E martë, 09 Qershor 2020
15:15
Tragjike, mbytet një 16-vjeçar në Liqenin e Fierzës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Kukësit, pasi një i ri 16-vjeçar është mbytur në Liqenin e Fierzës.

15:14
KUJDES! Izolimi mund të kthehet/ Rritja e numrit të të infektuarve nga neglizhenca

Këtë të martë është shënuar numri më i madh i të prekurve në një ditë. Me 36 persona të infektuar, kjo e martë është ndër ditët më të zeza që kur ka nisur pandemia.

15:07
U pezullua nga koronavirusi, rinis restaurimi i Notre Dame!

Më shumë se një vit pas zjarrit që shkrumboi pjesën e sipërme të katedrales së stolisur Notre-Dame të Parisit mbrëmjen e 15 Prillit 2019, punëtorët kanë filluar të heqin skelat e dëmtuara në atë që është cilësuar si një “fazë jashtëzakonisht e rrezikshme” e restaurimit

15:03
Tragjike/ Angli, flakët djegin shqiptarin brenda shtëpisë me kanabis -Video

Të bllokuar brenda një fabrike me kanabis që u përfshi nga flakët, një shqiptar humbi jetën ndërsa një tjetër mundi të mbijetonte, bëjnë me dije mediat e huaja.

14:50
Nga hapësira në Tokë/ Shah, kozmonautët sfiduan kampionin

Dy kozmonautë rusë në hapësirë dhe një kampion shahu në Tokë u bënë protagonistë të një sfide të pazakontë shahu.

14:47
Shpërthimet misterioze, ekspertët bëjnë zbulimin e rëndësishëm

Për të dytën herë, astronomët kanë zbuluar një model në shpërthimin misterioz të valëve të radios nga hapësira.

14:47
As Messi, as Ronaldo! Futbollisti më i pasur, Bolkiah

Çdo vit përpilohet klasifikimi i sportistëve më të pasur në botë dhe mes tyre ka shumë futbollistë.

14:42
S’i ofrohet rinovimi, Thiago Silva largohet nga PSG

Thiago Silva do të largohet nga Paris Saint Germaini në fund të sezonit.

14:40
Me Juven në shënjestër/ Francë, Lyon rikthehet në stërvitje

Olympique Lyonnais është skuadra e parë e Ligue 1 që rinis stërvitjet.

14:31
Një adoleshente u vra nga babai i saj, Irani miraton ligjin për mbrojtjen e fëmijëve

Irani miratoi një ligj për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, pak ditë pasi një adoleshente u vra nga babai i saj.

14:29
Apeli i mjekëve të Infektivit: Po shtohen rastet në spital, ju lutemi respektoni masat

Mjekët e Shërbimit Infektiv, ku prej fillimit të epidemisë në vendin tonë po trajtohen të prekurit me COVID19, nisur nga rritja e rasteve të shtrimeve në spital në ditët e fundit, u kanë bërë apel qytetarëve që të vijojnë të respektojnë distancimin social dhe masat e higjienës vetjake, në mënyrë që të minimizojnë rrezikun nga COVID-19.

14:27
Aksident i rëndë në Korçë/ Sharrohet makina për të nxjerrë shoferin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë.

14:21
Virusi që ndryshoi botën! Covid-19 shkaktoi pabarazi

Një mikroorganizëm i quajtur Covid-19 po ndryshon modelet, ritmet dhe rregullat e globalizmit.

14:20
“Plas” sherri në Korçë/ Goditen me mjete të forta 2 persona, dërgohen me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Libonik të Korçës, ku dy persona janë dëmtuar me mjete të forta gjatë një konflikti për motive të dobëta.

14:18
Veliaj: Rruga e re, më shumë akses për Vaqarrin. 2 mijë aplikime për kreditë e buta e kanë kaluar fazën e parë

Rehabilitimi i rrugës Kombinat-Vaqarr, ku edhe do krijohet lagjja e re për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, po pasurohet edhe me pemë të reja. Bashkia e Tiranës bën me dije se mbolli sot 250 pemë të rritura.

14:17
Maqedoni, shpërthen sërish virusi/ Shkak i vatrës së re, një dasmë?

Një dasmë me një numër të madh të ftuarish, e mbajtur në kushte shtëpie në fund të muajit maj, mund të jetë bërë shkas për një vatër te re koronavirusi në Maqedoni.

