf, nën masa të rrepta sigurie. Pyetja e qëllimit të gazetarit është: “Si është të depërtosh në botën e një muxhahedini? Si jetojnë këta njerëz, dhe me çfarë merren brenda këtij kampi?”.

21:05
I vranë vëllanë në Londër, Misse Beqiri bën dedikimin prekës: Forca është gjithçka që më mësove

LONDËR- Misse Beqiri ka thyer heshtjen pas vrasjes tronditëse të vëllait të saj, Flamur Beqiri në prag të krishtlindjeve, në Londër.

21:05
Varri i babait që i mori jetën 50-vjeçarit në Korçë

Banorët kanë folur në lidhje me vrasjen e sotme që ndodhi në Korçë. Një 50-vjeçar u vra me sopatë në mes të qytetit.

20:59
As ndërkombëtarët nuk e finalizojnë dot/ Përfundon takim LVV-LDK, sërish pa marrëveshje

Pas takimit të LVV dhe LDK-së që u mbajt mbrëmjen e sotme ka folur Isa Mustafa dhe Albulena Haxhiu, të cilët kanë lënë të hapur rrugën për bashkëpunim, por marrëveshje nuk është arritur.

20:48
Vritet i riu shqiptar në Suedi, asnjë gjurmë nga autorët

SUEDI-  Një 25- vjeçar nga Mitrovica e Kosovës  dhe që prej kohësh jetonte në Kristianstad të Suedisë, është vrarë me armë mbrëmjen e djeshme.

20:45
Sërish bisedime për qeverinë/ Kurti dhe Mustafa takohen. Në Kuvend edhe ambasadorët

Gazetarja e Top Channel në Prishtinë, Alberta Hashani ka dhënë detajet më të fundit në edicionin qëndron të lajmeve të orës 19:30, në lidhje me takimin që po zhvillohet midis Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

20:25
​​Ambasadorët e QUINT-it dalin nga takimi me Kurtin e Mustafën

Ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe ambasadorja e BE-së, kanë dal nga takimi që kishin me Albin Kurtin e Isa Mustafën.

20:23
Brufen, zgjidhja kundër dhimbjes së kokës migrenës dhe jo vetëm

Dhimbja e kokës mund të prekë praktikisht çdo njeri në një moment të caktuar të jetës. Në shumicën e rasteve dhimbja e kokës e ka një shkak të qartë dhe të kuptueshëm siç është dehidrimi, sindromi premenstrual, mungesa e gjumit, ose një gjendje virale apo gripale.

20:16
“Take Me Out Albania”/ Emisioni më i suksesshëm në botë “dating” që do t’ju dhurojë dashuri dhe famë!

Emisioni më i suksesshëm “dating” në botë me shikueshmëri rekord në më shumë se 30 shtete, “Take Me Out” vjen për herë të parë në Shqipëri së shpejti prime time në Top Channel.

20:14
Pretendimi Iranian/ Në avionin e rrëzuar, edhe drejtuesi i CIA-s

Një agjenci iraniane lajmesh pretendon se një drejtues në radhët e CIA-s, i cili orkestroi ekzekutimin e gjeneralit Qassem Suleimani, është në mesin e personave që humbën jetën një ditë më parë nga rrëzimi i avionit në Afganistan. Raporti i dyshimtë i saj vjen në kohën kur Pentagoni e mohoi që avioni i tij E-11A të jetë qëlluar nga Talibanët, por deklaroi se ai ka rënë vërtet në zonën Dih Yak.

20:12
Fabrikat e makinave në Wuhan evakuohen për shkak të koronavirusit

PSA Group ka vendosur të evakuojë personelin nga fabrikat e saj në Wuhan, Kinë, për shkak të rrezikut të koronavirusit vdekjeprurës.

20:11
Virusi Wuhan/ Nis evakuimi i shtetasve të huaj

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe vende të tjera po dërgojnë avionë për të evakuuar shtetasit e tyre nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e shpërthimit global të koronavirusit që u ka marrë jetën 106 njerëzve në atë shtet e ka infektuar mbi 4500 të tjerë. Qeveria kineze ka izoluar Wuhanin dhe qytete të tjera në provinën Hubei, duke bllokuar kështu më shumë se 150 milion njerëz, përfshirë edhe mijëra shtetas të huaj.

