Presidenti i Atleticos: Cavani një iluzion, të kënaqur me Simeonen

28/01/2020 17:16

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, gjatë një interviste foli rreth merkatos dhe trajnerit Diego Simeone. Numri 1 i klubit “rojiblanco” deklaroi se kanë mbetur edhe pak ditë që merkatoja të mbyllet dhe se nuk ka kohë mjaftueshme për të mbyllur tratativa të rëndësishme për transferimin e lojtarëve të mëdhenj, duke i dhënë fund kështu edhe zërave që flasin për një kalim të Cavanit në “Wanda Metropolitano”.

Ai theksoi se për momentin nuk ka asgjë konkrete sa u takon bisedimeve me Paris Saint Germain për uruguajanin, që mbetet vetëm një iluzion. Sa i takon çështjes së Simeones, Cerezo deklaroi se 49-vjeçari është trajneri që i ka dhënë më shumë tituj ekipit dhe se nuk kanë asnjë dyshim për të. Ai pohoi se janë të kënaqur me punën e argjentinasit dhe se të gjithë lojtarët zbaviten dhe janë të lumtur me të.

Top Channel