14:14
La garat e shpejtësisë për t’u bërë modele pornografie, pilotja po shijon paratë

Renee Gracie, piloja australiane e “V8 supercars”, ka vendosur t’i japë një drejtim të ri karrierës së saj profesionale. Ajo ka vendosur të bëhet modele e përmbajtjeve për të rritur.

14:06
Tiranë/ Pranga një 38-vjeçari, i dënuar për trafikim të drogave të forta (emri)

Vijojnë operacionet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

13:59
​LDK lidh koalicion me AKR dhe PD në Mitrovicë

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Mitrovicë, ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, për paraqitje të përbashkët rreth aktiviteteve dhe qëndrimeve të tyre në të mirë të qytetarëve, përfshirë zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm.

13:57
Balotellin e përzënë nga klubi, ja si reagon sulmuesi

Luftë të hapur mes Mario Balotellit dhe Brescias. SuperMario u paraqit në qendrën sportive “Torbole Casaglia” mëngjesin e kësaj të marteje në shoqërinë e një miku, rreth orës 8.40 të mëngjesit, 20 minuta para nisjes së stërvitjes por, pas një diskutimi të shkurtër në telefon me një pjesëtar të klubit, atij iu ndalua hyrja.

13:55
Kosovë/ Ende s’ka datë zyrtare për fluturimet nga “Adem Jashari”

Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të lejohen fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërkohë që janë mbi 700 mijë udhëtarë që nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë me koronavirus.

13:53
“Ramavirusi po shkatërron shtyllën kurrizore të ekonomisë”/ Basha takim me sipërmarrës të vegjël

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në një takim me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë.

13:53
Malta u jep para qytetarëve për t’i shpenzuar në restorante!

Qeveria e Maltës do t’iu ndajë qytetarëve kuponë në vlerë prej 100 eurosh, për t’i shpenzuar në bare, hotele dhe restorante.

13:49
E teprojnë me alkoolin, plas sherri mes vajzave (FOTO)

Një grup vajzash janë përfshirë në një sherr masiv, pasi e kishin tepruar paksa me alkoolin.

13:45
“Një 71-vjeçar del nga intubimi”/ Manastirliu mbështet mjekët e Infektivit: Besimplotë tek ju që nga dita e parë

Pas shtimit të pacientëve në spitalin COVID-19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vizituar sot stafin mjekësor të spitalit Infektiv në QSUT, për t’i mbështetur për punën që po bëjnë dhe për t’i inkurajuar për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.

13:40
Zgjedhorja/ Deklarata e PPE-së: Reforma të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale

Përmes një deklarate në Parlamentin Evropian, grupi i Partisë Popullore Evropiane ka thënë se vazhdon të përkrahë Shqipërinë në udhën e saj drejt Bashkimit Europian.

13:33
Abrashi: Kosova rihap aeroportin brenda dhjetë ditësh

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi, tha se pret që fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të rinisin brenda dhjetë ditësh.

13:32
Surprizë! Shitësja po sistemonte vezët, krejt papritur nga lëvozhga del një zog

Ato çka dukeshin si vezë të zakonshme për t’u shitur, fshihnin një mister të këndshëm: një zog!

13:31
Super modelet e flokëve që nuk keni menduar që do i shihni sërish (FOTO)

Moda ndryshon me kalimin e kohës, e tendencat ndryshojnë mjaft shpesh. Dhe njerëzit në industrinë e bukurisë përpiqen të vijnë me gjëra të reja gjatë gjithë kohës.

13:17
Fotot/ Meta dhe Ruçi “muhabet” edhe pas mbledhjes. Presidenti miqësor me kreun e Kuvendit

Mbledhja e Këshillit të Integrimit mbaroi para pak çastesh dhe të gjithë të pranishmit nxituan të shpërndaheshin në punët e tyre.

13:14
Takimi me bërryla/ A janë sheshuar konfliktet mes tyre? Flet Meta

A janë sheshuar konfliktet mes tyre? Kjo ishte pyetja që lindi natyrshëm, pas takimit “miqësor” me “shtrëngim” bërrylash e jo duarsh, mes presidentit të vendit, Ilir Metës dhe kryeministrit Edi Rama, që të dy në dukje tepër të qeshur.

13:04
Rikthehet Hysen Dedja, merr drejtimin e ekipit të Vllaznisë

Hysen Dedja është zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë.