20:11
Franca ndryshon qëndrimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Franca del me qëndrim të ri sa i përket hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën.

20:05
Plagoset polici në Pogradec/ Ndaloi furgonin për kontroll dhe…

POGRADEC- Një efektiv i policisë rrugore është plagosur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin. Burime për Top Channel bëjnë me dije se polici fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

20:02
Diskriminim i nxënësve në klasë/ Raporti: Mësuesit nuk merren me ata që mësojnë me vështirësi

Në Shqipëri, përgjithësisht në shkollat publike, mësuesit kanë në fokus nxënësit aktiv , duke lënë të papërfshirë gjatë orës së mësimit nxënësit me vështirësi në të nxënë, thuhet në raportin e Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit të siguruar nga Top Channel. 

20:00
Kadare mbush 84 vjeç/ Akademia e shkencave, kërkesë zyrtarë për çmimin nobel

Gjeniu i letrave shqipe, shkrimtari Ismail Kadare feston sot ditëlindjen e 84. Personaliteti shqiptar më i certifikuar. Fitues I Man Booker International Prize, 2005. Mbajtës i Çmimit të Asturias dhe Jeruzalem.

19:56
Vrasje për një vend në varreza/ Korçë, e qëllon më sëpatë në mes të qytetit

Një vrasje tronditëse është shënuar në Korçë ku një 50 vjeçar është goditur me sëpatë në kokë disa herë ndërsa motiv i vrasjes është bërë një konflikt për varret e familjarëve të viktimës dhe autorit. Dy personat ishin bashkëfshatarë nga fshati Poçestë. Dashnor Osmani 50 vjeç, tregtar ambulant bananesh u vra në mes të trotuarit në prezencë të qindra kalimtarëve teksa ishte duke pritur që të shiste banane.

19:52
Vdes Jak Prenga i marrë peng/ Shkak një ngarkesë prej 250 kilogramë kokainë që humbi në Angli

I rrëmbyeri 11 ditë më parë në Kamëz, Jak Prenga 49 vjeç, sipas policisë rezulton të jetë vrarë nga autorët e rrëmbimit të tij.

19:46
Top Talk: Mjeku Arjan Harxhi ja sa e rrezikuar është Shqipëria nga koronavirusi

Në studion e Top Talk ditën e sotme ka qenë i ftuar mjeku Arjan Harxhi, ku ka folur se sa e rrezikuar është Shqipëria nga koronavirus.

19:33
FOTO/ Një tjetër kënd lojërash në kryeqytet është gati për të pritur fëmijët

Punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit riparuan, lyen dhe pastruan këndin e lojërave te “Mine Peza”.

19:28
Ankesa e Voltana Ademit për 30 qershorin, Kushtetuesja jep ‘OK’, por duhet pritur plotësimi i trupës gjykuese

Gjykata Kushtetuese ka pranuar që të hedhë hapin e parë drejt shqyrtimit të ankimimit të bërë nga kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi , e cila kërkon që zgjedhjet lokale të  30 qershorit të shpallen të pavlefshme.

19:24
Oqeani Paqësor gjithnjë e më ‘i thartë’, ja çfarë ndodh me gaforret

Oqeani Paqësor po bëhet më shumë ‘i thartë’, duke dëmtuar seriozisht speciet që banojnë në pjesët e saj bregdetare.

19:20
Oso Gjinovci kërkon falje pas fotografive të publikuara nga KosovaPress

Kombëtarja e Kosovës në futsall sot ka udhëtuar për në Gjeorgji, për të marrë pjesë në raundin e parë të eliminatorëve për kualifikimin në kampionatin evropian të futsallit “Euro 2022”.

19:19
Dy satelitë rrezikojnë të përplasen këtë javë

Shumë lart mbi kokat tona, në orbitën e Tokës, mijëra objekte të ndryshme po nxitojnë. Këto përfshijnë mbeturinat e vogla, por edhe satelitët e prishur që nuk mund të komunikojnë më dhe të marrin urdhra nga shkencëtarët e Tokës.