12:59
Këshilli i Integrimit/ Balla: E ftuam Bashën , por…

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se në këshill ishte ftuar edhe kreu i opozitës.

12:52
Vendimi i prokurorisë, Bardhi: Agron Malajt t’i hiqet mandati, një kryebashkiak i paligjshëm më pak

“4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm. Pas 4 muajsh zvarritje, prokuroria na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gazment Bardhi.

12:52
Data 9 maj për zgjedhjet e ardhshme? Meta: Për mua duhet të ishte dje!

Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat shkurtimisht pas mbledhjes së Këshllit për Integrimin.

12:45
Çmimi i arkitekturës evropiane/ Për këtë vit nga Shqipëria do të nominohen 5 projekte

Prej 10 vitesh, Shqipëria është pjesë e çmimit më të rëndësishëm të arkitekturës evropiane “Mies van der Rohe”, nëpërmjet nominimeve të projekteve te ndryshme dhe jo vetëm.

12:31
Ruçi: Çelja e negociatave fitore kombëtare, të gjitha palët kanë kontribuar

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci në fjalën e tij të mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit deklaroi se çelja e negociatave është një fitore kombëtare e shqiptarëve.

12:30
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit/ Rama ironizon Hajdarin: Patjetër zonja Topalli

Të pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndër të tjerë ishin të pranishëm presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri i vendit Edi Rama, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, kryetarja e Këshillit, Rudina Hajdari, ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj si dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

12:28
Kreu i grupit negociator/ Zef Mazi: Nuk do t’i kursejmë përvojën dhe njohuritë

Kreu i grupit negociator Zef Mazi në fjaëln e tij në këshillin e Integrimit tha se ai dhe grupi i tij do bëjën maksimumin që procesi të jetë i sukseshëm.

12:21
Rama pas mbledhjes me gazetarët: Mu duk sikur më thirrët, jam shumë i kënaqur!

Kryeministri Edi Rama u largua nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit pasi mbaroi fjalën e tij.

12:16
Vrasje, prostitucion dhe drogë/ OFL piketon tre të tjerë

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

12:00
Fushë Arrëz, gjobitet fabrika e pasurimit të bakrit/ Shkarkonte ujërat e ndotura në lumin Fan

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ushtruar kontroll në “Fabrikën e Bakrit” Fushë Arrëz, sipas planit të masave të hartuara enkas për vijat ujore në vend.

11:58
Rama: Nuk mund të bëjmë më marrëveshje me ambasada, kjo ishte e fundit për mua

Kryeministri Edi Rama përsëriti në Këshillin e Integrimit qëndrimin e tij për marrëveshjet me ambasadorët, punën e të cilëvë ai e vlerësoi , por që siç tha si ne nuk kuptohemi shqip shqip me njëri tjetrin dhe ky është problem.

11:56
Sauk/ 15-vjeçari dërgohet menjëherë në spital, u përplas me trafikndarësen

Një aksident ka ndodhur në Sauk, Tiranë.

11:51
“Vullnet politik mbi të gjitha”/ Këshilli i Integrimit, Cakaj prezanton planin e veprimit

I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj prezantoi planin e veprimit, duke renditur përparësitë për t’u përmbushur deri në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

11:43
Integrimi/ Rama: Na duhet si drita dhe si uji! Jemi ende larg qëllimit final, por…

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit tha se jemi ende larg qëllimit final, por se kur e kthejmë kokën sot jemi më afër BE.

11:38
“Shtrëngim” bërrylash/ Të buzëqeshur, Meta dhe Rama takim në kohë pandemie

Të buzëqeshur, pa shtrëngim duarsh por me bërrylat bashkë- kështu ka qenë takimi i sotëm mes presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

11:28
“Jemi të gjithë të paralajmëruar…”/ Këshilli i Integrimit, Meta: Ende në kohë për të reflektuar

I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se “jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Evropian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim, deri në kthim prapa të procesit të integrimit dhe arritjeve të deritanishme.”

11:18
Nis Këshilli i Integrimit/ Soreca: E rëndësishme që të tregohet frymë bashkëpunimi!

Ambasadori i BE, Luigi Soreca i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit tha se duhet një përpjekje e të gjithëve për integrimin e vendit në BE.

11:15
“Sjellje e pabesë dhe dinake”/ Koreja e Veriut do t’i ndërpresë të gjitha linjat e komunikimit me Jugun!