19:18
Bill Gates dhuron 10 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” ka vendosur të dhurojë 10 milionë dollarë në luftën kundër koronavirusit kinez.

19:17
Hubei pezullon aplikimet për pasaporta që të frenojë perhapjen e koronavirusit

Autoritetet e provincës Hubei në Kinën Qendrore kanë pezulluar shërbimet e aplikimit për pasaporta të zakonshme dhe lejet e hyrjes-daljes për në Hong-Kong, Makao e Tajvan, për të kontrolluar më mirë përhapjen e koronavirusit të ri.

19:12
Xin Jinping: Do ta mposhtim këtë epidemi patjetër

Të martën,kryetari i shtetit i Kinës Xin Jinping u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

19:09
Gazeta izraelite “Israel Hayom”: “Fjala e Nderit” shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri

Gazeta e madhe izraelite “Israel Hayom” ka botuar një speciale rreth shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri me titull “Fjala e Nderit”.

19:04
Ekzekutohet 25 vjeçari nga Kosova në Suedi

Viktima është me origjinë nga Mitrovioca dhe është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Kristianstad. Viktima B.A. vdiq në spital pasi nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të marra. Familjarët kanë folur për mediat në Kosovë dhe thonë se nuk kanë patur djeni që i ndjeri të kishte ndonjë konflikt. Ndërkaq mediat suedeze kanë raportuar për ngjarjen e rëndë, derisa kanë theksuar se ende nuk ka të arrestuar lidhur me vrasjen, motivet e së cilës janë ende të panjohura edhe për autoritetet suedeze.

19:01
FOTO/ Temperatura shkon në – 41 gradë celcius, banorët: Sivjet po bën dimër i butë

Yakutia njihet ndryshe edhe si vendi më i ftohtë në botë ku temperaturat gjatë dimrit shkojnë nga -50 në -70 gradë Celcius.  

18:57
VW Caddy i ri tregon “fytyrën” e tij

Automjeti Caddy i Volkswagen është dizajnuar për herë të parë dhe kompania zbuloi se si do të duket modeli i ri.

18:55
Ekspertët: Koronavirusi arrin kulmin brenda një jave

Epidemia e pneumonisë virale që tashmë ka shkaktuar më shumë se 100 viktima në Kinë, mund të arrijë kulmin brenda një jave ose 10 ditësh, deklaroi Zhong Nanshan, një nga specialistët më të mirë kinezë të sëmundjeve respiratore.

18:54
BE evakuon qytetarët e saj nga Wuhan

Bashkimi Evropian me kërkesë të Francës ka aktivizuar një Mekanizëm të Përbashkët të Mbrojtjes Civile në mënyrë që të sigurojë mbështetje konsullore për qytetarët e BE-së në Wuhan, Kinë, në qendër të një infektimi të ri, në mes të forcimit të një infeksioni koronavirus.

18:51
Fshati Anglez, u sakrifikua për të ndalur Mortajën

Nuk ka më ture në grup jashtë kinës. Kjo është masa drastike e autoriteteve të Pekinit për të ndaluar epideminë e koronavirusit. Nga e hëna, të gjithë shërbimet për udhëtime të agjencive kineze janë pezulluar, përfshirë prenotimet e hoteleve dhe biletat e avionëve. Dhe kjo, sic kujton New York Times, sjell në mendje historinë e Ejamit, një fshat në kontenë Derbishajër në Britani, që sot ka më pak se një mijë banorë.

18:42
Vetëvendosje “luftë” Shpend Ahmetit: kryebashkiaku të japë dorëheqjen!

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, pas seancës për Badovcin në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka hedhur kritika në drejtim të kryetarit të bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

18:40
Kosovë, euro false/ Kartëmonedha që qarkullon më shumë

Rreth 70 mijë euro është vlera e parave të falsifikuara, të cilat ishin vënë në qarkullim në tregun e Kosovës vetëm brenda pjesës së parë të vitit 2019.