Idili mes dy Koreve duket se ishte e destinuar të mos zgjaste: pavarësisht entuziazmit që ngjallën samitet e pajtimit, nga Koreja e Veriut mbërrijnë sërish sinjale lufte.

11:06
OBSH: Asimptomatikët nuk e përhapin infeksionin

Atë që studiues italianë e pohonin prej disa kohësh, OBSH-ja tashmë e zyrtarizon: gjasat që asimptomatikët, pra personat që duken dhe ndihen të shëndetshëm, të infektojnë të tjerët me koronavirus, janë shumë të vogla.

10:58
I bën qelizat tumorale të përjetshme, identifikohet mekanizmi molekular!

Identifikohet një mekanizëm i ri molekular që i bën të pavdekshme qelizat kancerogjene.

10:57
Covid-19/ Përkeqësohet situata në vend! Ministria e Shëndetësisë: 36 raste të reja, shkak grumbullimet masive

Situata e rasteve pozitve në vend me covid-19 është përkeqësuar.

10:54
97 raste të reja në 4 ditët e fundit/ Greqi, të infektuar udhëtarë nga shtetet e tjera

97 raste të reja në Greqi në 4 ditët e fundit.

10:50
Hulumtimi: 54% e qytetarëve kosovarë refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia

Rreth shtatëdhjetë për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Për arritjen e marrëveshjes finale me shtetin fqinj përmes korrigjim të kufijve janë tridhjetë për qind e tyre.

10:32
Lugina e Preshevës me listë të përbashkët në zgjedhje, Meta: Pjesëmarrja masive do forcojë zërin e tyre

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor.

10:30
Vdiq në duart e policisë, sot varroset George Floyd!

Në Hjuston të Shteteve të Bashkuara do të varroset sot George Floyd, afrikano-amerikani që vdiq në duart e policisë.

10:26
Në 2 vjetorin e vdekjes së tij, nderohet legjenda Fadil Vokrri

Sot janë bërë dy vite që nga vdekja e ish-kryetarit të Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

10:25
​Gjendet thesari që e kërkuan 350 mijë persona…

Mijëra njerëz e kërkonin atë për dhjetëra vjet, por pa sukses.

10:24
Gjysma e popullatës në vatrën e koronavirusit në Itali, pozitive në testet e antitrupave!

Më shumë se gjysma e popullsisë së qytetit verior të Bergamo-s, vatra më e madhe e koronavirusit në Itali, ka antitrupa të COVID-19, sipas një studimi të ri.

10:21
Tërheqja e trupave amerikane, qytetet gjermane rrezikojnë “falimentimin”!

Mediat amerikane raportojnë se gati 10.000 trupa të SHBA-së mund të tërhiqen përgjithmonë nga Gjermania në muajin shtator.

10:08
Zgjerim të kufirit detar në 12 milje, zonë ekskluzive ekonomike/ Greqia dhe Italia nënshkruajnë sot marrëveshjen historike

Greqia dhe Italia firmosin sot në Athinë ,marrëveshjen për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes tyre. Ajo do nënshkruhet nga dy ministrat e Jashtëm Dendias dhe Di Maio .

09:55
Axhenda/ Sot, Meta dhe Rama në takimin për integrimin

Sot do të mbahet mbledhja e Këshilli Kombëtar të Integrimit.

09:52
Vdes “daja” i Rinasit/ Ragip Hajdini u arrestua për grabitjen e parave/ Familjarët: Iu prekën të drejtat

Ka ndërruar jetë Ragip Hajdini, i njohur si Daja nga Kosova, i arrestuar për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

09:35
Koreja e Veriut ndërpret lidhjet e komunikimit me Jugun

Koreja e Veriut tha se do t’i ndërpresë të gjitha linjat e komunikimit me Jugun, përfshirë edhe atë midis dy udhëheqësve.

09:25
Braçe në Laç që në mëngjes, thotë lutjet e tij në të martën e shenjtë të 13: Jepi forcë e fuqi…

Mëngjesi i sotëm i të martës e ka gjetur duke u lutur në Laç zëvendëskryeministrin Erion Braçe.

09:15
Hong Kongu, qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt

Hong Kongu është qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt, vlerëson një studim i kompanisë amerikane Mercer.

08:55
Durrës/ Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar, kapen në flagrancë dhe 4 të tjerë (akuzat)

Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është kapur nga policia.

08:51
Nigeri, rreth 1.000 të vdekur nga “sëmundja misterioze”

Së paku 979 persona, përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe zyrtarë të nivelit të lartë kanë humbur jetën në shtetin veriperëndimor nigerian Kano për shkak të një sëmundjeje misterioze.

08:41
“Bylisi qytet antik grek”/ Vittorio Sgarbi shpërthen pas reagimeve: I dashur gazetar injorant, mos…

Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi ka reaguar pas polemikave që shpërthyen kur gjatë një vizite që ai pati në qytetin antik Bylys, në një foto që ndau në Instagram shkruajti se pamja pas është gjithë çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek.

08:21
Kosova nuk luan ndonjë rol në fushatën e Serbisë

Në rrugët e Mitrovicës së Veriut nuk ka asgjë që të kujton zgjedhjet e Serbisë apo fushatën për zgjedhje. Kosova nuk është në qendër të fushatës në Serbi, por kjo mund të ndryshojë pas zgjedhjeve.

08:13
Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, më e madhja deri tani/ Ja kur do hidhet në treg…

Kartëmonedha e re 10 mijë lekë, prerja më e madhe e parasë e nxjerrë në emetim deri më tani do të dalë në qarkullim në tremujorin e fundit të këtij viti, njoftuan burimet në Bankën e Shqipërisë.

07:57
Ndërpret të gjitha linjat e komunikimit, Koreja e Veriut shpall armik Korenë e Jugut

Koreja e Veriut ka ndërprerë të gjitha linjat e komunikimit me Korenë e Jugut duke përfshirë edhe linjën telefonike mes liderëve të dy vendeve.

07:46
Temperatura deri në 31 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët.Në zonat e thella malore do të ketë reshje shiu herë pas here.

07:28
Bën tamponin e dytë, del përgjigjia për futbollistin e Bylis

Futbollisti i Bylis, Eridon Qardaku ka rezultuar negativ pasi bëri tamponin e dytë. Lajmin e mirë e publikoi ekipi i Bylis në faqen e tyre në facebook.

07:12
Video/ Përleshje me armë në Kaliforni, ka të vdekur

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci nga një përplasje me armë zjarri që ka ndodhur mes policisë dhe disa të dyshuarve në Kaliforni në SHBA. Sipas raportimeve mësohet se një zëvendës-sherif ka ndërruar jetë, ndërsa dy policë kanë mbetur të plagosur.

06:56
OBSH: Ne nuk duhet të relaksohemi në luftën kundër koronavirusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) sot u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19, e cila ka infektuar më shumë se 7 milionë njerëz dhe ende nuk ka arritur kulmin në Amerikën Qendrore.

06:30
Farat e pjeprit/ Vlerat shëndetësore dhe si t’i përdorni

Pjepri është një nga frutat më të shijshme të verës dhe jo vetëm. Tuli i pjeprit është mjaft freskues dhe i ëmbël dhe me të nuk ke të ngopur. Brendësia e tij është e mbushur me fara të qullëta të cilat në shumicën e kohës përfundojnë në koshin e plehrave. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat e panjohura të farave të pjeprit.

06:06
Infeksionet e veshit/ Faktet dhe zgjidhjet natyrale

Infeksionet e veshit kanë tendencë të ndodhin më shumë në vjeshtë dhe në dimër sepse problemet e shëndetit, si të ftohtit dhe gripit janë gjithashtu në rritje. Një infeksion i veshëve, ose otitis media, është shkaku më i zakonshëm i problemeve me veshët. Infeksioni në vesh sipas burimeve të AgroWeb.org shoqëron një të ftohur të zakonshëm, grip, ose lloje të tjera të infeksioneve të frymëmarrjes.

05:44
Zbuloni cilat janë ushqimet e duhura që djegin yndyrnat në trup

Rënia në peshë është një mision i vështirë por jo i pamundur. Ajo arrihet jo nëpërmjet regjimeve drastike por nëpërmjet ushqimeve të shëndetshme që djegin yndyrnat. Më poshtë do të gjeni listën me ushqimet e duhura që do t’ju ndihmojnë për një trup në formë.