18:38
Boris Johnson sfidon hapur Amerikën/ I lejon Huaweit qasje në 5G

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të lejojë kompaninë kineze Huawei, ta vazhdojë edhe pse me disa kufizime aktivitetin në rrjetin 5G, dhe kjo, pavarësisht presioneve të mëdha nga  SHBA-ja për ta bllokuar bashkëpunimin me kompaninë në fjalë. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ishte përballur me një trysni të fortë nga Shtetet e Bashkuara, dhe disa deputetë konservatorë, për të bllokuar gjigantin e teknologjisë kineze.

18:25
Soreca takon reporteren për Shqipërinë në BE: Folëm për Reformën Zgjedhore dhe në Drejtësi

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ditën e sotme ka takuar eurodeputeten portugeze, Isabel Santos, e cila është raportuesja për Shqipërinë në PE.

18:24
Stilistja shqiptare që veshi 3 “Yje” në tapetin e kuq: Fustanin më të shtrenjtë e kishte…

Stilistja shqiptare, Lia Stublla, veshi tre personazhe të njohur në tapetin e kuq të “Grammy Aëards”, duke u komentuar kështu në të gjitha mediat shqiptare dhe jo vetëm.

18:23
“Blej rroba të përdorura, dal edhe me 2 euro në kafe”, këngëtarja shqiptare flet pa komplekse

Flaka Krelani ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për bashkëpunimin e saj të fundit me reperin amerikan Young Noble, si edhe zbuloi disa fakte që nuk i dinim për të.

18:21
Formimi i qeverisë në Kosovës/ Takimit të Mustafës dhe Kurtit i bashkohen ndërkombëtarët

Për më shumë se një orë ka nisur takimi midis Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

18:06
Programet e rrezikshme të instaluar në telefona: Cilat janë ato dhe si t’i heqim

Një rrezik i ri për përdoruesit e Android: janë zbuluar aplikacione që dëmtojnë telefonin tuaj dhe janë instaluar kur e blini. Më keq, fshirja e aplikacioneve që mund të dëmtojnë telefonin do ta bënte pajisjen të padobishme.

18:04
Ndryshimet e presionit të gjakut shkakton këto rreziqe

Pacientët me hipertension e dinë më së miri se si ndryshimet në presionin e gjakut ndikojnë në disponim, rutinën e përditshme dhe gjendjen e tyre.

18:03
Stresi dhe ankthi shtojnë peshë

Përgjegjësitë e parasë, punës dhe familjes janë tre arsyet kryesore pse gratë ndihen të stresuar.

18:03
Tërmet 8 ballë në Greqi/ Magnituda 5.5 i shkallës rihter

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 i shkallës rihter, por me fuqi 8 ballë ka rënë në Greqi pak më parë më saktë në ishujt DODECANESE.

17:59
Ish-prokurori special shqiptar: Ja çfarë kërkonte nga unë Katica Janeva

Ish-prokurori i prokurorisë Speciale, Burim Rrustemi ka dëshmuar sot lidhur me rastin “Reket”. Ai ka potencuar se ish shefja e tij, Katica Janeva i ka kërkuar që tek rasti “Banka Postare”, i cili udhëhiqej nga Rrustemitë përgatitet një raport për dëmin që është bërë dhe rasti të mbyllet, që të akuzuarit të mos marrin dënime.

17:57
Haziri dhe Dimitrievski: Shumë shpejt hapja e kufirit Stançiq-Bellanoc

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim pune në Kumanovë, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Maksim Dimitrevski. Qëllimi i këtij takimit ishte njoftimi i ekipeve nga Gjilani dhe Kumanova, të cilët po implementojnë dy projektet e bashkëpunimit ndërkufitar, ku janë të përfshira edhe dy ndërmarrje publike, Hidromoravës dhe “Ujësjellësi” Kumanovës.

17:47
Tiranë/ Arrestohet në flagrancë grabitësi

Një grabitës në Tiranë është arrestuar në flagrancë teksa po vidhte në banesën e shtetasit H.A.