05:22
Si ta kuptoni nëse keni tepricë hekuri, ja çfarë i ndodh trurit dhe organizmit

Njerëzit që kanë nivele të larta të hekurit në organizëm janë më të rrezikuar nga disa goditje ishemike. Ky është rezultati i një studimi nga Imperial College London. Shkencëtarët analizuan të dhënat shëndetësore të 48,000 njerëzve dhe zbuluan se sasitë e larta të hekurit kishin lidhje të fortë me rrezikun në rritje të hemoragjive cerebrale dhe goditjeve kardioembolike. Këto goditje ishemike zakonisht shkaktohen kur qarkullimi i gjakut nga zemra tek truri bllokohet duke vështirësuar edhe furnizimin me oksigjen.

05:05
Trump planifikon akt ligjor për sanksione ndaj zyrtarëve kinezë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, planifikon të nënshkruajë një ligj që kërkon sanksione ndaj zyrtarëve kinezë përgjegjës për shtypjen e myslimanëve.

04:40
Stoltenberg bën thirrje për unitet të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca 30-anëtarëshe duhet të “qëndrojë ushtarakisht e fortë, të jetë më e bashkuar politikisht dhe të ketë qasje më të gjerë në nivel global”, në mënyrë që të vazhdojë të “mbrojë demokracitë tona”, në një “botë me më shumë gara”.

04:19
Banka Botërore: Prodhimi global do të tkurret për 5.2%

Koronavirusi do të ndikojë që prodhimi ekonomik global të tkurret për 5.2 për qind më 2020, ka thënë Banka Botërore të hënën, duke paralajmëruar se parashikimi i fundit do të shkojë edhe më poshtë, nëse pasiguria rreth pandemisë me koronavirus dhe mbyllja e bizneseve do të zgjasë për periudhë më të gjatë.

03:55
Shtëpia e Bardhë i përmbahet reagimit ndaj protestuesve në Uashington

Shtëpia e Bardhë shprehet se “nuk ka ndryshuar mendje” për sprapsjen e dhunshme të protestuesve javën e kaluar nga parku pranë Shtëpisë së Bardhë, në përgatitje për vizitën e presidentit në një kishë të zonës, ku ai pozoi për gazetarët me biblën në dorë. Komentet i bëri të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany në konferencën për shtyp.

03:33
1 milion dollarë lirimi me kusht për policin e akuzuar në vdekjen e George Floyd

Një gjykatës të hënën caktoi shumën 1 milion dollarë për lirimin me kusht për një polic në Mineapolis, të akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, në vdekjen e George Floyd. 44 vjeçari Derek Chauvin, pothuajse nuk tha asgjë gjatë seancës që zgjati 11 minuta, nën drejtimin e gjykatëses Denise Reilly përmes një komunikimi me video me qark të mbyllur nga një burg shtetëtor i sigurisë së lartë.

03:16
Demokratët propozojnë reformë të thellë në polici

Demokratët e Kongresit propozojnë një rishqyrtim gjithëpërfshirës të procedurave të gabuara të policisë si përgjigje ndaj vdekjes së anëtarëve të komunitetit afrikano-amerikan në duart e punonjësve të zbatimit të ligjit. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve e të Senatit mbajtën moment heshtjeje në një nga sallat e Kongresit dhe lexuan emrin e George Floydit apo personave të tjerë të vrarë.

02:55
Policët amerikanë gjunjëzohen për t’u solidarizuar me protestuesit

Pas vdekjes së George Floyd-it ndërsa ishte ndaluar nga policia në qytetin Minneapolis, të shtetit amerikan Minesota, disa oficerë në të gjithë vendin u gjunjëzuan në solidaritet me protestuesit që dënonin racizmin. Zëri i Amerikës u takua me sherifin dhe organizatorët e protestave në Qarkun Prince William, Virxhinia, ku veprimi simbolik i “uljes në gjunjë” mund të sjellë ndryshime të përhershme.

02:31
Mineapolis/ 12 anëtarët e këshillit bashkiak të qytetit mbështesin shpërndarjen e departamentit të policisë

Departamenti i policisë në Mineapolis së shpejti mund të pësojë një ndryshim rrënjësor pas vdekjes dy javë më parë të afrikano-amerikanit George Floyd, ndërsa ishte i arrestuar nga katër oficerë të qytetit. Nëntë nga 12 anëtarët e këshillit bashkiak të qytetit njoftuan në një tubim se ata mbështesin shpërndarjen e departamentit të policisë dhe zëvendësimin e tij me atë që përshkruhet si një sistem i sigurisë publike me bazë komunitare.

02:03
Trump i shqetësuar/ Nuk është mirë me sondazhe. CNN: Biden, 14 pikë para

Stafi i presidentit amerikan, Donald Trump është i shqetësuar. Sondazhet e brendshme tregojnë një rënie të ndjeshme të mbështetjes për Trump, veçanërisht mes atyre që konsiderohen të pavarur, pas vrasjes së afro-amerikanit Xhorxh Floyd dhe pandemisë së koronavirusit po ashtu. Dhe për momentin, nuk parashikohet një ndryshim ritmi: mesazhi i Trump për ligj dhe rend, nuk është se po pritet mirë nga elektorati dhe presidenti, veç të tjerash, ka një problem të madh me zgjedhëset femra, që duket se në masë e kanë braktisur.

01:37
Gjashtë muaj në det, ‘Artania’ mbërrin në destinacion

Pas gjashtë muajsh përreth botës, gjatë të cilës u prek nga koronavirusi dhe pa oqeanet të zbrazura, pa asnjë anije tjetër, kroçera e fundit që ende kishte në bord pasagjerë, ka hyrë në portin final duke kthyer tetë pasagjerët e mbetur në një botë krejtësisht të ndryshme nga ajo që kishin lënë pas, kur ishin nisur në lundrim.

01:18
Tjetër rekord rastesh në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit, 127 persona me Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut të hënën është regjistruar një shifër rekord e të infektuarve me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipiçe, ka njoftuar se nga testimi i 702 mostrave, 127 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë.

00:54
Marshimi në Shkodër, kundër abuzimeve të fëmijëve dhe grave

Si rrallë herë, rrugët e qytetit të Shkodrës u mbushën nga qytetarë të shumtë të cilët protestonin jo për partitë politike por për të dënuar rastet e abuzimit me fëmijët dhe femrat në vendin tonë.

00:32
Mbetjet në Durrës/ Rama: Zgjidhja brenda javës, pas mbylljes së Porto Romanos, do trajtohen në Sharrë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se javën e ardhshme Durrësi do t’i kthehet normalitetit për sa i përket mbetjeve urbane. I ftuar në Open në Top Channel, ai tha se brenda disa ditësh do të firmoset marrëveshja me bashkinë e Durrësit dhe në këtë mënyrë mbetjet do të vijnë në landfilldin e Sharrës.

00:09
​Haki Abazi: Vetëvendosje do ta shpëtojë popullin nga Qeveria Hoti

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së shkarkuar Kurti, Haki Abazi, ka vazhduar akuzat ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai në një postim në Facebook përmend heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria Hoti, e të cilën e kishte vendosur Vetëvendosje sa ishte duke udhëhequr me qeverinë.

E hënë, 08 Qershor 2020
23:46
Përplasja në Open/ Rama: Je komunist i mbaruar; Bushati: Nuk punoj për 10 banditë

Një tjetër debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes kryeministrit Edi Rama dhe analistit Andi Bushati. Debati nisi kur Rama e quajti Bushatin shpifës për lajmet që publikon.

22:53
Bushati debat të fortë me Ramën: Kur iu thatë shisni jahtet, tallët…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjen me gazetarin Andi Bushati. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Rama dhe Bushati u përplasën për paketën ekonomike dhe Kryeministri sipas Bushatit nuk iu përgjigj pyetjeve.

22:41
Në bar apo restorant, si ulet rreziku i koronavirusit?

Ndërsa restorantet dhe baret janë rihapur ose po rihapen për publikun, është e rëndësishme të kuptohet se ngrënia e një darke apo dreke, jashtë, rrit rrezikun e ekspozimit ndaj koronavirusit.

22:36
$1.25 milionë/ Caktohet garancia e lirisë me kusht për vrasësin e George Floyd

Ish-polici i Minneapolis, Derek Chauvin u paraqit sot virtualisht me lidhje video në gjykatën e Minneapolis ku gjykatësja Jeannice Reding aprovoi kërkesën e prokurorit për garanci të pakushtëzuar në shumën $1.25 milionë, ose $1 milionë e kushtëzuar.

22:35
“Do të na vrasësh?” Agjenti ulet në gjunjë dhe ngushëllon vogëlushen afro amerikane

Gjatë protestave për vdekjen e George Floyd në Hjuston të Teksasit, një vogëlushe afro amerikane, 5-vjeçare, ka pyetur e frikësuar një polic: Do të na vrasësh? Agjenti është ulur në gjunjë dhe ka ngushëlluar vogëlushen.