17:43
Ekstradohet nga Italia autori i atentati ndaj Ines Hajrullës në Vlorë

Dy të shumë kërkuar janë ekstraduar nga Italia në Shqipëri pasi janë të dyshuar për vrasje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

17:32
Krimi makabër në Korçë, autori që vrau me sëpatë në kokë 42-vjeçarin vuante nga probleme mendore

KORÇË- Zamir Topi autori i krimit makabër të ndodhur pasditen e sotme në Korçë ishte me probleme shëndetësore. Lajmi për Top Channel është konfirmuar nga burime në Qendrën e Shëndetit Mendor.

17:19
Detajet nga vrasja e studentes greke/ Shqiptari bashkëpunon me drejtësinë, greku “i ngurtë”

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e adoleshentes greke Eleni Topaloudu që u vra rreth një vit më parë në Rodos të Greqisë. Sipas mediave greke sot është zhvilluar seanca e dytë e gjyqit për dy të arrestuarit për këtë ngjarje të rëndë, shqiptarit Aleksandër Luka dhe grekut Manolis Koukouras.

17:16
Presidenti i Atleticos: Cavani një iluzion, të kënaqur me Simeonen

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, gjatë një interviste foli rreth merkatos dhe trajnerit Diego Simeone. Numri 1 i klubit “rojiblanco” deklaroi se kanë mbetur edhe pak ditë që merkatoja të mbyllet dhe se nuk ka kohë mjaftueshme për të mbyllur tratativa të rëndësishme për transferimin e lojtarëve të mëdhenj, duke i dhënë fund kështu edhe zërave që flasin për një kalim të Cavanit në “Wanda Metropolitano”.

17:09
Pamje të papranueshme: Lojtarët e Kosovës ndezin nga një cigare para nisjes për në Gjeorgji

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot është nisur për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit “Euro 2022”.

16:55
Binjakët që humbën jetën/ Flasin prindërit: I ushqyem me qumësht kutie

Prindërit dhe gjyshja e dy foshnjave 5-muajshe që humbën jetën në Berat thanë të martën për Shqipëria Live në një lidhje direkte nga Berati se dy fëmijët nuk vuanin nga ndonjë sëmundje por se humbën jetën sapo pinë qumësht kutie.

16:47
U qëllua për vdekje me sëpatë në koke, zbulohet fotoja e viktimës në Korçë

Ky që shihni në foton e siguruar nga Top Channel është Dashnor Osmani, 50-vjeçari i cili gjeti vdekjen pasi u godit me sëpatë në kokë, pas sherrit me Zamir Topin. Ky i fundit është arrestuar nga policia pas krimit makabër  që kreu.

16:31
Altin Hajri u dënua më 7 vite burg vitin e kaluar, Apeli e shpalli më pas të pafajshëm

Biznesmeni Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, ku dyshohet se është dërguar pas marrjes peng në Kamëz 49-vjeçari Jak Prenga, nuk është person i panjohur as për drejtësinë shqiptare.

16:21
Çudit Manchester United, gati të kthejë Alexis Sanchez në “Old Trafford”

Manchester United ndryshon mendim për Alexis Sanzhes. Sikurse raporton “DailyMail”, “Djajtë e Kuq” janë të vendosur t’i japin një tjetër mundësi sulmuesit kilian në “Old Trafford”, pavarësisht se u largua si dështim gjatë verës së kaluar.

16:19
Kërcënoi kryesorin, Lautaro humb derbin e Milanos

Lautaro Martinez humbet derbin e Milanos. Gjykatësi sportiv, Gerardo Mastrandrea, e ka dënuar sulmuesin argjentinas 2 ndeshje pezullim për kartonin e kuq që mori në fund të ndeshjes ndaj Cagliarit (1-1) me argumentin “sjellje kërcënuese ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes”.

15:48
Shkodra problem me rrugët/ Në lagjet e qytetit, gropa baltë dhe ujë

Për shume lagje të Shkodrës, infrastruktura rrugore mbetet problem. Sidomos gjatë dimrit, banorët duhet të lëvizin mes ujit dhe baltës. Ne do të bëjmë një vëzhgim për të parë nga afër se sa e vështirë është situata në disa zona të qytetit.

15:45
Mbyllet bypass i Fierit/ Devijohet kalimi. Puna do vijojë deri në përfundimin tërësor

Mbyllja e përkohëshme e by-pass të Fierit i ka devijuar mjetet që udhëtojnë drejt jugut t vendit në rrugën e vjetër, mes për mes qytetit.

15:39
Kontrolle dhe në Kapshticë/ Udhëtarët që vijnë nga zonat e prekura pyeten më hollësisht

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë shtuar masat per kontrollin e coronavirusit.

15:38
Njohje e patentave nga Gjermania/ Rama negocion me kancelaren Merkel marrëveshjen e re

Pas marrëveshjes me Greqinë, Shqipëria ka nisur procedurat për njohjen e patentave edhe me Gjermaninë. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama përmes një stausi në profilin e tij në facebook duke ju përgjigjur interesimit të qytetarëve për këtë çështje.

15:35
Masa në port për koronavirusin/ Durrës, vendoset termometër me lazer për temperaturën

Përhapja e koronavirusit ka shtuar masat e sigurisë në portin më të madh detar të vendit, me qëllim izolimin e çdo rasti të dyshuar që mbërrin në Shqipëri nga kjo pikë kufitare detare.

15:32
Grenell për marrëveshjen hekurudhore: Kemi bërë përparime

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thotë se janë bërë përparime për marrëveshjen hekurudhore.

15:25
Po kthehen studentët nga Kina/ Njëra u kontrollua dhe nuk është e infektuar nga virusi

Ndërsa virusi i Corona Virusit ka mbërritur tanimë në Europë, ku janë konstatuar tre raste në Francë dhe një në Gjermani autoritetet njoftojnë se Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët për depërtimin e virusit të ri.

15:16
Ekskluzive/ Përse ndodhi pengmarrja e Jak Prengës? Në mes qëndron një ngarkesë shumë e madhe kokaine, makina i përkiste një këngëtareje

Rrëmbimi i Jak Prengës dhe më pas vrasjes e zhdukjes së trupit të tij duket se është pasojë e një marrëdhënie të dështuar mes trafikantësh droge për një sasi shumë të madhe kokaine.

15:01
Vdes Jak Prenga i marrë peng/ RENEA në aksion, arreston 4 persona por nuk gjen trupin

Aksioni i RENEA-s, i zhvilluar të hënën në Shijak, vuri në pranga katër persona, të lidhur me rrëmbimin e ndodhur në datën 17 janar në Kamëz, ku u mor me forcë nga dy persona 59 vjeçari, Jak Prenga.

14:49
Shatërvani i miqësisë/ Shqipëri-Hungari, vendoset pranë bibliotekës kombëtare

Shqiptarët dhe hungarezët kanë një marrëdhënie speciale mes tyre, që daton nga koha e heronjve të dy popujve tanë, Skënderbeut dhe Janosh Hunidadit. Në këtë 100-vjetor të Tiranës Kryeqytet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti një delegacion të kryesuar nga Nënkryetarja e Budapestit, Erzsébet Gy Németh, për të biseduar rreth shtimit të marrëdhënieve mes dy qyteteve, si dhë përurimin e shatërvanit të ri pranë Bibliotekës Kombëtare. Ky donacion ka si qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, formimin dhe mbrojtjen e mjedisit, duke vlerësuar rinovimin e burimeve urbane, që janë të rëndësishme dhe prioritet për qytetin e Tiranës.

14:29
Masakër në Korçë, një person goditet për vdekje me sëpatë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak momente më parë në qytetin e Korçës.

14:22
Koronavirusi i frikshëm/ Çfarë duhet të dimë për 2019-nCov

Lajmet për përhapjen e “Coronavirus” po dominojnë në mediat botërore. Dhjetëra persona kanë ndërruar jetë në Kinë. Po si transmentohet virusi e çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur?

14:18
Integrimi në BE/ Ngecja në Kosovë për faj të korrupsionit e krimit

Politizimi i administratës publike, korrupsioni, krimi i organizuar, si dhe sistemi gjyqësor jo efikas mbeten fajtorët kryesor te ngecjes së Kosovës në integrimin në BE.

14:16
Zyrtare/Eriksen lojtari më i ri i Interit

Christian Eriksen tanimë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i skuadrës së Interit.

14:15
Lajmi i RAI 3 për drogën. Reagon Policia e Shtetit

Ka reaguar Policia e Shtetit në lidhje me lajmin e transmetuar në kanalin RAI 3 për sa i përkety kultivimit të kanabisit në vendin tonë.

14:13
Po transportonte 4 sirianë përtej kufirit, arrestohet 59-vjeçari në Kukës

Policia në Kukës ka arrestuar 1 shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

14:11
Kosovë, java evropiane e kancerit të mitrës

Rreth 500 mijë raste të reja në vit diagnostikohen me kancerin e qafës së mitrës në botë dhe rreth 90% të vdekjeve që shkaktohen si pasojë e kësaj sëmundje, ndodhin kryesisht në shtetet me të ardhura të ulëta.

14:07
Fshati anglez u sakrifikua për të ndalur murtajën!

Nuk ka më ture në grup jashtë kinës. Kjo është masa drastike e autoriteteve të Pekinit për të ndaluar epideminë e koronavirusit.

14:06
Rasti me lojtarët e Kosovës, reagon Eroll Salihu: Gjest i pahijshëm, ja si do veprojmë

Kombëtarja e Kosovës në futsall sot është nisur për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit “Euro 2020”.

14:04
Korrupsioni dhe krimi i organizuar, fajtorët kryesor te ngecjes së Kosovës në integrimin në BE

Politizimi i administratës publike, korrupsioni, krimi i organizuar, si dhe sistemi gjyqësor jo efikas mbeten fajtorët kryesor te ngecjes së Kosovës në integrimin në BE.

13:56
Zelanda e Re në zgjedhje, Jacinda Ardern premton stabilitet dhe luftë ndaj keqinformimit

Kryeministrja neo-zelandeze Jacinda Ardern njoftoi sot se zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vendit do të mbahen në 19 shtator, duke nisur fushatën e gjatë që do të zgjasë më shumë se shtatë muaj.

13:53
Ish-mbreti i Belgjikës pranon atësinë pas testit të ADN

Ish mbreti belg, Albert II, ka pranuar se është babai i një gruaje të lindur nga një lidhje jashtëmartesore pasi u detyrua të jepte një kampion ADN-je që rezultoi në përfundim pozitiv.

13:49
Ambasadori i Luksemburgut i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti, Ilir Meta priti në një takim Ambasadorin e ri të Luksemburgut në Shqipëri, Philippe Donckel, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

13:41
Formimi i qeverisë/ Shtetet anëtare të Quint-it refuzojnë të jenë pjesë e bisedimeve LVV-LDK

Shtetet anëtare të Quint-it refuzojnë të jenë pjesë e bisedimeve për arritjen e koalicionit LVV-LDK.

13:39
Vrasja e pengut/ Fotot e autorëve të dyshuar që rrëmbyen Jak Prengën

Të tjera detaje dalin nga ngjarja tronditëse e rrëmbimit të 49-vjeçarit Jak Prenga, më 17 janar në Kamëz, ndërsa përveç fotos së viktimës gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbuluar dhe ato të autorëve të dyshuar.

13:28
Lodhja kronike – si ta trajtojmë?

Sindroma e lodhjes kronike karakterizohet nga një lodhje ekstreme që, me gjithë periudhat më të shkurtra të pushimit, zgjat gjashtë muaj ose më shumë, duke ndërhyrë në aktivitetet e përditshme. Për momentin nuk ka kurë specifike për këtë gjendje.

13:26
“12 fishim i kultivimit të kanabisit”/ Rama për RAI 3: Një turp gazetaresk

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me reportazhin e RAI 3 sipas të cilit kultivimi i kanabisit është 12 fishuar.

13:25
Pacient në burg prej 20 vjetësh/ Plagosi nënën por duhet të shtrohej në spital psikiatrik

Pas plagosjes së nënës në vitin 2000, për të riun shqiptar me iniciale A.B , një vit më vonë, u vendos pushimi i gjykimit të çështjes penale dhe shtrimi për mjekim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik në Tiranë, për shkak të problemeve mendore të të pandehurit.

13:19
Durrës/ Masa në port për koronavirusin, vendoset termometër me lazer për temperaturën

Në portin e Durrësit janë marrë masat kundër koronavirusit kinez duke vendosur një termometër me lazer për matjen në distancë të temperaturës trupore të udhëtarëve por edhe pajisje të tjera.

13:19
Kapshticë/ Masa në pikat kufitare, nuk ka kontrolle shtesë

Ndiqni lidhjen live nga pika kufitare e Kapshticës për të parë se ç’masa janë marrë në kufi me Greqinë.

13:19
Oferta nga Gjirokastra/ Panair për bizneset e qarkut

Për herë të parë në Gjirokastër, janë gjithë bizneset e turizmit të qarkut që po planifikojnë ofertën e 2020.

13:19
Një tjetët tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia vijon të mos gjejë qetësi. Një tjetër tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar këtë mesditë, duke shtuar panikun te qytetarët.

13:15
“Reportazhi i Rai 3 rrëzon propagandën e qeverisë se ajo e ka asgjësuar kanabisin”/ PD: Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës

Pas nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, edhe demokrati, Ervin Salianji, ka publikuar kronikën e “Rai3”, duke u shprehur se “Propaganda e Edi Ramës ka paguar shtrenjtë brenda dhe jashtë vendit për ta prezantuar Shqipërinë si një vend në reforma të vazhdueshme në përpjekje për të arritur standardet europiane dhe për t’iu bashkuar familjes europiane”.

13:10
Basha ‘përçan’ Prokurorët, apelime të ndryshme për çështjen e lobimit

Çështja e lobimit të PD ka ndarë prokurorët në Apel.

13:10
Fotot ekskluzive/ Ky është Jak Prenga, u mor peng, u rrah për vdekje dhe i zhdukën trupin

Ky që shihni në foto është Jak Prenga i cili u mor peng në Kamëz dhe më pas u rrah për vdekje ndërsa policia po kërkon trupin e tij ende.

13:09
Rindizet zjarri i vjetër? Mediat vazhdojnë të spekulojnë për Pitt dhe Aniston

Puthja mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, në prapaskenat e Sag Awards, ka entuziazmuar fansat dhe me sa duket, nuk ka vetëm një detaj që flet për rikthimin e zjarrit.

13:06
Aksidenti i Kobe Bryant/ Hetuesit 5 ditë në vendngjarje, nuk gjenden trupat

Bota vazhdon të jetë e tronditur nga lajmi i së dielës për aksidentin ajror me helikopter ku humbën jetën legjenda e NBA, Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë bashkë me pilotin.

13:05
Kosovë, qeveria e re/ Në negociata përfshihet edhe Quinti

Takimi i radhës mes liderit të Vetëvendosjes dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar sërish pa marrëveshje ndërkohë që tani duket se do të hyjë në lojë faktori ndërkombëtar.

13:03
Skuadrat femërore të ndëshkimit/ Në Indonezi ftohen gratë të fshikullojnë shkelëset e së njëjtës gjini

Në Aceh, të vetmin rajon të Indonezisë që ka imponuar ligjin islamik, rrahja me kamzhik mbetet një dënim i zakontë për një numër krimesh, përfshirë bixhozin, tradhtinë, konsumin e alkoolit apo marrëdhëniet seksuale paramartesore ose gay.

12:49
Ndahet nga jeta Nicholas Parsons, një figurat më në zë të BBC

Nicholas Parsons, prezantuesi veteran i emisioneve në TV dhe i programit në radio “Vetëm një minutë”, ka vdekur në moshën 96 vjeçare pas një sëmundjeje.

12:41
Xhaçka takon Yuri Kim: Fat për ne, që SHBA përfaqësohen në Shqipëri me një zonjë si Ambasadorja

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka pritur sot Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

12:19
Rrëzohet avioni amerikan/ Mjet i ushtrisë amerikane, por s’dihen viktimat

Misteri për një avion të rrëzuar në provincën e Ghaznit, në lindje të Afganistanit, që kontrollohet nga talebanët, ka vijuar për orë të tëra.